Organizatat për Sigurinë e gazetarëve: Pronarët që përdorin mediat e tyre për interesa financiare minuan besimin e publikut dhe punën e gazetarëve

18 Nëntor 2022, 16:26Sociale TEMA

Organizatat për Sigurinë e gazetarëve: Pronarët që

Pas një misioni dyditor faktmbledhës në Tiranë, më 17-18 nëntor 2022, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Europës kanë publikuar sot gjetjet e tyre mbi lirinë e shtypit, pluralizmin e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri.

Organizatat që vizituan Tiranën theksojnë në gjetjet e tyre se pronarët e mediave në Shqipëri përdorin asetet e tyre mediatike për t’I shërbyer agjendave të tyre private, sipas interesave të caktuara.

“Për shumë prej kërcënimeve ndaj gazetarisë së pavarur në Shqipëri vazhdon të jetë shkak “kapja e pjesëve të rëndësishme të mjedisit mediatik nga interesat e biznesit”.

Këta pronarë të mediave përdorin sistematikisht asetet e tyre mediatike për t’i shërbyer agjendave të tyre private ose politike në vend të interesit publik. Vitet e fundit është intensifikuar përqendrimi i mediave nën kontrollin e grupeve të tilla biznesi”, thuhet në gjetjet e tyre.


“Rezultati është se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e pronarëve të mediave në pavarësinë editoriale është e lartë. Këto praktika pronësie kanë minuar prej kohësh besimin e publikut në integritetin e medias dhe kanë çuar në autocensurë kronike brenda komunitetit gazetaresk dhe mungesë të një raportimi cilësor investigativ”, përfundojnë organizatat e gazetarëve.

4 Komente

  1. e
    erandi

    Kjo ne Shqiperi eshte shume evidente por do te ishte mire qe ne kete shkrim te dilej me emra, pervec tvsh dhe ndonje tjeter te gjitha mediat te tilla jane prandaj jane te pa besueshme.

    1. S
      Sqepari

      Ja, e thate, Po pastaj, cfare? Selanik poshte e perpjete...

      1. S
        Shaqo

        ...fajin e ka Rama qe i quan kazan, prandaj nuk flasin dot lirisht. Pjesa me llum e shoqerise, qe helmojne cdo ore te 24 oreshit ndergjegjen e qytetareve te thjeshte, te cilet ndodh qe edhe i besojne, varet nga formimi intelektual e kulturor.

        1. f
          fati

          Shikoni kohet e fundit topet. Si nuk doli nje gazetar e te kundershtoje qendrimin qe se fundi po mban topi. Si nuk ju vjen turp atyre gazetarve qe vetem shajne e shpifin per kete vend. Me konkretisht: 1. Nje gazetar i fix-it u be shkak qe nje qytretar ne Vaun e Dejes te vriste vehten, e sot gazetari vazhdon e bilbilos neper media a thua se s'ka ndodhur asgje. 2. Nje mender gazetare gjoja zbuloj se nje mesues paska abuzuar me nje nxenese, ne kohen kur midis paleve nuk ka konflikt dhe jane pajtuar. Po gazetarja perse e nxit konfliktin, mbase edhe me jete. A nuk eshte ky krim, te nxisesh vellavrasjen, edhe nepermjet medias!!! 3. Top po perpiqet me te gjitha forcat qe te injoroje punen e bere ne QSUT per sherbimin ndaj qytetareve, jo se nuk ka te meta, por duhet te vihen ne pah ato e jo te shpifet. Sipas topeve behet me dije se na qenka larguar nje mjek dhe nuk ka te tjere me. Ne kohen qe QSUT dhe ministria e mohojne kete genjeshter, gazetarja e topit kembengul se mjeku eshte larguar dhe se ne QSUT duhen 3 mjeke te tille. A thua kjo gazetare e di me mire se strukturat qe merren me keto pune? 4. Per eleminimin e demeve nga termeti eshte bere nje pune e madhe nga te gjitha strukturat, por jo, topet nuk kenaqen, shkojne e gjejne ndonje shtepi te shembur nga rreshqitjet e dheut dhe fajesojne qeverine qe nuk e ka rindertuar. Po moj gazetare harrove valle se jemi ne kapitalizem dhe shtepia eshte prone private. Perse duhet te paguaj une per shtepite e botes. Une shtepine time e kam blere me leket e familjes time pa asnje ndihme nga shteti. 5. Gazetaret na jane bere prokurore, gjyqtare e police, japin mendime sikur vetem ato i dine problemet, ne kohen kur keto bezat apo mezat, etj., paguhen per te bere punen e gazetarit dhe jo mashtuesit e provokatorit ne media. E shume e shume te tjera qyfyre qe i shofim cdo nate ne top. Keto gjera duhet te marrin fund. Per kete duhet qe kontrolli i medias te jete i ashper, per te zbatuar me korrektese ligjin. Mediat shfrytezojne pasurine kombetare (frekuencat) ne kohen qe kete pasuri duhet ta veme ne sherbim te qytetarve e jo te krimit.

        Lini një Përgjigje