Dibra paralizohet nga bora, mbetet edhe pa energji, Balluku: Ka stuhi deri në orën 7, qëndroni brenda!

25 Nëntor 2023, 18:58Sociale TEMA
Dibra paralizohet nga bora, mbetet edhe pa energji, Balluku: Ka stuhi deri

Rruga e Arbrit është bllokuar gjatë ditës së sotme për shkak të reshjeve të borës, ndërsa dhjetra makina raportohet se kanë mbetur të izoluara prej orësh.

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është shfaqur në terren, në afërsi të Xibrit ku thotë se borëpastrueset po punojnë, por e kanë të pamundur ta zhbllokojnë rrugën për shkak të stuhisë së borës.

Ajo i ka bërë thirrje shoferëve të evitojnë lëvizjet me makinë, ndërsa tha se disa zona në Dibër kanë mbetur pa energji elektrike pasi janë dëmtuar rreth 24 fidera.

"Eshtë e pamundur të hapet rruga për shkak të stuhisë. Stuhia do të vazhdojë deri në orën 7 pasdite. Këtu ndodhemi në zonën Xibrit, sapo arrijmë një shkallën e Tuajnit, aty ka një stuhi dhe makinat janë të bllokura. Rreth 24 fidera kanë pësuar avari. Sa të dalin skuadrat në terren, po presim të qetësohet stuhia pasi nuk mund t'u rrezikojmë jetën", u shpreh Balluku.

3 Komente

  1. F
    Fat man

    Promovo turizmin dimeror sipas udhezimeve te Ed Droges, pra turizmin gjithe vjetor. Pas rrezes se veshit e ke edhe ti mbesa e Be-qirit me rradhe kjo pune, pas Ahmetaj do dalesh edhe ti qe pas shpines se Ed Droges ke ngrene molle, tranguj etj etj.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Kukumjackat e Sali Shpellarit jane ne aksion keto dite debore. Debora vertet bllokoi 1 apo 2 dite rrugen, por ajo debore eshe burimi hidrocentraleve, aq me teper kur bie ne Diber do shkoje te furnizoje gjithe kaskaden e Drinit. Vjet u bllokua gjithe Europa nga debora, cudi si nuk dolen kamikazet e Saliut te shkruanin per "paaftesine" e tyre. Pengon bora trafikantet e Brecanit ? Po cilesia e droges ulet apo rritet nega temperaturat e uleta? I uroj suksese gjithe grupit te droges , bananeve te Saliut te mblidhen rreth vatres si dikur me speca me gjize.....

      Përgjigjjuni
    2. D
      Demokrati idealist

      Fat man ti o burr si spec i mbushur të dhjefsha malokun sali krimineli.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje