Aktori i njohur Edmond Halili mes lotësh foli për miqësinë e tij prej vitesh me Zef Dedën, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Ai tha për gazetarin Senad Nikshiqi se i kishte ngelur peng që nuk e kishte takuar ditët e fundit Zefin, madje që ky i fundit e kishte kërkuar.
“Kemi qenë që fëmijë bashkë që njihemi. Kemi qenë shok të mirë dhe kolegë. Kemi ndarë skenën. Nuk e takova kur bëra shfaqjes. Pasi u mora me gjithë organizimin.
Pasi mbaroi shfaqja ika në shtëpi. Kur erdha në Shkodër nga ora 9 e 30 të mëngjesit, u futa te hyrja në kat të dytë, takova një djalë me çantë. Ai tha; Zefi na la. Më erdhi keq, se erdha nga Durrësi ta takoja, por…(qan).
I kishte thënë; si nuk erdhi Mondi nuk më takoi. Më ka përmendur në momentet e fundit. Më ka ngelur peng, më mirë mos të ma thoshte gruaja e tij (qan). Do më ngel peng tërë jetën”, tha ai.
“Nuk e dija që ishte rëndë dhe doja të shkoja për një kafe. Në kat të dytë doli një djalë me çantë. Më tha jam infermier. E pyeta si është Zefi? Më tha na la. Sa dha shpirt. Më këputi këmbët" tregon për gazetarët Halili.
Ata ishin miq të ngushtë. Halili tregon dhe bisedën me bashkëshorten e Zef Dedës.
“Zefi të kishte në gojë. Si s’po vjen Mondi të më takojë se më ka këputur këmbët" tregon ai.
Shoqeria keshtu eshte ndare sot. Edhe vdekja eshte ndare ne pjese qe i perkasin interesit, por hiqen sikur u dhemb shpirti. A kishte dashuri Zefi per mua? Jo, se fliste aq keq kohet e fundit sa une nuk e degjoja dot fare, por dikur une doja ta degjoja tere diten e tere naten. Pse ky ndryshim, ai e ka ditur se une jam perseri ai qe kam qene me cilindo. Vdekjen te gjithe e kemi borxh, por eshte e rendesishme qe ajo ne familje dhe shoqeri te vije me nje fare radhe. Une per humanizem e ngushelloj familjen dhe te afermit sepse dikur kam ndier kenaqësine e tij !
Ngushullime duhet thene ne keto raste! Nje pyetje kam:A ishte Zef Deda nja nga ata qe i mbyllen deren e Teatrit Migjeni, arkemortit te Tano Banushit? Nese eshte e vertet,si do ti thote Zefi,Tanos sot qe u bashkuan? Kush e di sakt,do ja vleresoja pergjigjen....