Fshati i ‘pleqve’ në Librazhd, largohen jashtë vendit mbi 60% e banorëve

14 Nëntor 2022, 18:07Sociale TEMA

Fshati i ‘pleqve’ në Librazhd, largohen jashtë vendit mbi

Dikur numëronte 3000 banorë ndërsa sot jo me shume se 700 dhe pjesa me dërrmuese e te cilëve janë me shume se 60 vjeç. Kjo është situata në të cilën ndodhet fshati Mirakë ne njësinë Polis pranë bashkisë së Librazhdit dhe kjo për shkak të emigracionit që gjate viteve të fundit ka prekur masivisht edhe këtë zone.

Në zonë sheh shtëpi me dyer e dritare të mbyllura dhe rrugë të boshatisura. Papunësia është shkaku i largimit të më shumë se 60% të popullsisë nga ky fshat. Banorët e mbetur tregojnë se nga fshati nuk janë larguar vetëm të rinjtë.

“Shume kanë ikur nga fshati, të rinj e te reja, s’kanë punë. Kanë ikur në Gjermani, Itali, Angli”, tha një zonjë.

“Sa mbarojnë shkollën e lartë, punojnë dy tre muaj se gjejnë veten dhe ikin.  Shumë ikin në Gjermani”, u shpreh një tjetër banor i fshatit.

Mungesa e banorëve ka vënë në vështirësi edhe ato pak biznese të zonës.

“Ka ranë mbi 60-70%, ka mbetur vetëm pleq do marrin asistencën do vinë dy tre ditë të prishin ato lekë e pastaj do ngelen hiç fare”, tha një banor.

Edhe kryeplaku i fshatit ngre të njëjtat probleme sociale.

“Po shpopullohet. Të rinjtë kanë ikur, arsyeja është se s’ka punë, s’ka të ardhme”, u shpreh Myslim Skodi.

Dikur kjo zonë rurale ishte shumë e frekuentuar nga banorët e Elbasanit, për tu larë gjatë rrjedhjes së Shkumbinit, por sot është braktisur edhe nga banorët e saj.

3 Komente

  1. b
    birce

    Ne pergjithesi fshatrat jane braktisur bile dhe ne diktature njerzit tentonin por nuk mundnin, logjika eshte e thjeshte nuk duan te meren me buqesi dhe te behen coban me dele.

    1. T
      Taulant

      Jo vetem fahatrat jane braktisur po edhe qytetet po kthehen ne fshatra.

    2. S
      Shqiptari

      Per nje njeri qe nuk e ka idene se ku ndodhet ky fshat,mendon se te rinjte kane tere mundesite ne kete zone dhe kane zgjedhur te emigrojne. Ky fshat,Mirake qender,Polis Mirake ,Polis Gistime,Plis Vale,Plis Gureshpat,Vilan,Vasjan dhe lagje te tjera,perveç natyres mahnitese mes rrjedhjes se Shkumbinit dhe perroit te Gistimes,Pyjeve dhe njerezve te mrekullueshem nuk mund te ofroje asgje per mijera te rinje,Prej 25-30 vitesh shume te rinje te kesaj zone emigruan ne Angli.Vit pas viti ata terhoqen njeri-tjetrin dhe çdo shtepi ka nje apo disa femije ne Angli.Ne tere keto fshatra te kesaj njesie kane pothuaj te gjithe kane ndertuar vila te bukura 2-3 katshe moderne. Jane disa mundesi si krijimi i tufave re blektorise,ngritja e Bujtinave,resorteve apo lokakeve te sherbimit.Ngritja e plantacioneve me geshtenja,arre,lajthi.Mund te ngrihen rezervate te troftes se eger dhe restorante. Por kjo me siguri di ndodhe shume shpejt. Sigurisht qe tere keta te rinj qe kane investuar ne ngritjen e ketyre vilave,pemtoreve,tufave dhe lokakeve demo kthehen nje dite .Dhe atehere Miraka dhe tere Poliset do te gjallojne perseri.

      Lini një Përgjigje