Jo vetëm sherr: Deputetët, një minutë heshtje për babë e bir që humbën jetën në Malësi të Madhe

24 Nëntor 2022, 11:25Sociale TEMA

Jo vetëm sherr: Deputetët, një minutë heshtje për

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të babë e bir, të cilët humbën jetë pak ditë më parë në Malësinë e Madhe, pasi automjetin me të cilin udhëtonin, e mori rrjedha e përroit.

Kërkesa për mbjajtjen e një minute heshtjeje, erdhi nga deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Likaj.

Seanca u shoqërua me tensione dhe u ndëre për 5 minuta, pas debateve me kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreut të Grupit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ngjarja e rëndë në Malësinë e Madhe ndodhi disa ditë më parë, ku viktimë mbeti Pjetër Rushaj dhe djali i tij. Ndërsa, e bija, e cila ishte me ta në automjet, arriti të shpëtonte.

Trupat e Rushajt dhe djalit të tij u gjetën pas më shumë se 15 orësh kërkime.

Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Lini një Përgjigje