Emiriana Sako me banorët e Durrësit të Ri: 52 rrugë të reja me stadarte bashkëkohore

25 Prill 2023, 11:42Sociale TEMA

Emiriana Sako me banorët e Durrësit të Ri: 52 rrugë të

Zona e Durrësit të Ri do të ketë shumë shpejt 52 rrugë të reja sipas standarteve bashkëkohore duke realizuar ndërhyrje në të gjithë territorin e saj. Kështu ka deklaruar kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit në takimin e zhvilluar më banorë të kësaj zone.

Pasi ka mbjellë në mënyrë simbolike disa pemë me banorët, kryebashkiakja Sako tha se: “ne jemi për barazi sociale dhe kjo nënkupton që të kryejmë investime në rrugë, gjelbërim dhe ndriçim të të gjitha njësitë administrative dhe lagjet e Durrësit.

Në këtë mënyrë ne u shërbejmë të gjithë banorëve njëlloj dhe kështu do veprojmë. Pas ndëryrjeve që kemi bërë në rrugën “Shkodra”, “Azem Hajdari”, fillojmë punën për rikosntruskionin e rrugëve dytësore që lidhen me to”.


Kryebashkiakja Emiriana Sako shtoi se me ndihmën e qeverisë, po i marrim blloqet e banimit një nga një duke realizuar investime në të gjithë zonën, pa asnjë dallim. Për këtë arsye është menduar një shumë e konsiderueshme nga buxheti i bashkisë për ndërhyrjen në këto rrugë së bashku edhe me ndihmën e qeverisë shqiptare, e cila ka premtuar dhënien e fondeve për këtë qëllim. Sako tha se brenda mandatit të ardhshëm do të realizohen të gjithë ndëryrjet në rrugë, kanalizime dhe shërbime të tjera shtesë.

Një pikë tjetër e bashkëbisedimit me banorët ka qenë edhe shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”.

Kryebashkiakja Sako tha se: “para një viti nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle na kërkuan rikonstruksionin dhe tashmë ne e kemi futur në plan dhe ajo është gati për nisjen e punimeve”.

Me fondet e bashkisë Durrës është planifikuar që në zonën e Durrësit të Ri të ndërtohet edhe një kopësht i ri, kënde lojërash për fëmijët dhe mjedise shlodhëse për moshën e tretë.

3 Komente

  1. N
    Nji Bashkiake e kohes tone

    Ajo i ka te gjitha aftesite per ta shndruar Durresin ne qytet Model Mesdhetare . Ajo qe me mungon mua ke z.E.S eshte ne paraqitje autoritare ,e dim qe eshte nji femer mjaft serioze ,por mua si qytetare durresak me mungon pak ajo Buzeqeshje , qofte edhe thjesht per kortezi si ne takimet me qytetaret ,edhe medie e TV - te dhuroje sa shume buzeqeshje mos ta kurseje ate qe ajo eshte ne te vertete , nji njeri i dashur e miqesore me te gjithe

    Përgjigjjuni
    1. k
      komentues

      Puna eshte se une ne durres nuk kam pare asnje permiresim infrastrukture keto vitet e fundit. e vetmja gje me vlere eshte linja hekurudhore, por kjo e fundit eshte krejt iniciative dhe investim europian. Ne Durres nuk ka vullnet per te marre e zhvilluar potencialin e atij qyteti te mrekullueshem, sot durresi nuk ka 1 park te gjelber, sot Durresi nuk ka nje muze qe te demostroje pasurine detare, nuk ka nje mini port turistik. Tere vija bregdetare nuk shfrytezohet per sporte ujore, ne mos qofte ne ndonje rast sporadik ndermarrje e ndonje individi privat. Per ata qe do me hidhen per te me shpjeguar qe Projekti i Portit , kam nje pyetje: sa akses do kete qytetari i thjeshte durrskak ne kete zone? apo do jete dhe kjo nje Rolling Hills i Durresit? Nje bllok i ri "i parise"? DURRESI , se pari duhet te jete i qytetare qe jetojne e punojne aty, dhe jo luks i parase se piset te droges, krimit e korrupsionit.

      Përgjigjjuni
      1. a
        altin

        kjo eshte gjume komplet ,as punon as drejton ...dikush tjeter i tjerr fijet pas kesaj ...e dini ju shume mire kush ......Nusja e land shahinit katunari i shijakut i pashkolle e injorant qe as vellai i vet se do ne pune (jo se vellai eshte engjell te kuptohemi ) .....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje