VIDEO: Evakuohet një familje në fshatin Mabe në Zadrimë, i pranishëm dhe ministri Manja

20 Nëntor 2022, 18:41Sociale TEMA

 

VIDEO: Evakuohet një familje në fshatin Mabe në Zadrimë, i

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme të gjithë territorin, vijojnë të jenë me intensitet të lartë duke sjellë problematika në disa qarqe të vendit.
Stafet e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë evakuimin e atyre familjeve që rrezikohen nga përmbytjet.

Rasti i fundit është evakuimi i një familje në fshatin Mabe në zonën e Zadrimës në Lezhë.

Siç shihet edhe nga video-ja në kohë reale  i pranishëm është edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili njëkohësisht është edhe drejtues Politik i Qarkut Lezhë.

 

 

Lini një Përgjigje