Anna Kohen vjen nga një familje hebreje, por me krenari thotë se është puro vlonjate. Familja e saj hebreje u vendos në Vlorë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lulja e Vlorës, kështu e thërrisnin Annën të vogël, në qytetin që ajo u lind dhe kaloi fëmijërinë. Sot i ka kushtuar një libër, si një dhuratë për brezat e ardhshëm të familjes së saj, por edhe një mënyrë për të nderuar familjen shqiptare që strehoi familjen e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe gjithë shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë.
E ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zonja Kohen, foli për librin, por edhe për dashurinë dhe mirënjohjen e madhe ndaj Vlorës, dhe gjithë Shqipërisë.
“Libri është pritur shumë mirë. Titullin Lulja e Vlorës, e zgjodha sepse kur mamaja ime ishte në Vlorë kishte 4 fëmijë. Mes tyre njëra isha unë. Edhe i thoshin sa të mirë i ke fëmijët Nina, sidomos Enin, se kështu më thërrasin ata që më njohin që kur isha e vogël. Sa e mirë është Eni, Lulja e Vlorës. Kur shkruajta librin, mendova ky është një titull i përshtatshëm. Kur shkova për promovimin e librit në Vlorë, binte shi, por njerëzit ishin mbledhur të gjithë me lule të më takonin. Ishte aq emocionuese, sa nuk më pushonin lotët. Të gjithë më thonin Lulja e Vlorës.
Ne kemi jetuar në një rrugicë që të gjithë e njihnin si rruga e çifutëve. Po për ne ishte një fyerje. Na vinte keq kur na cilësonin çifut. Por ne aty kemi jetuar shumë të lumtur. Kemi qenë disa familje izraelite bashkë. Nga Janina e Greqisë, dhe ishin të gjitha familje të quajtura Romaniotë. Është një titull hebrenjsh të tjerë që ka ekzistuar që në kohën e bizantinëve, por jot ë gjithë e njohin. Prandaj unë e kam treguar me hollësi në libër.
Fillimisht të gjithë hebrenjtë u vendosën në Vlorë. Vlora kishte mundësi biznesi, por është njësoj sikurse ndodh edhe me shqiptarët jashtë vendit, një familje tërheq të tjerët. Në rrugicën tonë kush kalonte na përshëndeste. Ne kishim edhe një biznes edhe pse në kohën e komunizmit bizneset private nuk lejoheshin. Gjyshi im rregullonte rroba.
Njerëzit në atë kohë njerëzit kishin vetëm një kostum, vinin aty ndërronin ngjyrat dhe kështu krijonin një kostum të ri, sepse nuk kishin mundësi që të blinin një tjetër. Ky biznes ishte kaq i rëndësishëm që edhe shteti e la të lirë. Njerëzit vinin nga të gjitha anët e Shqipërisë. Unë jam vlonjate puro.
Babai gjyshi dhe gjyshja, kanë ardhur nga Janina në Shqipëri. Në atë shtëpinë e vogël, kishte një kazan të madh dhe aty ngjyroseshin rrobat. Por përveç rrobave babai, ishte shumë i zgjuar. Panë që ishte e nevojshme për shami. Të gjithë vendosnin shami të zeza. Ata menduan një zanat të ri, të bënin shami por me ngjyra. Punëtorët ishin fëmijët. Të gjithë punonim në zanat. Vëllai im dhe unë, të dy po stamponim, babai na tha: ju do të mbaroni kur do të mbarojë boja. Afër kishim një oxhak. Të dy vendosëm që do ta mbarojmë ne bojën. Dhe e hidhnim në hi. Kështu punonim pak më pak. Këto zanate na kanë mbajtur nga ana financiare.
Kishte raste kur ata që vinin në dyqan nuk kishin para. Por babai kurrë nuk ia prishte qejfin, gjithmonë i jepte. Por edhe fshatarët, tregoheshin gjithmonë mirënjohës. Na sillnin çfarë kishin në shtëpi.
Unë e kisha peng në zemër të ndërroja emrin e rrugicës, që mbante emrin çifut. Dëshiroja të quhej rruga e hebrenjve. Kështu në një pllakë, vendosa të gjitha emrat e hebrenjve që jetonin në atë rrugicë. Ishin 10 familje. Kjo ishte ëndrra ime. Kur erdha në Shqipëri me ndihmën e ministrisë së Jashtme në 2006 kemi bërë dy aktivitete në të njëjtën ditë. E para ishte për rrugicën. Më ndihmuan shumë parodistët e Vlorës, ku u mblodh gjithë qyteti. Rruga e çifutëve ishte një ofendim për ne, tani është rruga e hebrenjve. Ëndrra ime u bë realitet”, u shpreh zonja Kohen në Dritare TV.
Ana saktesisht thotë kujtime që rrjedhin nga ngjarje të përjetuara. Shpesh më duhej të shkoja tek lagja ku banonin hebrejtë, ndoshta kam kontaktuar edhe me babain e Anës sepse im atë kishte lidhur mardhënie këmbimi me interes reciprok. Unë nuk di në se ishte vetëm babai i Anës që rregullonte rroba në atë lagje pas sahatit dhe ish mapos së vetme te Vlorës, por di të them me saktesi se nga dora e mjeshtrit të rregullimit të rrobave kam veshur disa vite rrjesht, deri sa trupi im doli jashtë përmasave të një palltoje treçerekshe e cila ishte punuar me lesh delje enë argali ku endeshin edhe qilima, prokofë velenxa. Duhet të ketë qënë viti 1952 ose 1953, vjeshtë. Kur së bashku me tim ate kemi shkuar për të marrë disa rroba të tilla të cilat mjeshtri hebre i kishte prerç dhe qepur e zbukuruar me përforcime tek duart, jakën dhe me një gjysëm rrip mbrapa palltos të gjitha të mbbuluara me një rrobë me ngjyrë të jeshile të errët e cila jo vetëm e zbukuronte estetikisht në akord me modën e kohes por edhe e përforconte sepse ishte një rrobë "doku" quhej atëhere që përdorej kryesisht në rrobat e ushtrisë. Në këmbim të shpërblimit të kostos së punës tradicionalisht jepnim një mushkë me dru zjarri. Më kujtohet shpesh kur im atë vinte nga Vlora me disa "pite' kraker të pjekura diçka e ngjajshme me pitet e picave të sotme por më të thata e te forta të cilat kishin disa valëzime ose shpime me pirua qe më pëlqenin tej mase, po kështu edhe shtëpia ku banonin dhe punonin, nuk harroj rrugën përbri saj te shtruar me kalldrem dhe dritaren e ulët në perëndim të derës hyrëse ose në krahun e merkatos. Vonë, pas me shumë se rreth 15 vitesh kam patur njohur një djalë hebre por tashmë në moshë të rritur, punonim në të njëjtën ndermarrje, shëmbull në korrektesë dhe mardhëniet shoqërore. Kujtime të cilat kanë vlerë për ndertimin e mardhënieve të sinqerta, pa asnjë paragjykim edhe për arsye tën moshës, por edhe vlerësimi në familje sa herë që përmëndeshin kur e binte rasti.