Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Normalizohet situata në qarqet e prekura, banorët në Shkodër kthehen në shtëpitë e tyre

22 Nëntor 2022, 19:29Sociale TEMA

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: Normalizohet situata në qarqet e

Pas dy ditësh reshjesh intensive, Ministria e Mbrojtjes njofton se situata është normalizuar në qarqet që u prekën nga përmbytjet.

Në një njoftim për mediat, ministria bën me dije se në qarkun e Shkodrës nuk ka prani uji nëpër banesa, teksa thekson se qytetarët janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Sipas ministrisë, në Lezhë ka prani uji vetëm në 4 banesa. Forcat e emergjencave civile kanë shpërndarë 450 pako ushqimore për bashkitë Pukë, Vau i Dejës dhe Lezhë.

Ndër të tjera, ministria njofton se akset rrugore në të gjithë vendin janë aktualisht të qarkullueshme.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, situata në qarqet e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve paraqitet e normalizuar.

Ka patur reshje me intensitet të ulët herë pas here, të cilat nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës. Në qarkun e Shkodrës nuk ka prani uji në asnjë banesë. Si pasojë banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke ulur numrin e evakuimeve. Ndërsa në Lezhë ka prani uji në 4 banesa.

Forcat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe të ndihmë të banorëve, duke shpërndarë edhe ndihma humanitare. Janë shpërndarë 450 pako ushqimore për bashkitë Pukë, Vau i Dejës dhe Lezhë.

Aktualisht niveli i të gjithë lumenjve është në kuota nën nivelin kritik. Por situata do të monitorohet pa ndërprerje edhe në orët në vijim.

Akset rrugore në të gjithë vendin paraqiten përgjithësisht të lira për qarkullimin e automjeteve.

Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, punonjësit e pushteti vendor si dhe shërbimi mjekësor do të qëndrojnë në terren edhe përgjatë orëve në vijim për çdo nevojë të qytetarëve.

2 Komente

  1. c
    ce

    Sa do merzitet spiuni Agush askush kokeducja kur te mare vesh kete lajm te mire se do jete duke shpifur dhe gergufur para cupelinave 16 vjecare te haremit te Jales nen vezhgimin e kamerave te Cim pordha qenefi Tv.

    1. S
      Shkodrani

      Nuk e kumptoj cfare quhet normale ketu. E kuptoj qe kjo eshte nje gazete proqeveritare, por te kalohet ne ekstrem ofendon edhe logjiken me te ulet te mundshme. Nuk ka asgje normale ne jeten e nen-Shkodres. Njerezit nuk kane nevoje per salira dhe edvina qe shahen ne distance. Njerezit duan zgjidhje jo sharje boshe dhe vizita hipokrite. Cinizmi i ketyre felliqesirave eshte i pafund.

      Lini një Përgjigje