FOTO/ Situata e zjarreve në vend, mbërrijnë në Shqipëri dy avionë rumunë për ndërhyrje në vatrat më kritike

14 Gusht 2024, 11:07Sociale TEMA
FOTO/ Situata e zjarreve në vend, mbërrijnë në Shqipëri

Dy avionë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën këtë të mërkurë në Shqipëri duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit.

Dy avionët vijnë në vendin tonë, si mbështetje e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria.

Ekuipazhet rumune do të dislokohen për gati 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar që sot, në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike.

I pranishëm në pritjen e dy avionëve nga Rumania me ekuipazhet e tyre, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu falënderoi autoritetet rumune për ndihmën në këto momente të vështira.


Dy avionët ushtarakë janë njëri model C-27J (Spartan), që do të angazhohet në operacionet e fikjes së zjarreve si dhe tjetri C-130 (Hercules), i cili ofron mbështetje logjistike për C-27J, ndërsa kapaciteti është 6 ton ujë për çdo fluturim.

2 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

    Ne kemi dy satelite, nje instalacion dhe rrugen Zaho Rama, Thumane Kashar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Ne kemi dhe tunelîn e Samirit kemi dhe drone Bajraktar per te luftuar me mullinjte e eres dhe mbi te gjitha kemi pordhe me shumice. Por para per te blere 2 avione per te shuar zjarret nuk kemi. Edhe po te kishim do nxirrmin parate per te blere 4 dhe me to do blinim 2. Kusurin do e merrnin gaxhajduret e Kumandarit.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje