Lindshmëria në nivelet më të ulëta historike, “shuhet” Gjirokastra

14 Nëntor 2022, 18:35Sociale TEMA

Lindshmëria në nivelet më të ulëta historike,

Lindjet në vend kanë rënë në nivelet më të ulëta historike që nga themelimi i shtetit modern shqiptar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 3-mujorin korrik-shtator në vend lindën vetëm 6172 bebe, 1502 më pak se një vit më parë duke u tkurrur kështu me gati 20%.

Kryeqyteti është qarku që tashmë përbën 1/3 e të gjitha lindjeve të reja, me 2 172 foshnje, pasuar nga Durrësi. Ndërsa në fund renditen Kukësi, dikur një prej zonave me lindshmërinë më të madhe për frymë, dhe Gjirokastra. Kjo e fundit me vetëm 90 lindje në 3 muaj, apo vetëm 1 në ditë.

Megjithëse në rënie, krahasuar me dy vitet e shkuara, numri i vdekjeve mbeti më i lartë se periudha e para-pandemisë me 5130 vdekje nga 5008 në 2019.

Kjo është një situatë e vazhdueshme në vendin tonë, që ka bërë që numri i vdekjeve të jetë më i madh se numri i lindjeve, edhe pse ndikimi i pandemisë Covid-19 është minimal. Për këtë vit, shtesa natyrore e popullsisë ishte -372 banorë.

Projeksionet e INSTAT, në skenarin e tyre më negativ, llogarisin që popullsia e vendit të bjerë në 2,6 milionë njerëz deri në vitin 2031. Por, rënia e lindshmërisë dhe fenomeni i emigracionit po shfaqin një ritëm edhe më të shpejtë të shpopullimit. 

3 Komente

  1. N
    Nafija

    Qijini grate se do na mbysin jevgjit. Mehmet Shehu.

    1. L
      Lymi Tutit

      Ulja e lindjeve dhe emigrimi (besoj) ne masen me te madhe i moshave deri ne 40v,po sjell me ritme te shpejta edhe plakjen e popullsise ! Po te konsiderosh edhe faktin qe mosha mesatare e popullsise,ka ardhur dhe vjen ne rritje, "segmenti" i pensionisteve do te (po) rritet me shpejt se sa i atyre te punesuar.......... Si do te mundet shteti te perballoje fondin e pensioneve,natyrisht ne "kurriz" te investimeve dhe financimeve publike !,Pra,me konseguenca edhe ne zhvillimin ne teresi te vendit dhe shoqerise ! A ka qeveria nje prognoze,per kete fenoment aktual,ku do te jemi ne vitin 2030 ??1!! Institucioni i Statistikave duhet te beje prognozen dhe ta vere ate ne dijeni te publikut dhe ne sherbim te qeverise dhe politikes ! Perndryshe eshte "ecje ne erresire" ! Lymi Tutit

        Lini një Përgjigje