EMRAT: Kush janë 4 kandidatët në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së

12 Qershor 2023, 20:07Sociale TEMA

EMRAT: Kush janë 4 kandidatët në garë për postin e

Këshillit Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) ka marrë nën shqyrtim këtë të hënë dosjet e 6 kandidatëve, të cilët kanë shprehur interes për të drejtuar median e vetme publike në vend. Të pranishëm kanë qenë 9 nga 10 anëtarët e këshillit.

Më konkretisht, 6 kandidatët që kishin shpprehur interes kanë qenë Alfred Peza, Engjëllush Musai, Enrik Mehmeti, Helidon Haliti, Laureta Roshi dhe Viron Roboçi.

Anëtarët e Këshillit Drejtues votuan në mënyrë të fshehtë lidhur me vlerësimin për dosjen e secilit kandidat. Komisioni i votimit përbëhej nga 3 anëtarë, Milena Selimi, Edmond Tullumani dhe Ëngjëll Ndocaj të cilët lexuan edhe rezultatet e votimit.

Për pasojë për fazën e mëtejshme të konkurrimit u kualifikuan Alfred Peza, Enrik Mehmet, Helidon Haliti dhe Laureta Roshi.

Mbledhja e ardhshme e Këshillit Drejtues do të mbahet ditën e nesërme ku pasi të dëgjohen platformat e kandidatëve të kualifikuar për garën më pas do të kryhet votimi i fshehtë për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së.

Gara për zgjedhjen e kreut të ri të RTSH-së u hap në 31 maj, dhe afati i lënë për personat që të paraqisnin aplikimet e tyre ishte 10 ditë.  Ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij televizioni, Enkelejd Joti dha dorëheqjen nga posti i tij më 13 prill të këtij viti,  pasi më pas u emërua në postin e  zv.Ministrit të Mbrojtjes.

6 Komente

  1. P
    Pensionisti i Porcelanit

    Per personin e Engjell Ndocajt te cilin e njoh mire kam besim se do te zgjedhe kandidaturen me te pershtatshme te mundur.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Prap turq shqipfoles...!?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ne emer te kritereve ligjore

        Engjell MUSAI VJEN NGA RRADHET E GARDIANEVE TE BURGJEVE QE JANE ARMIQ TE MEDIAVE. DREJTON GAZETEN TELEGRAF SE ESHTE BAXHANAK ME PRONARIN E SAJ OLIGARKUN E PS AGIM ÇIRAKU, KSHILKTAR DHE I MINISTRI BLENDI ÇUÇI, QE ME SA DUKET KA LIDHUR TELAT ME ED RAMEN. MUSAI ESHTE I MIRE PER XHAMBAZ MEDIASH. SI ALFRED PEZA EDHE KY MUSAI ESH I KRIMB NE PASUNI ME BURIME TE PADITURA ORIGJINE. ALFRED PEZA VJEN NGA RRADHET E KADETEVE TE SHKOLLES SE BASHKUAR TE OFICEREVE MBROJTES TE BETUAR TE ENVER HOXHES. PEZA KA DHE NJE TJETER KLEÇKE NE BIOGRAFINE PROFESIONALE QE E PERJASHTO NGA GARA. AI NE KUNDERSHTIM ME KRITERET E LIGJIN KA SHERBYER SI DEPUTET I PS DHE ESHTE PJESE AKTIVE E PS. JA ÇFARE THOTE KRITERI LIGJOR PER KET PIKE" Nuk lejohen të kandidojnë PER DREJTOR TE PERGJITHSHEM RTSH ata që kanë qenë deputetë apo kandidatë për deputetë në dy legjislaturat e fundit, ata që janë anëtarë partish politike apo organizatash politike, ata që janë të zgjedhur në pushtetin vendor." PERVEÇ KESAJ DOSJA E PEZES PER AKUZEN E PASTRIMIT TE VEPRES PENALE DHE BURIM TE PA DITUR PASURISH ESHTE E HAPUR NE PROKURORINE E TIRANES QE E MBYLLI ME PROCEDURE. PA E SHPENE NE GJYKATE. Ky Enrik Mehmeti as ja vlen te meresh, eshte figure mediatike periferike si dhe ata te tjeret te pandigjum fare. Kandidadura qesharake qe nuk duhen lejuar te shpallen garues. Vec nese Ed Rama ka nda mendjen per me bo drejtor Pezen duke shkel me dy kombet kriteret e ligjit.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca-Bajram

          Sa mosmirnjohes qe jeni!??? Po si keni harrue Leka Gungon bre...!!??? Po ai do eshte karagjozi me i pershtatshem per ate post drejtues. Ani bre Gungo, gajret e mos u tut, se ate qe jane sahan lepires ter jeten keshtu e pesojn..., sic duket nuk ja ke lepir mire ndonjerit nga ata lart. Nejse keshtu e kane peto pune o plako, te ka ardh rradha me i hap krahun brezit te ri.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tomi

            Po ky enveristi alfred peza nga oficer kunderajror do me u ba drejtor i rtsh. Perfundimisht ska ngel njeri ne shqiperi! Tani si duket i bani 2 milion euro nga 1 qe kishte

            Përgjigjjuni
            1. C
              Caci Mamuthi i korrupsionit aktiv

              Kan met kane met njerez por si dun kta Ky Ed Rama ka kriter te korruptumit so puna jeme qi jam mamuth.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje