Pse u largova nga Shqipëria!

16 Qershor 2023, 09:23Sociale TEMA

Pse u largova nga Shqipëria!

Nga Majlinda Sommer

E dashur Rudina,

Sot në mëngjes po shihja në internet emisionin tuaj Youtube Rudina Xhunga "Unë po iki nga Shqipëria se..."

Më pëlqeu po dhe dua të theksoj se: problemet në Shqipëri janë duke filluar nga A deri te Zh, dhe fatkeqësisht, media, bota akademike, shoqëria shqiptare i fillon dhe i bën llogaritë shumë ngushtë duke menduar "jam ne rregull unë për vete, kam leke unë për vete, kam një punë unë për vete, kam miq politikane unë për vete të zgjidh një hall" shqetësimet e të tjerëve, të shoqërisë nuk më interesojnë dhe me një fjalë parimi i së drejtës në princip nuk ekziston, shteti i se drejtës zgjat pafund (këtu dua të përmend se një proces gjyqësor administrativ në Shqipëri zgjat 13 vjet duke menduar të gjitha shkallet e gjyqësorit), këtë informacion e kam nga interneti.

Si një juriste dhe si përkthyese, pjese e sistemit te drejtësisë gjermane, dua të radhis arsyet e mia që jam larguar nga Shqipëria:

1. Mungon meritokracia në përzgjedhjen e stafit akademik, në çdo institucion.

2. Mungon transparenca ne një proces te çfarëdo lloji.

3. Politika i ka bërë ligjet, me qellim që ligjet t’i shërbejnë së pari vetëm politikanëve.

4. Ndarja e pronave, nuk mbështetet aspak në parimet demokratike dhe legjislacionet e vendeve më të zhvilluara kapitaliste.

5. Shërbimet skandaloze që ofrohen ne institucione( këtu dua te përmend faktin se me humbjen e jetës së babait tim, pashë se dhe procedurat e varrimit të një personi ne Shqipëri ishin një biznes fitimprurës në kurriz të familjes së të ndjerit).

6. Siguria në rrugë, në punë, në qarkullimin me automjet skandaloze, çdo ditë aksidente, edhe në Gjermani me një popullsi prej 90 milionë banoresh nuk ndodhin.

7. E ardhmja për fëmijët është totalisht e pashpresë, kur shikon qe një person VIP ne Shqipëri është një individ që merr pjesë në Big Brother dhe jo një njeri që, ka një zanat (apo profesion) dhe prodhon diçka në të mirë të vetes, familjes dhe shoqërisë. Unë e shoh se produkti "Llafe" ka më shumë vlerë atje se produkti "punë". Këto janë principe që mua me lënë një shije të hidhur. Ka dhe shumë e shumë probleme të tjera, por për arsye kohe do t’i rezervoja në një kohe tjetër.

Unë çfarë kisha mundësi atje për të reaguar(kur isha studente e juridikut kam luftuar kundra gjyqtarëve 6-mujorë), për ta ngritur zërin e bëra (në institucionet ku kam punuar) dhe nuk gjeta zgjidhje, zgjidhja ime ishte largimi nga Shqipëria.

 

Shoqëria civile, media, bota akademike, njerëzit e thjeshtë, duhet të zgjohen të reagojnë dhe të shohin çdo problem me syrin kritik dhe jo të thonë "nuk më intereson".

Këtu dua të përmend një thënie të Anne Frank

"Shoqëria shpërblen të këqijtë aq shpesh sa të mirët. Vetëm ata që rrinë urte nuk shpërblehen kurrë." /dritare.net

35 Komente

  1. S
    Shqiperi

    Keto shqetsime i gjen dhe ne Gjermani e kudo. Kovidi tregoi se cfare katastrofe eshte Evropa dhe ato vendet e zhvilluara demokratike ku njerezit vdiqen me qindra mijera si bageti. E kemi pare si funksionon metrokracia ne bote. Thenia e vjeter ne Evrope " nuk eshte cfare di por ke njeh" nuk e shpiken shqiptaret. 99% e emigranteve bejne punet qe vendasit nuk duan ti bejne apo kane mungesa. Te gjithe ne Shqiperi doni pune ne shtet e kerkoni metrokraci ndersa aty ne Gjermani nuk beni llafe. Ka plot biznese private ne Shqiperi apo mund te hapesh biznesin tend dhe bej metrokracine tende. E ben dot? Nuk e ben leri llafet se nuk te ka kush borxh nderto jeten tende ku te duash por nuk pse hedh balte mbi Shqiperine. Shqiperia nuk eshte nje universitet apo padrejtesite qe behen me gjykatat dhe zyrat e shtetit. Uroj ta gjesh drejtesine aty ne Gjermani dhe lumturine.

    Përgjigjjuni
    1. b
      budallai

      po o loqe po, edhe ne si gjermania jemi, ca probleme kemi ne ketu i ka edhe gjermania. yyysht barbar. edhe i dhjere edhe krenar

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Shqipëria vënd MUTI, triumfon vetëm HAJDUTI.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Feniks

          Te mjeret militante tru shplare te pushtetit te DIKTATORIT RAMA! Ne se nuk ju mbushet mendja me faktet qe jep autorja e shkrimit,po shtoj edhe une disa te tjera: -Sot ne Shqiperi NUK FUNKSIONON DEMOKRACIA DHE SHTETI LIGJOR, se shqiptareve u eshte grabitur me mareveshjen kriminale ANTISHQIPTARE te 2008 midis antishqiptareve Sali Berisha dhe Edi Rama e drejta kushtetuese e sanksionuar ne nenin 2 te Kushtetutes se RSH ,qe percakton se "SOVRANITETI NE RSH I PERKET POPULLI SHQIPTAR"! -Sot shqiptaret trajtohen njelloj sic trajtoheshin dikur zezaket ne SHBA ne kohen e KU KLUS KLANIT,se nuk kane asnje mundesi te ankohen,akuzojne,denoncojne etj padrejtesite qe u bejne zyrtaret e shtetit dhe bashkive,se iu kane mbyllur te gjitha dyert dhe sportelet e zyrave te administrates ne emer te dixhiotalizimit te shpifur! -Sot shumica e shqiptareve shtypen dhe shfrytezohen egersisht nga nje pushtet,qe nuk u sherben aspak te gjithe qytetareve kudo ku banojne! -Shumica e qyteteve dhe fshatrave te vendit jane shpopulluar sepse jane pa zhvillim,nuk kane pune,sherbime shendetesore,juridike,cerdhe,kopshte,shkolla,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive etj aq sa femijet,te rinjte dhe te moshuarit ngrysin diten ne GETO sikur te ishin rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist! -Bashkia e Tiranes shperdoroi miliarda pa asnje nevoje per zbukurimin e sheshit Skenderbej,bulevardit Zogu i Pare,bulevardit te ri tek stacioni i trenit etj,siokur keto ishin emergjenca e qytetit te Tiranes,duke lene mijra femije dhe te rinj pa CERDHE,KOPSHTE,SHKOLLA,biblioteka,qendra kulturore,shetitore,fusha sportive etj,etj! Pushtetaret e pa pergjegjshem te nisur nga pa aftesia dhe korrupsioni nuk gjykojne se nje femije pa cerdhe,pervec demit qe i behet femijes per mire rritjen dhe edukimin e tij ,do te thote qe te rrije pa pune edhe nena e tij duke i ulur ndjeshem te ardhurat familjare! Keta bandite politike nuk arrijne te kuptojne se ne vend qe te jepnin me qera per kafenete etj,lulishtet midis pallateve dhe trotuaret,te vendosnin kende lojrash,stola dhe tavolina pushimi ne lulishtet per femijet dhe te moshuarit! Se keta bandiute nuk arrijne te kuptojne se mjafton qe ne nje lulishte midis pallateve qe soit eshte dhene me qera,do ishte me me vlere te vendoseshin disa hekura dhe paralele gjimnastikore,apo tassvolina pingpongu,fusha basketbolli,tenisi etj ku qindra femije dhe te rinj te ushtroheshin me sport ,te forconin kolektivitetin e jo te rrionin te VETMUAR duke pare ne celulasr vidiuo me dhune dhe porno qe ndikon ne rriotjen e agresivitetit te tyre ne maredhenien me te tjeret si dhe te joshen nga ofertat e krimit te organizuar duke u bere me pas kontigjente te tyre ,pasojat e perballimit te krimeve te tyre do t'i marre mbi shpine populli dhe shteti etj sic po e shohim per dite! Shtetit tone i mungon nje MODEL mbi bazen e te cilit te ndertohet dhe zhvillohet dhe kete MODEL e kam pare me imtesi ne Michigan (SHBA) dhe e kam faktuar me qindra foto,vidio dhe arsyetime konkrete per funksionimin e te gjithe elementeve jetike te cdo komuniteti qe nga funksionimi i cerdheve,kopshteve,shkollave etj qe nga edukimi,maredhenia e edukatoreve,mesueseve etj me nxenesit dhe prinderit etj per edukimin dhe mbarevajtjen e femijve te tyre kudo ne institucionet qe frekuentojne! Pervoja e shtetit prej 12 milion banoresh te Michiganit eshte PARAJSE qe mund dhe duhet te merret dhe zbatohet ne Shqiperi,por kete mund t'a bejne pushtetare qe u DHIMBSET populli dhe jo HARBUTE qe e shtypin popullin si te korruptuar! Lereni propaganden e ndyre qe beni se gjoja shqiptaret vuajne ne bote se kjo varet nga aftesite e secilit! Femijte e mij ne Michigan filluan pune ne profesionet e tyre me arsim te larte qe muajin e poare te vajtjes atje dhe jo ne pune dosido ,por ne korporata te nivelit boteror dhe ne vende pune te specializuara duke bere nje jete dinjitoze!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Asdfg

          Nje 0 me xhufke qenke….shihesh qe ne arsyetim. A thua ti ne Gjermani te varrosin gratis, apo ne Gjermani a ku tjeter ligjet behen per te varferit, apo ne Gjermani ndahen tokat ne menyre te barabarte?! Pse s’thoni ju, Gjermania qenka komunizem?! Ju ikni, por komuniste mbeteni nga mendja (nuk ka asgje te keqe te jesh komunist, por te jesh i tille duhet te kesh kaluar ca faza zhvillimi ne fillim). Qe eshte bere Gjermania ashtu ka kaluar neper ca hallka evolucioni, edhe nazismin e varferine, madje dhe poshterimin e ka pare me sy, se eshte minimumi 200 vjet shtet i konsiliduar, ndersa ju nuk doni te luftoni, doni gratis çdo gje! Udhe te mbare dhe kurre mos u kthefsh! Shqiperia nuk ka nevoje per mendjeshkurter, qe e fillojne fjaline: jam e integruar ne sistemin e drejtesise ne Gjermani (arroganca duket), por per njerez punetore dhe vizionare!

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bobi

            Bravo te lumte.Ne nuk kemi intelektuale qe te marrin persiper ate qe u takon te bejne ne cdo shoqeri demokratike.Te gjithe jane pseudo intelektuale qe rrijne ne ate rehatine dhe marrin ato privilegje qe s'u takojne.

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Pseudointelektuale, si dhe kjo zonja!

              Përgjigjjuni
            2. Q
              Qytetari

              E sakte! Komplimente!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agron

                sa me pak te kete shqiperia si kjo me e mir dote behet ,se me pordhe nuk behet asgje,vetem breket u tua grid sic i ke grisur besoj.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emri

                  Kush je? Ky mbiemer nuk te identifikon. A nuk mund te vije edhe mbiemrin tend? Ne Gjermani lejohet te mbash dy mbiemra, apo jo?

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Toni

                    Na plasi kari pse ike ti. Ti te jesh mire se ne jemi mire . Po te ishim keq do iknim edhe ne. Kur te behej keq atje ku ishim do vinim prape. Asnje sdo e vinte re as kur ikem e as kur erdhem ashtu sikurse edhe per ty. Ti tani ke ikur atje dhe na cane karin neve ketu ndersa vete ty te rri mendje ketu te ne se ndryshe nuk kishe pse ndiqie emisionet shqiptare. Hajt ne kart pra.

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      I penduari

                      Je shume e sakte moter, nuk kam cfare te shtoj. Tani e kuptoj gabimin qe nuk emigrova ne perendim ne vitet 90 - te, sepse kisha bindjen dhe shpresen se vendi im do te behej shume shpejt perendimor. Tani kuptohet eshte teper vone, por une mbeshtes te rinjte e sotem per te punuar e jetuar ne perendim, nese jane te prirur per nje jetese me regulla dhe korektesi.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilir

                        Po rrinje moj zonje pse ike? Problemet i di, perpiqu edhde ti elemunosh. Apo erdhe nga gjermanija te fitoje pa u lodhur. Nje intelektuale ideale per mend, por qe nuk ta mban te luftosh per ato qe nuk te duken normale. Keshillat per ne mbai per vete pasi ti je nje nga ata qe braktisin vendlindjen se nuk kane ide per te kontribuar ne rregullimin e gjerave. Hajde ne vere per pushime, se shqiperia eshte shume me mire nga ce mendon ti, ose shko pusho dhe theku ne detin Balltik.

                        Përgjigjjuni
                        1. l
                          luzati

                          KY VEND PO RESHQET NE DREJT INJORANES DHE MUNGESES SE PRESPEKTIVES.TE GJITHA ATO QE THOTE ZONJA QENDROJNE .KETU NJEREZIT MEREN SE KUSH FOLI??DHE JO TE MERET ME PROBLEMEN.????? KJO ESHTE PASOJA E AFERT E ASAJ QE NE SHQIPERI E KEMI SHKALLUMUAR "SISTEM EDEUKIMI ARESIMIMI" SKANDALOZ QE PO E CON KETE VEND DREJT INJORANCES ......

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Loku

                            Ti e paske burrin Gjerman (nga mbiemri) , prit se do ti njohesh mire ata qe ti lavderon.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sula

                              Kjo kategori njerzish bejne mire qe ikin por lutem te mos na ç.... b..... se e dime qe kenaqen me dritat dhe vitrinat e Gjermanise qe ju duket sikur i kane te tyret.

                              Përgjigjjuni
                              1. e
                                emigranti

                                No comment. Shkrim i persosur. Mjerimi dhe padrejtesia ne Shqiperi duket qe tek veshjet e kushtueshmee jeta luksoze e politikaneve dhe te nje shtrese , te ashtuquajtur Vip-a, qe ju bejne fresk te pareve.

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  emigranti-gjermani

                                  Shqiperia ka shume te meta. Problemi te Shqiptaret eshte ama qe ata presin qe vetem shteti te bej dicka per ta dhe ata mos te bejne asgje per shtetin. Cfare do i kushtonte kesaj gruaje po ti falte atij vendi nje femij shqiptar pamvarsisht se jeton jashte. Po u martua me nje burre te huaj ku e bene te pamundur qe pasardhsit e saj te kene lidhje me Shqiperine.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arben

                                    Nuk e kuptoj sesi disa komentues(me siguri qe jetojne ne Shqiperi) e shajne kete person. Shqiptaret akoma nuk e kuptojne qe nuk duhet te argumentoni me individin por ato qe ai/ajo shpreh. Kjo zonja mbase ka ikur vone nga Shqiperia por edhe shume nga ne qe kemi ikur prej 30 vitesh kemi te njejtin mendin. Disa flasin se ne Gjermani ka probleme. Edhe ne SHBA ka probleme, por individi e rregullon vete jeten. Ka disa gjera te tjera ku Shqiptaret kane probleme. Kam nje sygjerim: te mos themi qe Shqiperia ka probleme sepse Shqiperia si vend eshte i mbrekullueshem. Problem kane Shqiptaret ne Shqiperi qe edhe kur ve ne dukje nje gabim, te kthehen sikur i dine te gjitha dhe nuk kane nevoje per mendime apo sygjerime. Eshte dicka e cuditshme qe Shqiptaret ne Shqiperi kane nje perspektive ndryshe per jeten, politiken, ekonomine, shtetin ligjor: Per ata qenia ne nje pozite pushteti, eshte license per te vene para. Nuk pysesin per detyrim qe te zhvillojne ate ven qe eshte sa anje e treta e qytetit ku banoj une ne SHBA.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. r
                                      ronny

                                      Nuk i heq as nje pike a presje komentit ekselent te Asdfg. Kete shoqen e paska zene jo menopauza aty poshte po ne koke fillimisht, dhe qenka ne faze te rende. Kjo ben sikur andej nga ku eshte arratisur po behet jete e vertete dhe shteti dhe boset e biznesit po qajne dite e nate si tja bejne jeten sa me te bukur atyre poshte qe permblidhen me me emrin "popull, turrme" . Hajde koke lope hajde, po as ia vlen te zgjatem se prape thoja cfareka thene personi qe permenda me larte ne komentint e tij.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Futja kot

                                        Pash zotin, beje jeten si te duash dhe mjaft me histori personale te cilat duken me shume si mburrje se shqetsim. As per shoqerine shqiptare mos u merakos se i dime hallet dhe i zgjidhim vete. Padrejtesi dhe pabarazi ka gjithandej. Ne shqiperi me teper. Ju i zgjidhni duke ikur, ne duke jetuar ketu.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Z
                                          Zonje Juriste zoti te ndimofte..

                                          Ne rradhe te pare nje Respkte te vecante per kete shkrim dhe pergjigje mese te sakte qe ka paraqitur zonja nga Gjermania. Per pjesen e zonjes Rudina Xhunga per pjesen e propagantes qe ajo ben , nuk kam te drejte te komentoje ,se fundja dhe ajo do te Jetoje si kudo ne Bote neper Emisone te TV. Ndersa per Zonjen ne Gjermani juve qe e kritikoni ,ju falet se besoje ne vend te LIbrave dhe njohurive te Jetes nuk mund te meren duke ruajtur derrat apo dhe kafshet e tjera, qe kudo i adhurojne..Zonja e Gjermnaise Juriste dhe perkthyese : Secili vetem nga Tituj qe ka ne Prefesionet e nderuara kudo ,por ne vecanti ne DE duhet patur shume e shume Respekt..dhe zonjes i Uroje gjithe te mirat dhe zoti do jete gjithmone ne anene e saje ...se mbi te gjitha jeton ne nje vend ,qe edhe ka mangesi ....por jo si ne shqiperine e dashur ku Kryekriminelat politikane, pervece Grabitjeve ,vjedhje , Djegjeve njuk ka Krim qe nuk e kane provuar pa bere ndaj Qytetareve te thejshte dhe te pafajshem..nje te mire qe kane dine te manipulojne nje Komb nje Popull , dhe ne fund ate qe me mire edine ,dine te bejne shqiponjen me dy duart qe nuk kane lene gje pa bere ,deri aty dhe te lyera me gjakun e te vrareve.. Zonjes nga Gjermia i Uroje gjithe te mirat ashtu sic ja ka dhuruar Zoti aty ne Gjermni...saper zonjen Rudina,,po ashtu i uroje te fitoje aqe sa te mbijetoje ..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sheqerja

                                            Ne Shqiperi ka nje Ministri te Rinise me nje bukuroshe seksi ne krye dhe nuk ka as Ministri te Perpunimit e Lendeve Ushqimore, as te prodhimit te plehrave kimike, as te perpunimit te lendeve te para minerare e as te perpunimit te thelle te naftes etj. Ne Shqiperi ka Big Brother, por nuk ka Social Security. Ne Shqiperi kryetaret e Partive politike jane bere pronare te jetes legjislative, ekzekutive e juridike. Rrofte Marreveshja Berisha-Rama e 23 prillit 2008, qe i ka kthyer Kryetaret e Partive ne Diktatore.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Emigranti

                                              Ministria "bukuroshe" ka mbatuar ne Londer nje nga universitetet me te mira ne bote. Ka punuar dhe jetuar aty dhe u kthyhe ne Shqiperi te punoj. Nuk u kthy si ministre por si drejtuse dhe merita e solli aty ku eshte. Jonsi kjo laraska qe pa piken e turpit ofendon njerezit. Te shkoj ta bej kete shkrim per gjermanet nese do dhe te shohim sa mire do ta presin race ariane.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. g
                                              goni

                                              problemi me i madh i Shqiperise eshte militantizmi politik i cili ka bere te largohen pjesa me e madhe e atyre qe nuk lepihen per nje vend pune etj dhe ka lene ne ate vend gjithe lepiresit te cilet me kalimin e kohes jane bere shumice dhe duke qene se demokracia eshte vullnet shumice ,pastaj i padituri dhe hipokriti kur kapin dicka nuk e leshojne me kurre ,jetojne ne panik total dhe dyshojne edhe per rrobat e trupit ,rrjedhimisht kujtdo i cili se mendon si ata i turren dhe e etiketojne si tju vije per mbare sepse ju rrezikon ekzistencen praktikisht .....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. x
                                                xoni

                                                Shkofsh ne pi.. te satom.... Shqiperia sigurisht qe nuk eshte Gjermani por kjo nuk do te thote se ti moj baxhelle ke te drejte.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Emilio

                                                  Zonjë, të gjitha ato qe thua janë të vërteta, duke lënë dhe shum të tjera, si pësh, kërkimin e seksit ne shefin apo ministrin apo tani me të fundit k/bashkis. Nëpër institucione bëhet kërdia me prostitucuon, nuk flasin dot, se humbin punën dhe prishin familjet. Gjithkush i di këto gjëra, dhe shkaku është ajo që thoni ju, mosmeritokracia. Duam sduam të vërtetat kanë qënë, janë e do mbeten ashtu sikur te gjithë ne i dimë se çbëhet nëpër institucionet e shtetit. Seks, drogë,korrupsion nëse do të punosh, ndryshe të hedhin në rrugë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tuti

                                                    Tendencë Tendencë dhe vetëm Tendencë do ta vuash Shqipërinë do jetë vonë për ty

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Suksese Juve qe Kritikoni ! pa Arsyhe !

                                                      Edhe njehere juve qe kritikoni zonjen en Gjermani.. Une jam dakort se duhet Respektuar cdo kritike,, por kisha vetem nje pyetje ! pse u lenduat juve qe Kritikoni zonjen nga Gjermnania ! Ajo Tregon versionin e saje Jetes se saje te Vertete dhe ! ha duhet renduar kaqe shume me Kritika Ajo ! por sikur te ishte Motra e Juaj dhe te shqate nje Mendim te lire ! Une perseri nga ana ime Mendoje ! Juve qe kritikoni ! mos jeni ritur ne Shtepine e Femijve pa Prinder dhe nuk dini se ha keni Motra apo Meme qe ju kane sjedhur ne Jete ! Nese eshte kjo Asryheja e Kritikave kundra Menedimit te lire te zonjes nga Gjermania ! Ju jape plotesisht te Drejte ! Mendimi i thjeshte .. Gjithsesi nese qendron versioni i me siper ! Ju Uroje te kerkoni Gjakun Tuaj ! mbase ti gjeni mbase dhe nuk do te rendoni me zonjat e tjera qe Jetojne te lumntur ne Gjermnai apo kudo dhe jo ne shqiperi... Ndersa zonjes Rudine i uroje perseri qe Buxheti per te bijetuar ne TV dhe Progtamet e saje qe Transmenton ! te fitoje sa me shume Klikime dhe shikime ne Emisionine TV e saje..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Suksese Juve qe Kritikoni ! pa Arsyhe !

                                                        Edhe njehere juve qe kritikoni zonjen en Gjermani.. Une jam dakort se duhet Respektuar cdo kritike,, por kisha vetem nje pyetje ! pse u lenduat juve qe Kritikoni zonjen nga Gjermnania ! Ajo Tregon versionin e saje Jetes se saje te Vertete dhe ! ha duhet renduar kaqe shume me Kritika Ajo ! por sikur te ishte Motra e Juaj dhe te shqate nje Mendim te lire ! Une perseri nga ana ime Mendoje ! Juve qe kritikoni ! mos jeni ritur ne Shtepine e Femijve pa Prinder dhe nuk dini se ha keni Motra apo Meme qe ju kane sjedhur ne Jete ! Nese eshte kjo Asryheja e Kritikave kundra Menedimit te lire te zonjes nga Gjermania ! Ju jape plotesisht te Drejte ! Mendimi i thjeshte .. Gjithsesi nese qendron versioni i me siper ! Ju Uroje te kerkoni Gjakun Tuaj ! mbase ti gjeni mbase dhe nuk do te rendoni me zonjat e tjera qe Jetojne te lumntur ne Gjermnai apo kudo dhe jo ne shqiperi... Ndersa zonjes Rudine i uroje perseri qe Buxheti per te bijetuar ne TV dhe Progtamet e saje qe Transmenton ! te fitoje sa me shume Klikime dhe shikime ne Emisionine TV e saje..

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. u
                                                          uskania

                                                          Mos numëro të meta, por lufto për zgjidhjen. Mos errëso horizontin e atdheut tënd, por ndiz një qiri për dritën atje. Ndryshe, mirë bëre që ike.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. D
                                                            Dhembeli

                                                            Disa komentues , për të ardhur keq, kanë një fjalor banal e veçanërisht fyejnë me fjalë të turpshme. Pse merreni me personin , Konkretisht me zj. Majlinda ? ! Merruni me ato probleme që shtron në artikull dhe në se ato nuk qëndrojnë , jep mendimin tënd ose argumento të kundërtën. Unë në përgjithësi e vlerësoj për ato që ngre dhe janë probleme reale . Në se në shqipëri nuk do gjejne zgjidhje ne të arthmen, Shqipëria nuk do të banohet më nga shqiptarë.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. ?
                                                              ?xzy

                                                              Ore Dhembeli! Je në vete ti apo jo?! Po të ishin shqiptarët si thua ti, Shqipëria sot do ishte parajsë?! Kemi të bëjmë me njerëz kafshë o Dhembeli. Pa shtyllë kurrizore. E treguan veten që në kohë të Turqisë si dhe në kohên e Enverit ku ndër 3 veta 4 ishin spiunë! Kemi të bëjmë me një popull batakçi, dembel, cub, që nuk i pëlqen leku me djersë, por me pislliqe. Që vdes për Big Bradher dhe Portokalli! Që i përulet me temena jo më të diturit, por më të fuqishmit. Dhe për më tepër sa idiot dhe po aq i lig. Prandaj shajnë me nonë e me babë se nuk kanë tru të reflektojnë. Vari karin e mos u merr më me këtë skorje të ndyrë. Pêr vete kam ikur që para 30 vjetësh dhe jam rehat këtu ku jam. Vende të begata, të lira dhe me kulturë. Dhe jo të populluar nga egërsira.

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. A
                                                              Arqile

                                                              Zonje: Keni shum te drejt.Per njerez te drejt dhe te ndershem ky vend esht i pa banushem.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Laduti

                                                                Kjo zonja ka te drejte.kur punon salarjon totaj ne ost dhe eshte ne 4 borde.ky eshte injorant funksinal dhe hajdut.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje