Shqipëria, një makinë për çdo derë

27 Gusht 2025, 21:10Sociale TEMA
Shqipëria, një makinë për çdo derë

Sipas të dhënave më të fundit të DPSHTRR, deri në qershor të vitit 2025 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej rreth 1 milionë mjete dhe mbi 810 mijë autovetura. Kjo shifër e vendosur përballë numrit të familjeve nxjerr në pah një fakt domethënës, mesatarisht çdo familje shqiptare zotëron të paktën një makinë, me një raport prej 1.07 autovetura çdo për familje. Ky tregues konfirmon rritjen e ndjeshme të motorizimit në vend, duke reflektuar jo vetëm një nevojë praktike për lëvizshmëri, por edhe një ndryshim të qartë në standardet e konsumit dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve.

Nëse shifrat kombëtare tregojnë një mesatare të përgjithshme, të dhënat sipas qarqeve zbulojnë diferenca të dukshme në përhapjen e autoveturave. Durrësi rezulton qarku më i motorizuar në vend, me 301 makina për 1,000 banorë, një shifër që lidhet ngushtë me karakterin urban, pozicionin bregdetar dhe nivelin më të lartë ekonomik të zonës. Pas tij renditet Lezha me 287 makina për 1,000 banorë, ndërsa Gjirokastra shënon gjithashtu një nivel të lartë me 263 makina për 1,000 banorë. Në këto qarqe, raporti i lartë tregon jo vetëm aftësinë e familjeve për të përballuar koston e mbajtjes së një mjeti, por edhe nevojën për transport personal për shkak të mungesave strukturore në transportin publik.

Në krahun tjetër të tabelës qëndrojnë qarqe si Korça, me vetëm 165 makina për 1,000 banorë, dhe Elbasani me 173, duke reflektuar një prapambetje në motorizim krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Këto shifra mund të lidhen me faktorë ekonomikë, traditën më të fortë të përdorimit të transportit publik apo edhe emigracionin, që ka reduktuar pjesën aktive të popullsisë vendase.

Ndërkohë, Tirana, edhe pse kryeqytet dhe qendër ekonomike, paraqitet me një raport prej 241 makinash për 1,000 banorë, duke u renditur në mesataren kombëtare. Kjo shifër, ndonëse jo më e larta, merr një domethënie të veçantë po të kemi parasysh dendësinë e popullsisë dhe trafikun e rënduar të kryeqytetit, ku numri i mjeteve të regjistruara shpeshherë nuk pasqyron realisht fluksin e makinave që qarkullojnë, pasi një pjesë e mirë e tyre vijnë nga qarqet e tjera për arsye pune dhe shërbimesh.

3 Komente

  1. T
    Tina

    Prandaj i ngushtuan rruget ne Vlore,asnje parkim nentoke, se u rrit numri i makinave.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shitën gomerët,blenë makina. Vdesin përditë se mendojnë që frenon vetë ,siç bënte gamari.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Pasoje e qeverisjes se keqe,per 24 ore nese shteti do pergjysmohet numri tyre, 50% e shofereve jane me probleme te renda psiqike,nuk njohin rregullat e qarkullimit,jane rrezik,duhet futur urgjentisht ligji per tentative per vrasje, te gjykohet si vrases nje qe kapet i dehur, me shpejtesi te larte,gjoba te renda per perserites,gjobat te vihen ne baze te fitimit mujor,cdo makine mbi 10 000 euro te justifikohet ne zyra tatimesh, pastaj e shikojn halabaket si mbahet makina.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje