Fundjavën e kaluar QTU organizoi eventin e saj të përvitshëm për të kremtuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! Qershori në QTU nis gjithmonë me Markatën e Lodrave, vendi ku fëmijët shfaqin aftësitë sipërmarrëse duke shitur lodrat e tyre të dashura.
Imagjinoni: disa rreshta stendash të zbukuruara me lodra shumëngjyrëshe, secila një thesar që pret të gjejë një shtëpi të re. Fëmijët pjesëmarrës, me zemrat plot entuziazëm, shfaqën me krenari kukullat, lojërat, dhe arushat prej pellushi në stendat e tyre.
Një grup kërcimtarësh të vegjël çelën këtë event katër-ditor duke mahnitur të pranishmit me performancën e tyre. Dy talente të vegjël mahnitën vizitorët në qendër me zërat e tyre të veçantë. Qendra ofroi një eksperiencë ndryshe për të gjithë klientët e saj duke sjellë performanca emocionuese në një skenë zbukuruar me banderola shumëngjyrëshe dhe drita vezulluese.
Kjo ngjarje ishte një mundësi fantastike për fëmijët që të mësojnë për vlerën e sendeve të tyre, artin e negocimit dhe gëzimin kur gjejnë një shtëpi të re lodrave që nuk i përdorin më.
Por kjo nuk ishte e gjitha –dyqan më i dashur i lodrave dhe jo vetëm, Jumbo, i befasoi bujarisht të gjithë në Markatën e Lodrave! Çdo fëmijë pjesëmarrës në këtë aktivitet mori një dhuratë të veçantë nga Jumbo, një shenjë vlerësimi për kreativitetin, entuziazmin dhe shpirtin e tyre sipërmarrës.
Vizitorët e shumtë mbështetën sipërmarrësit e rinj teksa ekspozonindhe shisnin me përkushtim lodrat e tyre në katër ditët e eventit duke e bërëMarkatën e Lodrave një ngjarje vërtet argëtuese dhe edukative!
Lini një Përgjigje