Fermerët në alarm, karkalecat ‘pushtojnë’ sipërfaqe të mëdha tokash në Sektor-Seman në Fier

14 Qershor 2023, 14:10Sociale TEMA

Fermerët në alarm, karkalecat ‘pushtojnë’

Koloni të tëra karkalecash kanë pushtuar sipërfaqe të pafundme tokash në zonën e Sektor-Seman në Fier. Fermerët pohojnë se sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me misër dhe jonxhë e grurë janë dëmtuar nga tufat e karkalecave.

Ndërkohë që nga viti në vit ky insekt problematik sa vjen e shtohet për shkak të rritjes së sipërfaqeve të tokave djerrë.

Të ndodhur në kushte të tilla fermerët pohojnë se mbështetje nga qeveria nuk kanë patur për zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa theksojnë se dezinfektimi individual nuk ndihmon aspak në zhdukjen e karkalecit. Përballë kësaj situate ata apelojnë njëzeri për ndërhyrje urgjente nga Ministria e Bujqësisë, pasi tashmë karkaleci ndodhet në fazën e agresivitetit të tij.

2 Komente

  1. R
    Republic banana......

    Corapekuqi (birazereve): ne bote paguajne (lesht e bithes) me hong nje menu karkalecash ndersa juve ju vjen baydava/gratis nga allahi.....!!!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Universi shpresa ime

      Fusni rosat e Mos vrisni më zogj se e keni shkatrruar equilibrin e natyrës dhe faunes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje