Babin dhe vëllanë ia mori rrjedhja e ujit, reagon vajza: Zoti na ka tha zemrat

21 Nëntor 2022, 14:42Sociale TEMA

Babin dhe vëllanë ia mori rrjedhja e ujit, reagon vajza: Zoti na ka

Tragjedia goditi familjen Rushaj në Malësinë e Madhe ditën e djeshme. Babë e bir, Pjetër e Jason Rushaj u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.

Përroi në fjalë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën e për pasojë ka marrë para makinën me të cilën udhëtonte familja Rushaj. Në këtë makinë ndodheshin Pjetër Rushaj, Jason Rushaj dhe vajza e familjes. Makina është marrë nga uji ndërsa e vetmja që mundi të shpëtonte ishte vajza.

Së fundmi një reagim për këtë humbje të madhe ka ardhur nga familja Rushaj, të cilët shprehen se varrimi do të bëhet ditën e nesërme në orën 14:00.

'ME HIDHERIM TE THELLE LAJMEROJME VDEKJEN E PARAKOHSHME TE BABES TON PJETER GJOK RUSHAJ DHE VELLAUN TON JASON PJETER RUSHAJ. VARRIMI BAHET ME 22 NANOR, ORA 14:00 TEK VARREZAT KATOLIKE SHKODER. PRITJA DHE RESPEKTI MORTOR BAHET TE QENDRA FUNERALE ORLANDO', shkruan vajza.

Kujtojmë se Babë e bir, Pjetër e Jason Rushaj ndërruan jetë pasi u morën nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë. Përroi në fjalë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të dendur ka shtuar rrjedhën e për pasojë ka marrë para makinën me të cilën udhëtonte familja Rushaj.

Në këtë makinë ndodheshin Pjetër Rushaj, Jason Rushaj dhe vajza e familjes. Makina është marrë nga uji ndërsa e vetmja që mundi të shpëtonte ishte vajza.

1 Komente

  1. C
    Caku

    nuk thone kot, nuk ha mortja mut

    Lini një Përgjigje