FOTOT/ Media arabe jehonë Portit të Durrësit: Marinë super jahtesh prej 2.5 mld dollarësh

25 Nëntor 2022, 13:11Sociale TEMA

FOTOT/ Media arabe jehonë Portit të Durrësit: Marinë super

“Mohamed Albbari-t i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë të super jahteve në Mesdhe”.

Kështu e nis shkrimin media arabe “Arabian Business” për projektin për portin e Durrësit, i cili mori edhe miratimin nga Kuvendi shqiptar me 76 vota pro.

“Arabian Business” shkruan se kjo marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit.

“Është një ndryshim i lojës, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni diçka të tillë”, ka deklaruar vetë biznesmeni.

I njohur si “Durres Yachts and Marina”, po projektohet si “një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO 2 ”.

“Do të akomodohen jahte dhe super jahte deri në 120 m, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Ai do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit. Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura dhe 170 dyqane po planifikohen gjithashtu”, thuhet në shkrim.

Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë.

“Ju keni këtë histori të pabesueshme në sfond, krahas asaj që do të jetë një destinacion krejtësisht i ri luksoz. Ne kemi bërë shumë projekte speciale gjatë viteve në mbarë botën, por nuk kam dyshim se ky është pikërisht një nga më të mirët”, u shpreh Alabbar.

12 Komente

  1. E
    Eni

    Mos jepni pasaporta te arta nese nuk doni te vendosen vizat per Shqiptaret....po punojme me nhe mije sakrifica be Europe pa asnje ndihme nga shteti jone..te pakten mos na pengoni...

    1. A
      Arlind

      Pas golit te Cikalleshit kjo eshte “jehona” me e madhe nga Shqiperia qe perhapet ne tere globin…

      1. L
        Latif Dreqi

        Fitore, Fitore.. kjo eshte nje fitore e arritur nga Sheiku i Shqiperise Edvin Al-Rama, i cili se shpejti do e kthej Durresin ne haremin e Evropes...Kryetari i ardhshem i bashkise se durresit me siguri do jete arab...

        1. H
          Hypesi I cmendur

          lavdi haremit do qijme pidh

        2. P
          Petrit

          Te kete mend Arabi nuk e pranon kete patate te nxehte se do digjet porti dhe ata qe po vjedhin te Porti.Kjo pune do shkoje me flake e jo me fjale. Mjaft me , Nje gje te na vjedhin dhe nje gje te na tallin duke na vjedhur. Nuk jemi subjekt i pasurimit te Zahos.

          1. L
            Landi

            Le tja veme emrin Porti Zaho.Se per ate po behet ky investim.

            1. F
              Fatmiri

              Keto foto jane te portit te jahteve neSpille.,me investim te rreme parazgjedhor orej 5mikjard euro.A ka nisur ky investim!?

              1. m
                minedha

                ku si e qysh behet aplikimi per apartamente tek pallatet qe do te ndertohen nga ky projekt ne Durres

                1. S
                  Sqarim

                  Do paguash paret (po qe arab , kuptohet) dhe pastaj me parapagimet do ndertohen pallatet . Parimi Shit - nderto. Si puna e HAJDIN SEJDISE pas 90 es .

                  1. S
                    Sali Ram Berisha

                    "minedha"! Per ikyt problem qy ngre, pyt "Landi"- n, "Petrit" - n, dhe me patjeter "Latif Dreqi" - n vet, jo ate te (vertete) se kta HORRA, si puna jeme, din çdo gja tshemtut e t gjith HILET, se ja kam msu vet.

                  2. C
                    Cimi

                    Hajde sihariq hajde, per jehonen arabe ishim keq, a ka jehone euro-atlantike, kjo na duhet. Rama po na con si Berisha ne konferencen e vendeve islamike. URRA,URRA,URRA

                      Lini një Përgjigje