Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, eksperti i punësimit Erion Muça është shprehur që në Shqipëri ka një numër të lartë punonjësish të huaj të cilët punojnë në mënyrë informale.
Sipas tij ka rreth 15 mijë të huaj sot në Shqipëri të cilët qëndrojnë në mënyrë ilegale dhe nuk e dimë se me çfarë merren, ku strehohen, punësohen apo angazhohen ku munden.
Gjithashtu eksperti i punësimit Muça përmendi faktin që numri më i lartë i emigracionit të brendshëm është informal, nuk është i legalizuar, nuk kalon përmes sigurimeve shoqërore, pavarësisht përpjekjeve për formalizimin e sektorit të bujqësisë, ai mbetet sektori me informalitetin më të lartë në vend. Por sipas tij, ka një tregues, për individët që vijnë nga vendet e rajonit për të punuar në Shqipëri.
Kështu për vitin 2022 kanë qenë rreth 2500 punonjës sezonalë që kanë ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që janë punësuar kryesisht në zonën bregdetare.
Për ekspertin, nevojat e punës në Shqipëri plotësohen në 99 për qind të rasteve nga punonjës vendas. Të gjithë skenarët për ardhjen e të huajve për tu integruar, janë nisma për rezultate të dështuara, numri i tyre është shumë i ulët në Shqipëri. /abcnews.al/
Shumica vijne per ne perendim ...presin sa tu krijohen mundesite
Perderisa ky gjatoshi hap cdo vite nga 300 mije vende pune pse mos te punesohen dhe te huajt. Shqiperia po behet globale dhe perendimore fal zemergjeresis se Rames qe vjedh pa hesap por hap edhe vende pune cdo vite edhe me shume. Biles nuk ka punetor tamam te bej punen se pune dhe leke ka pa hesap.
Përse sot pas 32 vjetësh nuk punësohen shqiptarët ?.....Sepse Meksi ,Ylli Bufi , Ilir Floriri ,Fatosi ,Pandeliu, B.Fino ,EDI KAPEDANI , e SLI SHEJTANI .thon se nuk kan lek për ngritur fabrika ,jemi në kapitalizëm,vetë veshin kostum firmato me makina lusi të blinduar dhe me vila baraz me një uzinë !....në ,kur ndihmat e BB dhe FMN -së ,ca shkonin nëpër xhepa të pushtetarve ,një kacidhe për infrastrukturën dhe ushqimin e popullit që të mos vdesë për bukë ,Sa për zhvillimin dhe punësimin nuk ja kan idenë ,asnjë qeveri rrotatvive ska bë gjë ,për punësim njerzve ,veç punësimit në fasone të skllavrisë Iliri Floririt me 500 l/dita .Qeveritë nuk kan bë asnjë studim madhor që shqiptarët të ndërtojnë fabrika e uzina ,të punësohen dhe prodhojnë vetë mallrat ,ose drejt me thënë s'kan as idenë për ngritur fabrika, uzina e kombinate si Enver Hoxha ,të zhvillonin vendin dhe ,e të konkuronin me botën e jashtme me prodhimet Made In Albania