Që shkodranët të mos u kthehen varkave, duhen 717 milionë dollarë për të parandaluar përmbytjet

21 Nëntor 2022, 20:28Sociale TEMA

Që shkodranët të mos u kthehen varkave, duhen 717 milionë

Që shkodranët të mos ju rikthehen varkave, toka mos rrëshqasë duke bllokuar rrugën e mbi të gjitha që rrjedha e ujit mos marrë jetë, Shqipëria duhet të shpenzojë 717 milionë dollarë.

Llogaritë i ka bërë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Strategjinë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit deri në vitin 2031.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Bujqësisë, investimet më emergjente, të cilat përllogariten në 166 milionë dollarë duhet të shkojnë për studime fiziblilitetit në lumenjtë Erzen–Ishëm, Shkumbin, Seman dhe Vjosë, projekt për mbrojtjen nga përmbytja të zonës së Nënshkodrës, rehabilitimin e argjinaturave mbrojtëse të Matit nga Ura e Zogut apo ndërtimi i infrastrukturës në Drin, Bunë e pjesën tjetër në ultësirën perëndimore.

Këtë vit, 61 bashkive në vend iu shpërnda një buxhet në vlerën e 564 milionë lekë apo rreth 5 milionë dollarë për ujitjen dhe kullimin. Në raport me nevojat, kjo shifër është 143 herë më e ulët.

4 Komente

  1. S
    Sulejman Pumi

    Ka dy rruge ne zgjidhjen e problemeve: me demostrata e shkaterrime, ose me shkence e me inxhinieri. Ne Nenshkoder jane investuar miliarda leke ne kohen e monizmit, me kanale kullimi e ujitje, me argjinatura dhe me berjen e hidrocentraleve qe kane zbutur mjaft permbytjet. Kur u ndertua Vau i Dejes, gjate ndertimit erdhi nje prurje 6700 m3/sek. Imagjino sikur te mos ishin hidrocentralet disa here do te kishim prurje te tilla, por ato magaznohen ne rezervuaret perkates dhe efekti permbytes zbutet. I madi heroi i demokracise, kryeshkaterrimtari-kryehajduti dhe hedhesi i shtyllave e organizuesi i sherreve erdhi ne Institut atehere dhe tha qe jane bere kot hidrocentralet se Drihi (jo Drini se nuk e thonte dot) nuk asht Nili. Duhet te shemben e te behen me te vogjel. Kjo eshte natyra e Shqiperise. Sistemimi i Nenshkodres eshte kompleks, duhet te vazhdohet dhe duhet te thellohet lumi i Bunes. Kjo eshte natyra e Shqiperise. 28 mije km katrore toke drenojne uje te rreth 40 mije kilometrave katrore (perfshi Kosoven dhe nje pjese te Maqedonise se Veriut. Per vete keto vecanti, Shqiperia dhe poshte ultesira do te vuaje. Studimi i Vjoses, vec energjise, kishte edhe detyre te mbronte pjesen e poshtme nga permbytjet. Te na rruaje sa malet dhe trapin Leonardo di Caprio me karafila e aventuriera Park Kombetar Vjosa, qe do mbrojne lumin e fundit te eger ne Europe, speciet e rralla, mizat e gjinkallat. Sa do fitoj nga Parku ne vit e sa do te do te demtoje Vjosa nga permbytjet e perseritura cdo vit. Nje zgjedhje e mesme mund te gjendej, por vendos politika dhe jo specialistet. Gjithe kjo fushe e poshtme duke filluar nga Vjosa, Shkumbini, Mati, ultesira e Tiranes dhe Lezha e Shkodra, duan rreth 3 miliard dollare relativisht te mbrohen (perjashto Devollin) ku jane bere rezervuare qe mbrojne pjesen e poshteme. Ketu futen kanale kullimi, argjinatura, hidrovore te permiresuara etj. Edhe per bujqesine do te ishte mire. Shqiperia eshte nje enderr e mire, ta kishte nje shtet tjeter e qendiste si duhet. Perfitimet jane te shumeaneshme. Ndryshe me varka si ne Venezia (i referohem Topallit), nderprerje transporti, prishje te tokes bujqesore cdo vit, etj. Duhet nje masterplan si do mbrohet kjo toke nga Shkodra deri poshte dhe jo te merren me nje projekt produktiv te Portit te Durresit qe nuk dijne asgje, por flasin e derdellisin kot.

    1. i
      inxhinjeri

      Shume e drejte, por ka edhe me teper: Projekti i HEC-it te Bushatit do sistemonte qindra hektare toke, duke e kthyer delten e Vaut te Dejes ku shkarkohen ujerat e tij ne nje kanal ujerat e te ciles do perfundonin ne Bushat. Me kete rast do perfitohej edhe nje energji e paster prej 80 MWat si dhe ujerat e Liqenit te Shkodres do uleshin me 1 meter, duke eleminuar permbytjet e pervitshme. Mirepo cfare ndodhi? Del nje karagjoz si Sazan Guri me disa te tjere, te yshtur nga PD-ja, qe atehere ishte ne opozite dhe bene "namin" qe te mbronin "ekosistemin" e Shkodres dhe Lezhes. Perpos kesaj, te tere kafshet e Salihut shkaterruan argjinaturat qe te merrnin zhavorret per ndertimin e shtepive ne ato zona ku gjithmone ka patur ujera dhe ne kohen e "merhumit" nuk lejoheshin ndertimet. Si rezusltat i prishjes se ketyre argjinaturave, dihet qe hidrovoret dalin jashte funksionit. Te dyja keto se bashku, bene qe Shkodra dhe Lezha te behen liqene sa here qe ka sezone shirash. Nese shkodranet dhe lezhjanet duan qe te gjejne fajtorin per te tera keto prapesira, i kane tek SHQUP-i. Ne te kunderten, le te bejne not ne ujerat e pervitshme dhe te mos harrojne qe te marrin me vete edhe hajvanin ambientalist Sazan Guri qe ti mesoje se si jetohet ne ishuj ne kushtet e ruajtjes se ekosistemit.

      1. S
        Shkodrani

        Nga pikepamja politike kjo qeveri eshte me fat per opoziten qe ka. Nje nga problemet qe Nenshkodra ka eshte se kapaciteti i grykderdhjes se Bunes qe eshte i limituar. Duhet nje tunel qe te ndihmoj derdhjen natyrale dhe pjesa me e madhe e problemit zgjidhet. Nga ana tjeter keta qe ankohen, shumica ndertoi aty ku edhe gomari e dinte qe uji vinte. Ne vecanti kur shtepite e Obotit u ndertuan ne kohen e "larg-qoftit", ishin me katin e pare bosh sepse dihej qe ujrat e shkarkimeve do te benin punen e tyre.

        1. i
          inxhinjeri

          Verejtja juaj per grykederdhjen e Bunes eshte teper e sakte. HEC-i i Bushatit do shkarkonte ujerat mbas kesaj grykederdhje duke mos e renduar kapacitetet e kufizuara te saj. Kjo do ta bente Bunen edhe te lundrueshme. Si rezultat i protestave te "ambientalisteve" capacule, kemi HEC-in e Ashtes me 12 turbina dhe nje total prej 24 Mwat energji te prodhuar kundrejt 80 MWat te Bushatit, por kjo nuk do ishte avantazhi me i madh i Bushatit kundrejt Ashtes, por per zgjidhjen e shume problemeve qe sillnin permbytje te Shkodres dhe Lezhes. Duke mbeshtetur ate grup te pa pergjegjshem te motiviuar politikisht, shkodranet dhe lezhjanet bene autogol ne portat e tyre. Permbytjet e pervitshme i kane peshqesh nga Salih Berisha me te tijet.

    Lini një Përgjigje