
Ndërtimi i rrugës Leskovik-Ersekë, pjesë e lidhjes turistike të Gjirokastrës, Përmetit, me Ersekën dhe Korçën, dy zona me potencial të jashtëzakonshëm kulturor dhe natyror, do të jetë një dritare më shumë për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.
Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge kushtoi rreth 6 milionë euro, financuar nga qeveria shqiptare dhe BERZH.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga peisazhi mahnitës që ofron përshkimi i kësaj rruge. Rama po ashtu vuri në dukje edhe ndikimin e saj në shtimin e fluksit të turistëve që vizituan zonën.
“Peizazh mahnitës i rrugës së re Leskovik-Ersekë, ku ky vit solli shumë turistë, e më shumë akoma do të sjellë tjetri”, u shpreh ai.
Rruga është e gjatë 42.67 km, gjerësia e asfaltit ekzistues është rreth 4 m.
Lash petgjigjen sma botuat
Rruga Arbrit mbaron brenda 2050?!
Vetem pamjet e bukura kane ngelur, se njerzit i largoi rama masivisht duke i zhytur ne varferi dhe mjerim.
Shumë mirë që e publikon o Zotëri, Por rruga ka ngecur në vend numëro. Janë asfaltuar me shtresën e parë vetëm 20km. Pjesa tjetër është për tu dëshiruar. Po pse o Zotëri nuk jep urdhër të ndërtohen rrugët siç i bën gjith bota por akoma alla Shqiptarçe.... prishe e lëre hapur. Edhe kishte mundësi që rruga të ishte edhe pak më e gjerë sepse 2 makina mezi shkëmbehen. Ndoshta flas kot por dil njëherë edhe shikoje vetë. Se bëhesh edhe më serioz në sytë e atyre që e shkelin përditë . Kaq kisha.