Rrëfimi i emigrantes: Lashë pallatin në Shqipëri, për të jetuar në rrënojat e grekut! I jam lutur burrit të kthehemi

26 Nëntor 2023, 09:33Sociale TEMA

Rrëfimi i emigrantes: Lashë pallatin në Shqipëri, për

Agetina Pacani iku nga Shqipëria në Athinë, para 25 vjetësh. Çdo ditë më shumë se 2 dekadave në emigrim, e mendon kthimin në atdhe. E më shumë se ç’e mendon, e dëshiron. Historinë e jetës së saj në Greqi, e tregoi në ciklin Jeta ime të emisionit Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

Në këtë emision, ajo foli për “luftën e përditshme” me dy vajzat dhe bashkëshortin, për t’u kthyer në atdhe.


“Këtu nuk jam e lirë, nuk i them kujt mirëmëngjesi, nuk mund të ngre flamurin, e të këndoj shqip”, thotë Agetina.

“Unë jam me origjinë nga Mirdita, por jetoj në Athinë prej vitit 1998. Jam e martuar në Pukë. Kam dy vajza. Në vitin 2000 gjërat ndryshuan disi për ne sepse punuam shumë burrë e grua dhe situata ekonomike u përmirësua disi.


Megjithatë unë nuk doja të jetoja në Greqi. Sepse në Shqipëri lashë pallatin dhe erdha të jetoja në një rrënojë të grekut. I lutesha burrit, të ktheheshim por burri nuk pranoi. Në fillim e kishim bërë me fjalë për të jetuar disa vite, e më pas të riktheheshim në atdhe. Ndaj edhe fëmijët i lamë për pak kohë në Shqipëri, te prindërit.


Pas tre muajsh të ndarë, i morëm edhe vajzat në Greqi. Vajzat 3 dhe 6 vjeçe i mbyllja me çelës në shtëpi, sepse për të jetuar ishim të detyruar të punonim të dy, burrë e grua. Vajzën e madhe e hoqa nga shkolla për të mbajtur vajzën e vogël. Kishim blerë një video kasetë dhe ajo përsëritej vazhdimisht në mënyrë që ata të shikonin vetëm atë. Kishim hequr thika, gërshërë, çdo gjë që mund t’i rrezikonte.

Një ditë, vajza e vogël i kishte dalë gjak nga buza dhe të dyja vajzat, ishin larë me gjakun e saj. Komshinjtë e kishin parë dhe na njoftuan. Prej së largu ku punonte, bashkëshorti shkoi me urgjencë, por fatmirësisht asgjë e keqe nuk kishte ndodhur përveç trishtimit të madh që përjetuam, sepse në mendje, kishim 1000 skenare. Me kursimet në Greqi kemi blerë një shtëpi dhe një dyqan në Tiranë gjithnjë me shpresë se do të kthehemi”, tregoi Agetina.

21 Komente

  1. ¿?

    Aaaaaaaaaaa dmth paskan blere nje shtepi dhe nje dyqan ne Shqiperi. Ne fakt te gjithe ata qe kane qendruar ne Shqiperi kane shtepine dhe dyqanin e tyre qe e kane blere me kursimet nga pensioni. Kjo Zonja te me fali po fjalet e saj jane fjalet e njeriut qe: "Edhe i krruhet, edhe i djeg".

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Te vertetat qe tregon kjo zonje, duhen kuptuar drejt nga Shqiptaret. Emigrantet ne Greqi jane skllever, punojne ne punet me te pakualifikuara, kursejne, nuk rrojne si qytetar, por ne cdo moment duan te kthehen. Edhe nqse nuk ktheheni ne Shqiperi, largoni femijet nga greqia, te mos behen edhe ata argate te Grekut, cojini ne Europe, aty te punojne me dinjitet. greku eshte shtet i varfer, kooperativistet kur iken ju dukej shume mire, por me vone e pane qe ishin skllever te grekut. Shqiptaret jane inteligjente, ndaj femijet i kane te shkelqyer.

      Përgjigjjuni
      1. ¿?

        O Pile, ju te fisit Lalaj dukeni te gjithe debile, keni pasur ndonje gjysh me sifiliz me siguri.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Astrit

        Sikur të ishte jeta vetëm lekë? Varet si e percepton!

        Përgjigjjuni
        1. ¿?

          Astrit, jeta nuk eshte vetem leke, por pa leke nukk ben dot jete.

          Përgjigjjuni
      3. s
        shori

        Sic duket kjo (malokare) Agentina, qe mbushi plencin me makarona ne Greqi, me "pallat" nenkupton kullen ne Mirdite, ku flinte stromacadha ne dysheme me kuc e me mac, dhe dhiste e shurronte ne tualetin ajror me derrasa ku fekalet binin "pllac-plluc" ne themelet e kulles...dhe ku lahej ne legen nje here ne muaj...???!!!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drini

          Mrika ka lene pallatin dhe e ka marre malli, shko mrike aty e ke pallatin dhe ha mutin e edvin kristaqit se tjeter gje s'ka ngel.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            Kjo urrejtje per Grekun i ka rrenjet nga pushtimi 500 vjecare moj zonje. Perpara Osmaneve kane qene Greket moj zonje ne kete Pashallek me mijera Xhamija,Teqe,Medrese etj. You moj zonje jini viktime e interesave te Fuqive te Medha qe mbeshtesin akoma nje shtet barbare si Turqia. You jini rraciste deri ne kokcke.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              Para 500 vjetesh ne Athine flitej Shqip. Ne shekullin e 20-te u ndalua te flitej Shqip ne publik sidomos mbas ardhjes se Grekerve nga Azia qe ndryshuan perberjen e popullsise.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eni

                Ti duhet ta dish se urrejtja vjen nga interesat shoviniste dhe territoriake Greke...sa te kete kto interesa kurre nuk do kete dashuri....

                Përgjigjjuni
              2. R
                Rudina anadollake

                Sic duket dhe nga surrats bajat,nga kjo qenie mund te priten te gjitha,

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fierak

                  Kjo zonjë nuk ka sharë Greqinë, por të vërtetën e jetës në emigracion, ku detyrohesh të jetosh me punët dhe në shtëpitë më të padëshiruara nga vendasit. Dhe pas gjithë kësaj saktifice ndihesh qytetar i dorës së dytë që nuk mund të flasësh apo këndosh lirshëm në gjuhën tënde.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nandi

                    Po perse o shqiptare pergjigjeni me kaq urrejtje dhe idiotesi per nje tregim kaq te sinqerte te nje gruaje-nene qe kerkon dicka me shume ne jete,si te gjithe ne. Mbase nje nga arsyet se asaj nuk iu eshte mbushur aroma mendja qe te kthehet eshte frika e perballjes me injorancen a disa njerezve qe japin mendime te tilla.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E drejta

                      Shyqyr qe femijet dhe burri i kane bletet akoma ne koshere se kjo paska vetem kosheren Do largoj femijet nga shkolla nga shoqeria qe ta sjelli ku!!! Ka blere nje dyqan thote. Te vij ta provoj ta hapi se qe diten e pare ka tatimet policine bashkiake dhe gjithe parazitet e tjere. Gjithe shqiperia e ndershme po perpiqet te iki kjo do te vij. Dhe do te mari ne qafe edhe femijet.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emigrant ne Athine

                        ky eshte Pohimi me i peshtire qe kame Lexuar, nga te gjithe ata Emigrante qe bejne Deklarata Televizive "Makabre-Horror"??? Po kush po te mbane me zor ne Greqi moj Zonje?? e dime qe paske "Vuajtur shume"..ku nuk ke kujte ti thuash "Miremengjeze"...shkurte te Pershendesesh.. Greket nga Natyra, jane shume me te sjellshem se Shqipetaret se paku, per sa i perket Kodit-Etik..pra ..edhe pa te njohur te thonje nje "Kalimera"..apo nje "JASSU"... Ne se ndiheni keq, kthehu dhe "Shijo" Apartamentin dhe dyqanin ne Tirane...lol

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emigrant i pagdhendur

                          O ‘lofka e nanës’,po si ke menu taj se emigracioni asht shesh me lule..!? A i ke thirr menjes naiher se perse ke ikur nga ‘sarajet’ e Mirdites dhe të ‘hash m*tin e grekut’.!? E ja pra ,se paske dit kur ke hik ,elbete e vogel dhe kapitalizmi ne tv duket se do hajshe me lug florini ,por nga ana tjeter dhe se paske msu kur je bo ‘gru e pjekme’,që djersen dhe ato kursimet me gjak ,që nuk t’i dhane ‘sarajet’,por Greqia,ti i paske investu si ‘zengjine’.. Duhet te kuptosh se ti dhe shume si ti ishin thjesht ‘martiret e tranzicionit’ per ata qe paten mend,që t’u lenin femijve një të ardhme më të sigurtë,qe dhersen e mundin t’a investojne ne vendin e tyre,pavarsisht rriskut te larte. Keshtuqe gëzohu që je rikthyer me një te ardhme më te sigurte per femijet tuaj dhe shpreso qe ata t’i shohin gjerat me ndryshe në menaxhimin e ‘dyqanit’ te tyre ,duke kontribuar te ndertohet vertet ne kete vend nje shtet ligjor funksional,një vend normal për t’u jetuar,i cili do te mundesonte qe femijte e tyre te lindin e te rriten ne vendin e tyre dhe të mos largohen nga ky vend si prindet a gjyshrit e tyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shefqet Çela

                            Tregim prekës. Nëna e dy fëmijëve merr rrugën e Greqisë për "begati ekonomike". Pas 20 vitesh arrin të krijojë kushtet e kthimit, por burri, e ndoshta dhe dy vajzat, preferojnë të rrinë në atë situatë diskriminuese. Shqetësuese janë edhe disa komente anti shqiptare të njerëzve pa dinjitet. Ata qofshin.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Albano Celentano

                              E lexojne kete shkrim fshataret qe kane ikur emigrante ne Greqi dhe thartojne turinjte. Se nuk e pranojne dot qe Shqiperia po behet. Komentojne neper rrjetet sociale dhe ne fund te cdo postimi e mbyllin me “nuk behet ai vend’ apo “ate vend vetem nje bombe e rregullon”. Kjo iu lehteson dhimbjen e largimit. Te pakten nje gje ta kene bere mire ne jete. Ne fakt, te dashur bashkeatdhetare emigrante, mire bete qe iket ne vitet 1990-2010. Shqioeria ishte nje vend qe nuk iu jepte dot shume, aq me pak juve qe nuk kishit shkolle e zanat vec bujqesise e blegtorise. Por ne 2023 gjerat kane ndryshuar. Dhe ndryshimi vazhdon. Ndoshta duhet te filloni dhe ju te mendoni si kjo zonja per tu kthyer. Sic bene dhe greket e italianet. Iken ne Gjermani, France e Amerike dhe pas viteve 1960 nisen te kthehen e investuan kursimet e tyre ne Itali. Mendojeni se po ju vjen dita e pensionit dhe me pension 400-500€ ne muaj sa do ju jape greku (se punuat per vite e vite ne te zeze) nuk jetohet ne Greqi.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Ben

                                PO cfare i keni keto shkrime more aman! Do te kthehet kjo dhe pune e madhe! Nuk eshte e lire thote! Nuk e di sesa e lire do jesh ne Shqiperi! Keta pesona qe thone keto gjera nuk kane mundur te integrohen dot ne vendet ku kane shkuar , nuk kane pune te mire se jane te paafte dhe tani bejne moral. Kthimi ne Shqiperi eshte vendim individual. Per me teper keta jane akoma qytetare te Shqiperise. Mijera Shqiptare te tjere jane bere qytetare te vendeve perendimore dhe jane rregulluar me pune dhe familje. Mos na hapni barkun me keto gjera se po na vjen per te vjelle.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Ramazani qe thot Jani

                                  Ne rrenojat e grekut ,,,haha ,,keshtu flasin myslymanet ,,turkalvani ,,,,

                                  Përgjigjjuni
                                  1. e
                                    emigranti

                                    Ky nuk eshte ndonje lajm, por vetem tregon rracizem pa shkak. Kjo eshte historia e jetes se shume shqiptareve qe u larguan nga vendi sepse politika jone nuk arriti te krijoje kushtet per nje jetese normale ne Shqiperi. Gazetat tona behen shpesh vitrine thashethemesh pa asnje vlere.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje