
I nderuar Partner,
Agjencia Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD), është një shoqëri me përgjegjësi të
kufizuar jofitimprurëse e qeverisë federale austriake. Aktiviteti i saj shtrihet në Austri, Evropë dhe
në nivel ndërkombëtar. OeAD ka këshilluar, mbështetur dhe ndërlidhur njerëzit dhe institucionet
në fushat e arsimit, shkencës, dhe kulturës nëpërmjet programeve të saj, për 60 vjet.
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Ministrinë e Arsimit e
Sportit dhe institucionet e tyre të varësisë, Zyra Rajonale e OeAD në Tiranë, zbaton projekte në
fushën e arsimin dhe formimin profesional, përmirësimit të cilësisë në shkolla, mësimdhënies dhe
të nxënit bazuar në kompetenca.
Në kuadër të projektit “BASHKËPUNIMI PËR ZHVILLIM” I QYTETIT TË VJENËS, “AL-VET –
Quality for All”, Arsim profesional me cilësi të lartë dhe gjithëpërfshirje sociale në
Shqipëri”, OeAD, shpall procedurën e prokurimit me objekt: “Blerje dhe instalim të pajisjeve për
Bar-in dhe Kuzhinë në Shkollën Profesionale të Hoteleri-Turizmit në Tiranë dhe Shkollën
Profesioanle Antoni Athanas në Sarandë” me numër reference 9/2023, dhe fond limit 29,000
(njëzet e nëntë mijë) Euro, përfshirë TVSH. Për këtë procedurë do të zbatohet, për sa është e
mundur, legjislacioni shqiptar për prokurimin publik.
Ftohen të gjithë subjektet tregtare të interesuara të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në
këtë procedurë tenderimi brenda datës 7 Dhjetor 2023 ora 16:00. Afati maksimal për dorëzimin e
ofertës është data 19 Dhjetor 2023 ora 12:00.
Të interesuarit mund të shprehin interesin e të kërkojnë dokumentacionin e tenderit me anë të
një mesazhi elektronik në adresën [email protected].
Oferta financiare së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohen me zarf të
mbyllur, në adresën postare:
Ambasada Austriake (OeAD) Kutia Postare 1421, 1001, Tiranë, Shqipëri
Lini një Përgjigje