Marketingu i rremë për medikamentet nuk kursen as Blendi Fevziun

15 Qershor 2023, 09:31Sociale TEMA

Marketingu i rremë për medikamentet nuk kursen as Blendi Fevziun

Marketingu i rremë, me qëllim shitjen e medikamenteve të caktuara, është kthyer në një shqetësim serioz në mediat sociale. Mishërimi më i fundit është reklamimi i një metode për të rikuperuar shikimin pa kirurgji me anë të një artikulli të sajuar me personazhe dhe ngjarje të shpikura, tekst të përkthyer keq, dhe foto të marra nga interneti.

Një faqe interneti e dizenjuar për të ngjarë si profili në Facebook i emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu jep lajmin e mirë se një student, shqiptar mbi të gjitha, ka zbuluar një metodë për rikthimin e shikimit në çdo moshë. Megjithatë, çfarëdo që të klikosh në këtë faqe, do të të dërgojë tek produkti i reklamuar nga artikulli. Kjo pjesë e dizenjos së faqes tregon se ajo shënjestron sidomos përdoruesit që nuk janë shumë familjarë me teknologjinë.

Artikulli reklamë, për t’i dhënë më shumë besueshmëri vetes, është i ndërtuar si një intervistë me ‘studentin shqiptar’, Jakup Cani, i cili mesa duket ka lënë pa fjalë gjithë audiencën në Kongresin e Oftalmologjisë “që u mbajt në Evropë këtë vit.”

Nga një kërkim i thjeshtë në Google, rezulton se Jakup Cani nuk përmendet askund në internet, gjë që është e dyshimtë, nëse ai ka zbuluar vërtet një metodë revolucionare për rikthimin e shikimit, dhe nëse këtë e ka deklaruar në Kongresin e Oftalmologjisë, duke marrë edhe një duartrokitje 10-minutëshe, siç pretendon ‘artikulli’.

“Faktoje” përdori motorin e kërkimit të fotove, TinEye, për të gjetur origjinën e fotos së përdorur nga ‘artikulli’. Nga ky kërkim rezultoi se foto është një foto ilustruese, e cila mund të shkarkohet falas për t’u përdorur nga kushdo.

Çuditërisht, megjithëse ideja e ‘studentit shqiptar’ paska merituar një duartrokitje 10-minutëshe nga oftalmologët evropianë, ‘artikulli’ nuk shpjegon se si funksionon kjo ide. Ai këmbëngul të tregojë se si kjo ide novatore është ‘ndrydhur’ nga kompanitë e mëdha farmaceutike për hir të interesave të tyre financiare. Kjo taktikë përdoret shpesh në këto ‘artikuj’ që reklamojnë produkte çudibërëse që fshihen nga farmaceutika moderne, gjë që shërben dhe si arsye e volitshme se pse ato mund të blihen vetëm duke u dhënë të dhënat personale si emri dhe numri i telefonit një faqeje pa asnjë lloj kredenciali në internet.

“Faktoje” ka përgënjeshtruar edhe më parë një artikull gati identik me këtë, i cili pretendonte se një ‘studente shqiptare’ kishte shpikur një formulë revolucionare për humbjen në peshë, dhe kishte marrë një duartrokitje 10-minutëshe nga Kongresi Evropian i Endokrinologëve.(Faktoje.al)

Marketingu i rremë për medikamentet nuk kursen as Blendi Fevziun

15 Komente

  1. p
    popull

    Hahahaha une i shaj nga motra dhe grate keto portale qe perpiqen te gjejne loqe ne popull e shitur letyrat e tyra

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arlinda Dudaj

      Ku di Fevziu se çfare eshte lajmi, ky qafir muti do vetem pare te mbushe xhepat! Që iu befshin ilaçe sa te mos kete as per tu varrosur Blendi Fevziu, ky renegat, plere dhe mafioz.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poshtë mashtruesit dhe vrojtuesit e media që të gj

      Po komentuesit e blerë që dëshmojnë rezultate, pse nuk kërkohen dhe publikohen, vetëm kur i djeg Fevzos përbën shqetësim për media që pretendon se mbron qytetaret Media është defiçitare jo vetëm për këtë rast, por për shumë e shumë të tjera, sepse publikohen, mashtrojnë dhe ajo e ka mëndjen vetëm tek PD e PS Turp të kenë gazetarët. Ky fenomen nuk eshte rast i shkëputur, përdoren emra mjekësh, edhe me tituj shkencorë dhe nuk e vret mëndjen askush as vet mjekësia që siç duket nuk mjafton rritja e pagave por krijohen edhe rrjete të tilla të cilat me ligj duhen vënë para përgjegjesisë deri edhe penale si krime ndaj njerëzve.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Te ter mashtrusit shqiptar qe kan lindur 30 vjeçarin e fundit i duartroket bota nga 10 minuta , mashtrimi ne kte vend ka arritur majat ka kaluar imagjinaten , ne sfond po dalin mashtrusit e lindur ne demokraci , tani te gjej vend te futet ter bota e zhvilluar jo me shqiperia , dalin shkencetar qe nuk din tabelen e shumzimit , shkenctar me emrin jakup e pa par dhe e pa degjuar me par , ruajuni nga mashtruset e rinj shqiptar o njerez jan me te frikshem nga çi imagjinoni jan te lindur qe ne bark te nenes ne mashtrim , kujdes.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sorry

          ....rreth 50% te pacienteve ne ortopedi...po "shèrohen" nga nje "medicament" i pa zbuluar kurre me pare as nga Pfizer as nga Bayer...ky quhet, OBEM...100% MASHTRIM prej vitesh. Rreth 5 ore reklama ne TV KAZANÈ te vendit me nivelin mè te ulet te nivelit te dijes dhe kultures. Prokuroria, si gjithmone, gjume letargjik...

          Përgjigjjuni
          1. P
            Phoenix

            Ndonje Ilac per Fevziun qe ti mbijne floket, ka? I eshte bere koka si aeroplanmbajtese e pamontuar. Kur keta te medhenjte mashtruan me Kovidin dhe Vaksinat per 3 vite rresht, perse mos te mashtrojne dhe keto cironkat e vogla.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mendimi im i thjeshte .

              I madhe je koment mese shume i sakte..

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mendimi im i thjeshte .

                I madhe je koment mese shume i sakte..

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mendimi im i thjeshte .

                  I madhe je koment mese shume i sakte..

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Patriot

                  Ne te gjithe boten kapitaliste ka nga keto mashtruesat bashke me gazetare, por mjeket jane ata qe duhet ti ndalojne. Problemi eshte qe ne shqiperi nje pjese e mjekeve jane super te korrupruar, prandaje dhe mjeket e rinje ikin

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    P S E ?

                    Ne Shqiperik jane teper te rralle mjeket , sepse pjesa derrmuese e tyre iu futen me mish e shpirt politikes dhe u bene nga njerezit me te urryer per popullin tone . Bej cudi se si ndodhi tek ne qe , profesioni me human , i dashur dhe respektuar nga te gjithe , pas viteve `90 u shperdorua prej gati te gjithe mjekeve qe iu futen politikes dhe u bene bandite kriminelet me antihumane mbi toke !

                    Përgjigjjuni
                    1. W
                      Wendra Toptan j

                      Flm or postures! Jakup Cani eshte shembulli me fantastic qe karakterizon Blend Fevziun. Edhe Blendua eshte fictive.Nje egoist I zgjuar por tejet qelbesire. Thjeshte manipulues! Njoh shume qytetar qe kthejne kanalin kur del ky tip fallco!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Amerukani

                        Ky palo gazetar i cili eshte mashtrues qe ka pjesen e vet ne lenien e vendit me demokraci te brisht. Ky nuk eshte gazetar asjanes por i varur nga politika dhe kush i jep leke. Ka ardhur koha qe klani ta flaki perjashta dhe te mos punoje te asne Tel. Me kujtihet me 21 janar qe u vrane 4 njerez kot ne bulevard jepte emisionin opinion dhe tregonte me sekuenca te ngadalta si vriteh Ziver Veizi me cader pistolet . Pra mashtrim i ooinionit publik dhe favorizim te nje partie te bere copash tani

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          skerdi

                          shtet bananesh ,perfshire fevzon.....

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Erdogan

                            Pse sthoni you qe "Bota flet Pellazgjisht".Miracle Cure,Kura e Mrekullise "shqip" Nuk late (Non Lashate) term apo fjale pa kopjuar (copy) o Arnaute..

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje