Për bukën e gojës, Shpëtimi prej 30 vitesh përshkon disa km për të mbajtur familjen

19 Nëntor 2022, 21:40Sociale TEMA

Për bukën e gojës, Shpëtimi prej 30 vitesh përshkon

Shpëtimi, banor i njërit prej fshatrave të Korçës çdo ditë, në shi, dëborë, acar, e mjegull, duhet të bëjë këtë “ritual”.

Prej 30 viteve partnerja e tij e rrugës është bërë biçikleta, të cilën e përdor për të shkuar drejt qytetit dhe shitur qumështin që ai prodhon.

Vështirësia dhe rreziku e shoqëron atë ngaherë, për shkak të mungesës së një rruge për biçikleta.

“Vështirë është, e vështirë, por këto kushte kemi sot për sot, edhe ka ndodhur raste që jemi aksidentuar, gjëra të vogla kanë ndodhur”, thotë Shpëtim Shkëmbi.

Ai tregon se është i detyruar ta bëjë këtë punë për të mbajtur familjen me bukë, edhe fitimi është minimal.

“Nuk ka vlerë, por nuk kemi me çfarë të merremi, me se te merremi. Ky është fati jonë, këtë zgjodhëm. Janë çmimet e larta, kosto e lartë dhe qumështi shitet nën kosto. Megjithatë, ne jemi të detyruar të rrojmë. Ne e shesim 130 bidonin, baxhot 200 me qumësht pluhur, ne e kemi safi, puro, dhe shitet nën kosto, ata e përziejnë me pluhur e esenca, marrin dhe fitim”, thotë Shpëtimi.

Mungesa e një tregu është vetëm një nga vështirësitë që përballet Shpëtimi.

“Shteti duhet të bëjë politika të atilla që të rrojnë të tërë, të vërtiten të gjithë, jo një pjesë e mirë rrojnë e një pjesë vuajmë. Ne me biçikleta jetojmë. Jetojmë. 2:21 duhet të japë subvencione siç jep gjithë bota për blegtorinë, ta subvencionoje e të kemi leverdi e ne, të vuajmë por e të marrim punën që bëjmë”, shprehet ai.

Si Shpëtimi, në fshatrat e Korçës janë me dhjetëra shitësit ambulant që tregtojnë qumësht bio.



4 Komente

  1. F
    Fatekeqesi por dhe krenari se si Sakrifikon..

    Zoti te ndimofte . Shume Respekt gjyna ,mban Familien kurse nje pjese e vogel nuk dine ku TI cojne Miliardat pervece Vilat me Banjot per Macokun Sasha.. Bote e padrejte ,Ju zente ne fyte Buka atyre qe nuk ndimojne ... (e kam fjalen per ata Politikane qe mbasi Spiunuan ,vrane e prene te gjithe rrethin qe Ju rrethonte.Sote mbajne Referata qe Ju dhimbset Populli , ne vend qe te ndimojne , pregatisin Trazira si e si vetem nga frika ,per te mbrojtur vjedhjet dhe krimet qe kane bere..

    1. F
      Fatekeqesi por dhe krenari se si Sakrifikon..

      Zoti te ndimofte . Shume Respekt gjyna ,mban Familien kurse nje pjese e vogel nuk dine ku TI cojne Miliardat pervece Vilat me Banjot per Macokun Sasha.. Bote e padrejte ,Ju zente ne fyte Buka atyre qe nuk ndimojne ... (e kam fjalen per ata Politikane qe mbasi Spiunuan ,vrane e prene te gjithe rrethin qe Ju rrethonte.Sote mbajne Referata qe Ju dhimbset Populli , ne vend qe te ndimojne , pregatisin Trazira si e si vetem nga frika ,per te mbrojtur vjedhjet dhe krimet qe kane bere..

      1. h
        hasani

        More gazetar, a jeni te pakten njerez se gazetar jo e jo. Po si kujtoni ju more se buka e gojes te vjen vete, apo valle duhet te punosh qe ta fitosh. Po si kujtoni ju more se ne qe punuam per 45 vjet a thua e patem te lehte? Kemi shkuar ne shkolle per me shume se 3-4 km larg, kemi jetua ne konikte me shume veta ne dhoma e kemi kryer sherbimin ushtarak ne kushte ekstremisht te veshtira, kemi punuar larg vb, me tre turne (provojeni nje here turnin e trete e pastaj flisni). Po ne perendim si po punohet. E ne vend qe te lavderoni punen e fermerit na e nxini ate. Ju jeni qe po i nxisni te rinjte te largohen nga vendi e nje pjese e tyre te perfundojne me droge e burgjeve te botes.

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema