Raporti: Zhurma mbi limit, qytetet më të zhurmshme dhe ato më të qeta

29 Gusht 2025, 07:31Sociale TEMA
Raporti: Zhurma mbi limit, qytetet më të zhurmshme dhe ato më

Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.

“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.

Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.

Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.

Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës./ Monitor

2 Komente

  1. a
    animas

    Normale qe ka zhurma neper qytete, sepse askush nuk kerkon te zbatoje ligjshmerine, askush nuk kontrollon lokalet qe ngrene volumin e muzikes duke vene boxe jashte ambjentit te lokalit dhe askush nuk flet....kjo tregon qe askush se vret mendjen, kur i thua pronarit te lokalit ben sikur se degjon , se keta pronare pa breke ne b.... nuk e kuptojne qe lokalin kane marre me qera , jo hapsiren publike.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aa

      Ne nje artikull te tille a nuk eshte mire te krijohet nje tabele ku te vihen ne kollone qytetet dhe niveli i zhurmave . Viti kujt i referohet , e vitit aktual . Kush eshte norma ne dB ( decibel ) ? Jemi ne vitin 2025 , Nuk po’ shtoj me shume , si tipi i zhurmave , burimi etj .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje