Edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit, Erion Veliaj: “Tirana i mirëpret të gjithë, 1 zemër kuq e zi”

26 Nëntor 2023, 22:50Sociale TEMA

Edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit, Erion Veliaj:

Kryebashkiaku Veliaj ka shpërndarë këtë të dielë një video të homologut të tij në qytetin e Ferizajt, ku u ka bërë thirrje mbarë shqiptarëve për t’iu bashkuar paradës dhe festës në  Tiranë. “Faleminderit Ferizaj!
Tirana i mirëpret të gjithë të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ???? në #ParadaKuqeZi më 28 Nëntor, ku do jemi 1 zemër kuq e zi”, shkruan Veliaj. Ndërkaq, kryetari i Komunës, Agim Aliu siguron se Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive.

“Tirana, më 28 nëntor të këtij viti do të mbledhë shumë nga komunat nga e gjithë gjeografia kombëtare.

28 nëntori në rrugët e Tiranës, nën flamujt kuq e zi të festës, me paradën e organizuar nga miku im Erion Veliaj. Tok së bashku do të festojmë, me ansamblet, grupet artistike sportive e rinore në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, Tiranën e shumëdashur nga të gjithë.
Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive” thekson Aliu.

1 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Pak nga pak, Kosova po e kupton rendesine e shtetit ame. Druri i shtrember , Albin Kurti po izolohet cdo dite nga mbeshtetesit e tij. Fushata e percarjes qe ka nisur ne Shqiperi, Maqedoni, Presheve dhe Mal te Zi, tashme eshte kuptuar nga Shqiptaret, dhe po demaskohet keq. Bashkite kryesore te Kosoves jane distancuar nga politika e mbrapshte e Albin Kurtit, e shikojne si armik te Shqiptareve, demagogjia e tij vetem percan.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje