“Miku im Rama”, presidenti i FIFA: Vetëm Shqipëria hapi dyert për refugjatët afganë

21 Nëntor 2022, 09:24Sociale TEMA

“Miku im Rama”, presidenti i FIFA: Vetëm Shqipëria hapi

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino në një konferencë për shtyp, ditën e djeshme është shprehur se i vetmi shtet që pranoi të merrte refugjatë afganë ka qenë Shqipëria.

Ai e konsideron kreun e qeverisë Edi Rama mik duke thënë se ky i fundit u hapi dyert refugjatëve ndryshe nga vendet e tjera.

"Dhe miku im Edi Rama tha se ata janë të mirëpritur këtu në Shqipëri ku ato mund të ndërtojnë një të ardhme. Pra, Shqipëria i hapi dyert. 

Nga të gjithë shtetet e tjera Shqipëria ishte ajo që i hapi dyert për refugjatet afganistanezë që i duhej të iknin sepse po luanin futboll në Afganistan”- thotë ai.

Në videon e ndarë nga Rama ai thotë ndër të tjera se dhe falë ndihmës së Katarit janë shpëtuar mbi 160 gra.

“Falë ndihmës së Katarit kemi pasur mundësi të shpëtojmë mbi 160 vajza dhe gra më së shumti nga Afganistani për ne Kata.”- theksoi ai në konferencën për shtyp pak para nisjes se Kupës së Botës.

Mesnatën e 27 Gushtit 2021 në Shqipëri mbërriti avioni i parë me 121 afganë.

Në muaj në vazhdim numri afganëve të strehuar në Shqipëri shkoi 2400. Fillimisht u akomoduan në qytetin Studenti në Tiranë dhe Durrës. Për afganët Shqipëria ishte stacioni  i parë i një jete të sigurt, larg mbretërimit të Talebanëve.

Shumica e afganëve që mbërritën në vendin tonë u strehuan në Shëngjin.

5 Komente

  1. L
    Luani

    Si gjithmon .., kryeministri qe na bënë krenar të gjithë ne .., Shqiptarët, kudo që jetojnë..!!!

    1. B
      Bato

      Kaq eshte mjaft per t'u mender dhjere anglezeve, media te tyre helmuese e qeverise denigruese, fushaten antishqiptare. Faleminderit president!

      1. T
        Tropoja

        Rama i ka hap dyert komplet por problemi eshte se dalin shum ma shum se po hyjne.Ma shum se 700 mije persina kane ik gjate regjimit kriminal te edvin ziut.Kane marre 50 afgan se nuk kane mundesi me ik ne angli me gomone si shqipot edhe putini u thot ukrahinasve hajdeni ne rusi se ju dum fort ktej nga ana tjeter ja u mush vendin predha.Rama i zi ky argat i serbis e shpopulloj Shqipnin tash ta mushin me afgan iran afrikan bangladesh ky pis po na grabit vendin dhe shpresen

        1. T
          Toni

          Vetem Shqiperia ka nje idiot ne krye prandaj.

          1. A
            Askushi

            Ke te drejte nje diktator qe vendos me koke te vete pa pyetur asnje institucion,dhe i ushqen me leket e taksapaguesve,por falënderimet i mer ai.Popull dele.

          Lini një Përgjigje