E akuzoi se e dha shtëpinë për trafikim organesh: Ky është i moshuari nga Fushë Kruja që e paditi Dick Martyn

16 Prill 2023, 18:30Sociale TEMA

E akuzoi se e dha shtëpinë për trafikim organesh: Ky

Përveç “Shtëpisë së Verdhë” në Burrel, edhe Fushë-Kruja përmendej nga Dick Marty si vend ku ushtarët e UÇK-së kishin kryer trafikim organesh.

Në mesin e këtyre akuzave përfshihej edhe shtëpia e Imer Bramës nga fshati Buraj në Fushë Krujë.

Ai në një rrëfim për “Gjurmë Shqiptare” në “Top Channel”, ka treguar se shtëpia e tij asnjëherë nuk ishte lëshuar as për refugjatë. Kjo pasi fshati ishte i largët, pa rrugë e pa rrymë.

“Në vitin 1999 shtëpia sa ishte ndërtuar. Kati i parë ka qenë hangar duhani. Unë e kam përdorur nga viti 1994 deri në 1999 mobilieri, sipër jetojshim. Është punuar mobilieri. Në vitin 1999 këtu kanë qëndruar punëtorë qëkanë punuar. Janë dëshmitë që e pata lidhur energjinë elektrike”, ka thënë ai.

Brama e kishte paditur Dick Martyn pasi e kishte përmendur shtëpinë e tij si vend ku ishte kryer trafik organesh. Megjithatë, padia është rrëzuar pasi Gjykata e Tiranës nuk kishte kompetencë për trajtimin e saj.

“Raportin e Dick Martyt e kam hedhur në gjyq, këtu nuk figuron gjykata. E kam akuzuar për akuzë të rremë dhe ulje morali. E kam kërkuar dëmshpërblim. U mbajtën dy seanca, dhe e hedhi gjykata tha shko në Strasburg se nuk këna kompetencë më tepër”, ka thënë Brama.

1 Komente

  1. p
    pinoku

    Shtet muti. Qeveria vetë duhet ta kishte nxitur këtë personin ta hidhte atë Dick Martin në gjyq, deri në Strasburg, dhe t'i kërkonte disa milionë euro dëmshpërblim për shpifje dhe ulje të reputacionit individual dhe kombëtar. A e shikoni si e fitoi Bechetti gjyqin për hiçgjë fare?! Shtet i ngordhur i udhëhequr nga një brekushaxhi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje