Festa e madhe biznesmenit më të fuqishëm në vend, ku janë politikanët?

16 Qershor 2023, 15:20Sociale TEMA
Festa e madhe biznesmenit më të fuqishëm në vend, ku


Të gjithë atyre që kanë kaluar dje në zonën pranë presidencës, u ka tërhequr vëmendjen një organizim me pamje madhështore që po bëhej në Pallatin e Kongreseve.

Grupi BALFIN, i biznesmenit më të madh në Shqipëri dhe Ballkan, Samir Mane, festonte 30 vjetorin e themelimit.

Nga gazetarët e shumtë të ftuar, kanë dalë dhe informacionet e para.

Ajo që bie më tepër në sy është mungesa totale, në bllok, e politikanëve.
Asnjëri prej tyre, nga asnjë parti nuk ka qenë i ftuar.

A është kjo shenjë se Mania është aq i fuqishëm ekonomikisht, sa që nuk ka më nevojë për politikën, apo thjesht nuk do ta ndotë imazhin e tij, prej biznesmeni me shtrirje në 10 shtete të botës, me atë të politikanëve famëkeqë vendas?

Nuk dihet se cila prej të dyjave mund të jetë arsyeja e vërtetë, por ajo që është e sigurt dhe që konfirmohet nga të ftuarit në këtë mega event, është se qindra mijëra eurot që Mania ka shpenzuar për rreth 5 mijë punonjësit e Grupit të tij të ftuar në feste si dhe për qindra partnerët e biznesit, që ishin po aty, dhe që i nderoi edhe me çmime, do të jenë gjykuar si më të volitshme, se sa të shpërdoroheshin për t’i bërë qejfin politikanëve të Tiranës.

2 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Ca thoni more ? Pse ky qenka biznesmeni me i madh ne Ballkan ? Hahahaha Dmth ky ua merr biznsmeneve Turq, greke, rumun , etj ? Lol Ky esht biznesneni me i madhi ne Shqiperi dhe aty kam dyshim

    Përgjigjjuni
    1. I
      ILIRI

      hahahaaa ky nuk paska ftuar baballaret e tij (politikanet) ata qe e shkerdhejne dhe e pasurojne

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje