Përse shqiptarët bëjnë më pak fëmijë?

16 Nëntor 2022, 21:50Sociale TEMA

Përse shqiptarët bëjnë më pak fëmijë?

Rënia e numrit të lindjeve në tre mujorin e tretë të 2022, me 19.6%, nxori edhe njëherë në pah, ndryshimin e familjes tradicionale.

Në Shqipëri, familjet e reja e reja po lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

“Çiftet sot kanë tendecën të krijojnë një familje bërthamë, me pak anëtarë të shkëputen nga familja e tyre e madhe dhe e nisin shpesherë krijimin e familjes me borxhe dhe hapat e mëtejshëm mendohen më thellë, më gjatë dhe bëhen ato llogaritjet”, tha sociologia Marsida Simo për Euronews Albania.

Pandemia, kriza energjitike, rritja e çmimeve dhe pagat e njëtja, janë disa nga faktorët që shumë çifte nuk mendojnë të kenë më shumë se një fëmijë.

“Bëjnë ato llogaritjet që më mirë një fëmijë dhe ia plotësoj të gjitha sesa të bëj një fëmijë tjetër dhe t’i përgjysmojë, ka ende çifte që mendojnë 2 ose 3 fëmijë, por që të ardhurat e tyre janë më të larta. Koha është e limituar për të sjellë në jetë një fëmijë”, theksoi ajo.

Sociologët thonë se shumë shpejt do të zhduket familja tradiconale, për të pasur shumë fëmijë, e më pas fëmijët kujdesen për prindërit me vonë.

“Nuk ndodh sot me prindërit e rinj, nuk i shikojnë më sesi ata që do t’i mbajnë’ por si individë që kanë jetën e tyre”, sipas Simos.

Sipas të dhënave të INSTAT,  lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 në Shqipëri lindën vetëm 6.172. Një shifër më e vogël se e njëjta periudhë e një viti më parë.

10 Komente

  1. A
    Aron

    Po te paret tane qe nuk kishin kushtet e stome e qe benin nje tabor me femije, po le se jane justifikime, se keta te sotmit nuk duan kokcarje, sepse jane mesuar me kondita te mira.

    1. N
      Na mbyten injorantet

      More debil te paret tuaj kishin siguri nga Qeveria komuniste. Te paret oerpara jane si te ne Afrique ku bejne nga 10 femije Dhe 8 vdesin nè femijeri. Me written arsimore dhe progresin shoqeror bie dhe numri i femijeve. Te besh 10 dhe ti leshosh rrugeve si gabel eshte kollaj.

      1. e
        emigranti-gjermani

        Atehere i bie qe nga koha e komunizmit njerzit ishin me te pasur. Si nuk e pranon qe njerzit sot jane egoiste duan jete rehati dhe jane dembele. Se qe te besh femij duhet ti rrish ne koke 24 ore. Atehere smund te rrish kafeneve. Po kjo gje eshte e pamundur per Shqiptaret. Plus qe grate sot duan te bejne karriere atehere nuk ishte ashtu. Vetem mos me thuaj se skane kushte ekonomike se kjo eshte justifikim qe sdegjohet me.

        1. P
          Petrit

          Egoizmi i prinderve (e duan shume veten sa nuk mendojne qe te sakrifikojne ) dhe ndryshimi i menyres se jetesese eshte nder me kryesoret, Pastaj prinderit e rinj e dine qe sado femije te bejne nuk do ta kene perkujdesjen e femijeve sic ishin brezat e meparshem. Mirqenia, apo mungesa e parave ketu nuk hyn fare po fare.

          1. k
            kanadezi

            Na mbyten injorantet- e ke thene shume sakte duke i vene vetes kete nofke. Sipas teje, ne kohen e komunizmit paskemi pasur nje jete te sigurte nga qeveria dhe se ciftet paskan bere nga 10 femije nga te cilet 8 u paskan vdekur, njesoj si ne Afrike. Se pari, duhet thene se me siguri zotrote nuk e ke jetuar ate kohe, prandaj nuk e ditke se ajo "siguria" ishte e diskutueshme. Te tere kishim te njejten page, me te cilen mezi mbulonim shpenzimet mujore. Nese do kishte ndonje gje qe duhet tia kemi zili komunizmit ka qene kujdesi shendetesor, cilesia e shkolles dhe mungesa e kriminalitetit. Te tera te tjerat kane qene vaj medet. Njerezit, sodo te afte qe mundet te ishin, kishin kufizime drastike ne mundesite per te bere nje jete me te mire, pasi ishte e ndaluar me ligj prona private, qe eshte themelore per te krijuar mundesira ekonomike. Nuk ka lidhje progresi kulturor i nje individi me numrin e femijeve qe kane. Nje kolegu im ketu ne Kanada, ka 13 kalamaj dhe eshte inxhinjer, pra i shkolluar e me ngritje kulturore. Ka shume si ai ketu ku jetoj qe mbase nuk kan 13 kalamaj, por kane me shume se sa 2 apo 3 femije. Per te suportuar familjen, ai u zhvendos ne fshat ku ka nje ferme te vogel ku mban bageti e shpende si dhe kultivon zarzavate kur koha e lejon. Problemi eshte se rinia e sotme kerkon te beje karriere dhe pastaj te fillojne te bejne kalamaj, pa e kuptuar se koha per te pasur femije iken me kalimin e viteve. Per mua, lindja e femijeve te mi ka qene nje shtyse me e madhe per te krijuar mundesira materiale per ti suportuar ata derisa u rriten dhe sot jane te zotet e jeteve te tyre. Per mua dhe nenen e tyre, eshte kenaqesi qe ti shikojme arritjet e tyre, ne krijimin e familjeve dhe ne niperit e mbesat qe na kane dhene. Nuk thone kot se femija eshte dhurata me e madhe qe Zoti i jep njeriut. Lum ai qe e kupton kete gje ne kohe.

        2. R
          Rush

          Thjesht, nuk ju ngrefet mo hic.

          1. E
            Emma

            Nuk eshte ke llogaria jooo, eshte ke trute e kokes! Egoizmi e distancimi nag pergjegjshmeria jane dy faktoret kryesore qe karakterizojne mentalitetin shqiptar. Nuk iu del llogaria sepse duan te jene te lire e te mos kene detyrime e kalamaj neper kembe qe tu marrin kohen, qefet e pordhet e klubeve, makinave e jetes se shfrenuar. Popull bastard.

            1. E
              E drejte dhe e sakte..

              E sakte .. Gjithsesi Si ato qe bejne nje e me shume ,,Si ato qe nik bejne so takohen te gjithe ne Qiell... Mbase e kane te menduar te bejne me shume ne Jeten e dyte ,sic flitet neper Kisha dhe Xhamia . Heeeee

              1. s
                shqip

                Emma me dy "m"-po zotrote cfare lloj bastade je? E fillove mire komentin per te degjeneruar ne sharje per popullin.

              2. N
                Ndoshta sepse nuk kan Gruan e Vertete

                Vet, do deshiroja te kisha shume femije nqs ....................

                Lini një Përgjigje