E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon kundër shqiptarëve

29 Gusht 2025, 10:07Sociale TEMA

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon

Nigel Farage e ka ndërtuar gjithë narracionin e tij politik të muajve të fundit rreth emigracionit të jashtëligjshëm dhe krimit që buron prej tij, me në shënjestër të veçantë shqiptarët, për të cilët ka arritur deri aty sa të thotë se 1 në 50, janë në burg.

Diçka e tillë do të nxiste edhe një debat të ashpër virtual mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, sa i takon nivelit të krimit mes emigrantëve shqiptarë, të cilët edhe pse jo në një numër të specifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet se janë mbi 100 mijë jozyrtarisht.

Një prej aspekteve kryesore të populizmit të Farage, është edhe propaganda e tejskajshme që ai përdor kundër shqiptarëve dhe kombësive të tjera, duke i etiketuar etnitë jo evropiano-perëndimore si përtej kriminale, deri edhe përdhunuese dhe aktorë kryesorë të përdhunimeve në ishull.

Në mungesë të shifrave, Farage gjithnjë lëshon hamullinë jofaktike të tij në terma të përgjithshëm dhe duke i vënë shqiptarët në çdo rast në krye të listave për krime të tilla.

Por, nuk është kështu në fakt.

Në një publikim të dhënash së fundmi të bërë nga Qendra për Kontrollin e Migracionit në Britani, reflektohet në fakt se në Londër, shqiptarët nuk futen as në top 5 kombësitë me më shumë krime seksuale, ku kryesojnë etni si afganët, eritreasit, apo algjerianët.

Te shqiptarët, përllogaritet se në 10 mijë persona, 35 janë autorë të krimeve seksuale, sipas QKM-së.

Farage në këtë spektër e vijon ende propagandën.

Vetëm në ditët e fundit, ai ka theksuar dorën e hekurt që do të ketë për dëbimin e emigrantëve të jashtëligjshëm, duke lënë fillimisht edhe hije dyshimi për dëbimin e grave dhe fëmijëve. Por, më pas u tërhoq nga kjo.

Një retorikë ndërkaq që e ka marrë në dorë liderja e konservatorëve, Kemi Badenoch, e cila ka thënë se ajo do të shkojë më larg se Farage dhe do të dëbojë edhe gratë dhe fëmijët emigrantë të jashtëligjshëm.

Mirëpo debat të madh ka edhe lidhur me shifrat zyrtare nga Qendra Kombëtare e Migracionit në Britani, pasi ajo tregon se si fjala bie, për krime seksuale, 74 në 10 mijë afganë kanë kryer krime seksuale sipas raportit.

Por, sipas një publikimi të Guardian, me gjasë këto shifra dalin të tilla sepse nuk merret parasysh numri real i emigrantëve të jashtëligjshëm afganë në Londër, i cili është rritur në mënyrë të ndjeshme prej vitit 2021.

“Statistikat ka të ngjarë të jenë të bazuara në një nënvlerësim të konsiderueshëm të numrit të shtetasve afganë dhe eritreanë në Mbretërinë e Bashkuar - që do të thotë se krahasimi me normat britanike nuk ka gjasa të jetë 20 herë më i lartë”, theksohet në një publikim nga Guardian.

Në të tilla kushte ndërkaq, e gjithë çështja është se Farage dhe të tjerë, vijojnë që përmes këtyre shifrave “zyrtare”, të injektojnë në popullatë propagandën e tyre me qëllime elektorale. (Vitjon Nina)

 

E vërteta që rrëzon mitin, teksa propaganda britanike vijon

10 Komente

  1. D
    Detari

    Gjithe skiptaret ne angli hiq ketu ata qe kane shkuar me pashaporta greke/italiane kane hyre ilegalisht ose qendrojne ilegalisht. Ne angli shkojet vetem me ftese pune, sa skiptar nga albanistoni kane mare ftese pune? Apo quani marjen e azilit te drejte? Pra Anglia kur te behet me koqe duhet ti perzere gjithe skiptaret brenda dites.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      Krenor me ken.... korrak peredhunues ne top ten (Afghanistan - Albaniston - Marco)!!!??

      Përgjigjjuni
      1. H
        Haxhi Qamilisti (vogliamo il padre)

        Detari - ti je ai greku (por ska problem) Gjithcka qe ke thene ketu eshte e drejte. Duhet rishikuar dhe Statusi i azilit te atyre qe i kane marre dokumentat. Jane te gjithe per tu kthyer - depoartazzion ne Kala te Dodes dhe Has. Insh-allah e mirr dikush si Trump dhe i kthen te gjithe

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po o pall po

          O dekari , po ata greket e tu qe paskan shkuar ne angle me cfar mutin shkuan ne greqi ?! Me ftesa sufllaqesh

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            Mos ma vini re, jam grekqir bythqir lulishtesh dhe rrotë kari me patentë..

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pet.

            Nuk e di se cfare desh artikullshkruesi te sqaronte me kete shkrin.Por renditja e Shqiptarve ne tabele ,nuk le vend per krenari.Mesa duket edhe ndershmeria dhe moraliteti nuk qenka pune fakti, por ceshtje kendveshtrimi .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lloji

              Pajtohem me komentin…

              Përgjigjjuni
            2. E
              E vertet

              Shumica e shqiptareve ne Londer jane ose me pashaporta britanike ose me ato te BE. Jane shume pak ata me pashaporta shqiptare prandaj statistikat keqperdoren. Shumica e krimeve seksuale si ngacmime apo dhune jane brenda familjes dhe mes komuniteteve te tyre.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Treni

                Dmth, nuk jemi në Top 5, por të gjashtët për krime seksuale me Sudanezët dhe Eritran? Dhe autori mendon se kjo është gjë e mirë? Aman, se nuk e dimë si trajtohen femrat këtu në vendin tonë. Por edhe femrat tona ama... Te emisioni Me Zemër Të Hapur, një prej këtyre zonjushave ishte rrahur paq nga bashkjetuesi, dhe në fund i thoshte Visi Shametit: "Unë e dashuroj akoma atë!" Në anglisht, can't make this shit up.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  London

                  Eshte e vertet kjo, krimet seksuale ndodhin 99% brenda familjes tek shqiptaret. Eshte shume problem. Ne angli keto rregjistrohen si dhune seksuale dhe domestic.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje