Parlamenti britanik gjykon se shumica e kërkesave shqiptare për azil janë të pabaza

12 Qershor 2023, 21:00Sociale TEMA

Parlamenti britanik gjykon se shumica e kërkesave shqiptare për azil

Komisioni për Punët e Brendshme në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar publikoi të hënën raportin mbi hetimin e tyre mbi shkaqet e emigrimit të shqiptarëve me gomone, në të cilin vërehet se shumica duket se shkojnë në Angli “për arsye ekonomike”, ndonëse një pjesë e vogël janë viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë nevojë për mbrojtje.

Statistikat e mbledhura nga hetimi tregojnë se gjatë vitit 2022, 12 mijë deri në 15,500 shqiptarë kaluan kanalin La Manche që ndan Francën nga ishujt Britanikë me gomone për të kërkuar azil në Angli, shumica dërrmuese e të cilëve janë meshkuj të rritur. Gjatë vitit 2021, vetëm 800 shqiptarë kishin kapërcyer kanalin me gomone. Situata duket se është kapërcyer tashmë dhe fluksi është ndërprerë. Në shkurt të këtij viti mbërritën vetëm 50 emigrantë shqiptarë.

“Shqipëria është një vend i sigurt, nuk është në luftë dhe është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” shkruhet në deklaratën mbi raportin të publikuar në faqen e internetit të parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. “Nuk  ka bazë të qartë që të pranojë në mënyrë rutinë mijëra aplikime për azil nga shtetasit shqiptar,” thuhet në konkluzionet e hetimit.

Sipas konkluzionit të hetimit, arsyeja kryesore e emigrimit të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar lidhet me kushtet më të mira të jetesës atje dhe jo me ndonjë lloj persekutimi politik në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshje për riatdhesim të shpejtë të azilkërkuesve si dhe për transferimin në burgjet shqiptare të shqiptarëve të burgosur për krime të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Një e treta e shqiptarëve do të ikë

Raporti vëren gjithashtu se rreth 40% e popullsisë shqiptare sakaq ka emigruar, por ka ende shumë që dëshirojnë të emigrojnë. Raporti citon një anketim të kryer nga Sëiss Contact në Shqipëri, ku 35% e popullsisë rezidente në Kukës deklaruan se duan të ikin dhe nga ata që duan të ikin, 59% preferojnë Mbretërinë e Bashkuar.

Arsyet e emigrimit, sipas pjesëmarrësve në anketim, janë kostot e larta të jetesës, mungesa e punës në Shqipëri, varfëria e mungesa e shërbimeve bazë. Katër në dhjetë pjesëmarrës thanë se ishin “shumë dakord” me deklaratën se “për të rinjtë nuk ka opsion tjetër veç emigrimit me çdo kusht”.

Emigrimi po than Shqipërinë nga forca punëtore duke krijuar perspektivën e një krize afatgjatë ekonomike dhe shoqërore. Të 15 mijë shqiptarët e larguar vitin e kaluar përbëjnë një në çdo pesëdhjetë qytetarë meshkuj të moshës 15-40 vjeç, ndërsa vlerësimet e sugjerojnë se popullsia në grupmoshat e reja po tkurret në mënyrë dramatike nga emigrimi duke sjellë për rrjedhojë, një deficit të pritshëm në zgjerim në skemën e pensioneve gjatë dekadës së ardhshme.

3 Komente

  1. E
    Evisa

    JA PSE PENSIONET NUK NGRIHEN KURRË! ----------------------------------------------------------- Në shkrim vihet në dukje se "...vlerësimet e INSTAT sugjerojnë se popullsia në grupmoshat e reja po tkurret në mënyrë dramatike nga emigrimi duke sjellë për rrjedhojë, një deficit të pritshëm në zgjerim në skemën e pensioneve gjatë dekadës së ardhshme." Sado e çuditshme t'a pranosh, duket sikur qeveritë tona e nxisin vetë emigracionin. E gjithë kjo vetëm për arsyen e përmëndur më lartë, duan një emigracion të lartë vetëm për remitanca, që të përballojnë pagesën e pensioneve. Nuk duan ta përballojnë me taksat që grumbullojnë. Prandaj për sa kohë qeveritë tona të kenë për mision zhvatjen e emigrantëve fatkeq, pensionet tona aq do të rrinë. Qeveria aktuale ngritjen e pensioneve nuk e bënë kurrë sepse do që të kontribojnë përjetësisht emigrantët për prindërit e tyre. Dhe këta taksat që grumbullojnë ti vjedhin nëpër tendera rrugësh që fillojnë e nuk mbarojnë kurrë. Kemi të bëjmë me banditë profesionistë nga të dy anët politike, por sidomos këta që qeverisin sot po tregohet të pashpirt deri në ekstrem. I prishin paratë me grushta në shërbim të oligarkëve nëpër tunele dhe aeroporte, rrisin rrogat e qeveritarëve dhe deputetëve dhe as që duan t'ja dijë për pensionistët, për këta të përgjigjen ata që kanë pjellë, kjo është llogjika prej gangësterësh politik e shtetarëve tanë. Dhe më e bukura qëndron në kurajon që tregojnë duke bërë fajtor qeverinë e një vëndi tjetër, të cilit ja kanë përplasur problemin fare paturpsisht në shtëpi, duke u ankuar se po na shfaqkan ndjenja përbuzje dhe urrejtje për shqiptarët. Këta janë vërtetë të pashëmbullt.....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Qeveria shqiptare e tradhetarit, pordhacit, dhjaksit Edvin Rama duhet te padise qeverine Britanike per diskrim racial ne gjykatat nderkombetare per mohimin e se drejtes per vize per cdo qytetar shqiptar per ne Angli dhe jo vetem per zyrtare te regjimit diktatorial te Socialisteve sorrosiane. Shqiptaret nuk e kane aq shume problemin me qeverine Britanike, qe mbron interesat e veta ne fund te fundit, se sa te mafia dhe banana republik e Edvin Ramutit qe pervec shtrengimeve e masave nga Britania ja ben akoma me te veshtire hallexhinjve shqiptare te lire te shkojne ku i do bitha pasi ky shtet e qeveri duan te justifikojne arritjet dhe madheshtine e realizmit socialist duke treguar qe shteti nuk eshte i korruptuar apo i kapur nga mafja dhe drejtohet nga nje dilerant psikopat dhespot Esat Edrama.....

      Përgjigjjuni
    2. e
      enter""

      Po ca gjysma. Te gjitha kerkesat jane te pabaza hahaha Shqipoja azil politik ahahaha, azil per te fillu biznesin e droges

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje