Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar me 40 orë pune publike për shkak të ndërtimit pa leje të një objekti 2 katësh në fshatin Petrelë.
Report Tv ka siguruar dokumentin e prokurorisë që tregon se më shumë se një vit më parë, më 23.09.2021 u mor njoftim se po kryhej ndërtim pa leje.
Pasi policia ka shkuar në fshatin Petrelë, është konstatuar një objekt i papërfunduar, dy katësh me kolona betoni ndërsa në atë moment nuk po kryheshin punime ndërtimi.
Report Tv ka siguruar edhe fotografinë e objektin që po ndërtohej. Pas hetimeve, në kërkesën që prokuroria i dërgoi gjykatës thuhet se objekti i përkiste Mimoza Ahmetit.
Por poetja ka deklaruar se punimet janë kryer në vendin e shtëpisë së saj ekzistuese që u shemb nga tërmeti. Ajo pretendonte se kishte marrë lejen e rindërtimit dhe punimet ishin kryer nga muaji maj i vitit 2021.
Por në përgjigje të prokurorisë, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit pranë Bashkisë Tiranë informon se ‘nga verifikimi i sistemit elektronik e-lejet konstatohet se nuk ka aplikim për leje ndërtimi, rindërtimi apo rikonstruksioni dhe riparimi të ndërtesës së dëmtuar nga fatkeqësia natyrore’.
Ahmeti u bë kështu rasti i dytë i personazheve të njohur që dënohet për ndërtim pa leje pas këngëtarit Bojken Lako.
Për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama.
Ai akuzoi Prokurorinë e Tiranës se po godet më të dobëtit, ndërsa po favorizon oligarkët e ndërtimeve pa leje dhe lë të patrazuara dosjet me evazion dhe fitim miliona dollarë.
“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara!
Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike”- shkruan Rama.
Mos kryeminister se pastaj te akuzojne se sulmon prokurorine. A nuk e ke ti nen kontrolle sistemin gjyqsor aaaa?!
Po nuk e ka o koqe! A jeton ti në Shqipëri të dish cfarë u bë me ligjet e reja?? SPAKU dhe prokuroria janë në botë të lirë tashmë, demek të pavarur. Por të mbytur nga korrupsioni dhe krimi.
Rama nuk ja ka idene, ai jeton jashte shtetit...lol = Ky Rama qe nderton Bunker ne Surrel, hap ekspozita ne orar pune dhe fut ne burg ata qe nuk paguajne dot dritat....nuk nderhyn ne punet e drejtesise...... = lol, al baniston
Te Qifte Breshka, Ne mes te Shiut, Me Karn e Ramiut, O Bythqiri Saliut.
Jam plotesisht dakort.
Normalisht eshte ndertim pa leje e pastaj se eshte Moza...pa lidhje...hajde beje ne perendim hajde ....ktu sdo tja dije kush se kush je....pastaj po tatime a ka aty kush e ndertoi a ka paguar taksa e puntoret a jane te siguruar? Keshtu funksionon jo bjeri ti bime...
Kush eshte drejtor/drejtoreshe e planifikimit te territorit ne bashkime Tirane?
Kur flasim per drejtesi kjo duhet te jete e barabarte per te gjithe dhe jo selektive, sa per rastin konkret cfar i kushtonte Mozes te nxirte lejen sepse po nderton shtepi jo nje ballkon apo nje dritare si cberi Bojken Lako dhe u denua.
Pse kush esht kjo gjys e çmenmja qe u dashka toleru nga ligji ? Rama mos boj sikur esht Zot i Shqiperise e te toleroje ato qe i do suma se jane psikopate si ai vete . Sipas shkalles se fajit le te marri denimin .
Prokuroria ka vepruar drejt.K/ministri ja ka fut kot.Ose eshte informuar gabim ose ka filluar te bej zotin ne toke dhe kjo e dyta eshte e rezikshme
Prokuroria ka vepruar drejt.K/ministri ja ka fut kot.Ose eshte informuar gabim ose ka filluar te bej zotin ne toke dhe kjo e dyta eshte e rezikshme
Po mo 1, kryeministri po thotë që veprimi është i dënueshëm, por prokuroria dhe gjykata të shohi më parë ato që e kanë thyer ligjin me të dyja këmbët. Mos e lexoni fjalën e kryeministrit përgjysmë. PS, sa për kryeministrin smë plas fare por citoni tamam.
O Kapsllik po prandaj rri ne pushtet edi rama se ka debila si puna jote edhe te tjere qe e besojn edhe kur ai vet nuk i beson mashtrimeve te veta.Po pse sdel te kritikoj prok kur del alqi bllako nga burgu po per inceneratoret po per naften qe eshte me e shtrenjta po per Lalin qe po i q. Nenen tiranes po per korrupsionin neper zyra te shtetit qe te rrujn leket e ste mbarojn as pune
Nje nderhyrje e paprecedente ne drejtesi nga ai qe pritet te jete mbeshtetesi I saj.
Cila është nderhyrja ketu? Na e thuaj edhe ne. Mos na ler të vdesim injorante. Të të vije pak gjynah per ne fakiret. ESi po thotë: "Çfare po bën prokuroria me dosjet tona, qe ja kemi çuar ne, per vjedhje kolosale?" Apo nuk ka të drejtë të pyesë? Ju e dini.
Ligji duhet te jete i barabarte per te gjith sepse keshtu behet drejtesi jo ca te ligjit e ca te Maliqit sic veprohet rendomte ne Shqiperi prandaj kemi mbetur kaq mbrapa. Nje here del nje kengetar (Gjoka) tape ne makine ndalohet dhe medja i del ne mbrojtje, heren tjeter nje tralala tjeter (Lako) hap nje dritare pa leje perseri media ne kembe tani Moza llastica nderton shtepi pa leje.
Po shum e drejte . Jam nje nga tre te demtuarit ( mbi 1 milion e 200 mije lek deme ne makinen time te parkuar ) e atij aksidentit qe beri Aleksander Gjoka i droguar ( jo i dehur si e nxori policia ) e e nxoren dhe asnje siguracion spaguan se ai skishte letra . Hidhe ne gjygj thone ate vete . Ai ska as morra se parate droge i ka . Me thoni ju qe e mbrojtet me aq zell cdo benit po te ishit ne vendin tone se jemi tre pronare automjetesh te demtuara te parkuara
Po kjo mashtrusja sapo e bleu një shtëpi ne Paris, ta provojnë me e nderru një dritare pa leje,ta shohin po se shkërdhejnë para e mbrapa e s'ka kokë ministri ti dali zot.
Po ca mashtruese ajo eshte e cmendur . Ajo ka thene ne gjygj qe fola me yjet ne kozmos lart e ma dhane ato lejen . A e njihni Mozen ju qe komentoni . E ka denu Zoti ka 30 vjet
Po pse duhet te beje lajm , denimj i Ahmetit. Te gjithe njeeezit jane te barabarte para ligjit, qofshin poete, kengetare etj….
Po ça restraurimi nga termeti??? Kjo po beka shtepi te re nga themeli… edhe pa lejeee????!!!!
PO MIRE MO QE E DENOJNE KET POETEN MIMOZA AMETI PO PSE NUK E DENOJNE DHE ALEKSANDER CIPEN. KI SI MIMOZA AMETI PO NGRE SARAJTE KTU NE FSHATIN NE PILUR PA LEJE. APO KI ALEKSANDRI ESHTE SERVIL I PUSHTETIT. E KA MIK KRIEMINISTRIN DHE KRIETARIN E BASHKISE GJERGJI GORON. NE KA LIGJ DUHET PER TE GJITH NJESH. PA DALLIM. KI ALEKSANDRI PERFITO, VJE NE PILUR SI I FORTE, PA LEJE NDERTO. EDHE BYRAZERI TIJ KA NGRIT PA LEJE SHPIAN KTU NE PILUR.