Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon përpjekjen e Izraelit për të shpërngulur palestinezët nga Rripi i Gazës dhe marrjen plotësisht nën kontroll të enkalvës. Në një thirrje publike autoriteteve botërore, ky këshill, i përbërë nga përfaqësues të 4 komuniteteve fetare kryesore në Shqipëri, kërkon fundin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi.
“KNFSH kërkon ndalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të cilët janë viktimat më të mëdha të këtij konflikti. Shpërngulja e detyruar e popullsisë, pengimi i ndihmës humanitare dhe shkatërrimi i infrastrukturës bazë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor. Në frymën e solidaritetit ndërfetar dhe të përgjegjësisë morale që feja mbart, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë riafirmon se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në deklaratë.
Deklarata e plotë
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si përfaqësues i pesë komuniteteve fetare të vendit, ka ndjekur me vëmendje ndër vite çdo shqetësim kombëtar dhe ndërkombëtar, që ka cenuar paqen sociale dhe bashkëjetesën shoqërore. Sot, ne komunitetet fetare në Shqipëri, bashkojmë zërin tonë me thirrjet ndërkombëtare të organizatës Religions for Peace Europe, institucion ku ne bëjmë pjesë, thirrjes së fundit të Patriarkanës Latine dhe asaj Ortodokse të Jeruzalemit, thirrjes së 80 rabinëve ortodoksë nga e gjithë bota, komuniteteve islame dhe të krishtera nga mbarë bota, OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, ku me apelin e tyre, ata shprehin shqetësimin e thellë për situatën dramatike humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimit të të gjithë pengjeve.
KNFSH kërkon ndalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të cilët janë viktimat më të mëdha të këtij konflikti. Shpërngulja e detyruar e popullsisë, pengimi i ndihmës humanitare dhe shkatërrimi i infrastrukturës bazë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor.
Në frymën e solidaritetit ndërfetar dhe të përgjegjësisë morale që feja mbart, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë riafirmon se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë.
Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve botërorë, institucioneve ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të shtojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, për të siguruar menjëherë ndihmën e nevojshme humanitare dhe për të hapur rrugën drejt një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Tokën e Shenjtë dhe përreth saj.
Zoti i bekoftë paqendërtuesit!
Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë:
Mons. Gjergj Meta, president i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, kryetar i KNFSH-së
H. Bujar Spahiu, kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë
Fortlumturia e Tij Joani, kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
H. Dede Edmond Brahimaj, kryegjysh Botëror i Bektashinjve
Pastor Ergest Biti, kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë
Ç'kyçe kanë ata, pa u thyer. I lanë duart. Shtrëngon pengu shumë. Ç'i liron pesë, të, rëndët. Thonjtë q'u ranë gëmimesh!? Shtrëngoi do sterren.Ç'i kyçi frymën. Duart i lanë. ....."duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimit të të gjithë pengjeve". "Ne u bëjmë thirrje ..... dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të shtojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit" I lanë duart! Kyçi u këput. Pendën e morri era.
Zgjidhja eshte e thjeshte : ish - "British Mandat of Palestine eretz Israel" u nda ne dy pjese - Jordania shtet arab, Izraeli shtet hebre! Sa hebrenj ka ne Jordani? Zero (0) - u perzune te gjithe ne 1948-n. Sa arabe ka ne Izrael? 5 milion!!! Te cohen te gjithe ne Jordani. U zgjidh. It's over! Mos dergoni kot "ndihma humanitare" dhe as mos kerkoni "armepushim". Thjesht shkaterroni murin rrethues qe Egjypti ka ndertuar ne kufirin Gaza-Egjypt dhe te hapet kufiri! Pastaj Gazjanet e dine vete se ku i gjejne ndihmat...
Zgjidhja eshte e thjeshte : ish - "British Mandat of Palestine eretz Israel" u nda ne dy pjese - Jordania shtet arab, Izraeli shtet hebre! Sa hebrenj ka ne Jordani? Zero (0) - u perzune te gjithe ne 1948-n. Sa arabe ka ne Izrael? 5 milion!!! Te cohen te gjithe ne Jordani. U zgjidh. It's over! Mos dergoni kot "ndihma humanitare" dhe as mos kerkoni "armepushim". Thjesht shkaterroni murin rrethues qe Egjypti ka ndertuar ne kufirin Gaza-Egjypt dhe te hapet kufiri! Pastaj Gazjanet e dine vete se ku i gjejne ndihmat...
keshilli u mbetjeve turke nalbaniston dhe ju ashtu e doni, i lumte Izraelit di te pastroje vendin nga mutlimane
Izraeli po pastron vendin nga pushtuesit Arabe, edhe sikur te jene te krishtere! Kuptove Pisoglendi mou!?
Izraeli po pastron vendin nga pushtuesit Arabe, edhe sikur te jene te krishtere! Kuptove Pisoglendi mou!?
DHE ARQIPESKOPI I ORTHODHOKSEVE ,,,MYSLYMAN ISHTE ,,,PO U BE ,,ORTHODHOKS,, HAHA
Ishte ateist, nga familje Bektashinj (alevite)
Ishte ateist, nga familje Bektashinj (alevite)
Mos dilni me, se late koqen e namit.
Problemet e tyre jane dhe mbesin gjithmone te atyre,por kur vriten femi gra,pleq shkaterrohen shtepia,behet gjenocid ,ndaj keti fenomeni te gjithe shqiptaret solidarizohen si SHQIPETAR dhe kjo e forcon e bind boten se se jemi popull me gjak te njejte dhe tolerimi fetar eshte= festat i kemi te perbashketa,dhimbjet ndaj padrejtesive ne bote i ndiem njelloj..Kjo eshtepasuri per kombin tone.
Ç'e popullon, globin, edhe çdo pikë q'ka rënë në të ngjara, e ka të kuq, gjakun. Edhe një lakuriq nate, të kuq e ka, gjakun, e deri në të fundit komb madje.