Qeveria Rama synon që brenda këtij mandati ta çojë në 100% rritjen e pagave për mjekët. Lajmin e bëri të ditur kryeministri gjatë përurimit të spitalit të ri Infektiv në QSUT. Me buxhetin e ri të vitit 2023, Rama tha se rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do të shkojë në 70%, e më pas rritja në 100% synohet deri në përfundim të mandatit.
“Brenda këtij mandati ta çojmë në 100 për qind rritjen e pagës, në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos na ndodhë ndonjë katastrofë që të na detyrojë… ta spostojmë fondin,” tha kryeministri Edi Rama.
Spitali i ri i “Infektivit” në QSUT është përuruar sot pas disa muajsh në proces rikosntruksioni.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e përurimit bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu, është shprehur se godina e re është një formë shprehjeje e mirënjohjes për mjekët dhe infermierët, për punën e palodhur që bënë gjatë pandemisë.
Sa i përket kësaj të fundit, Rama e cilësoi si një histori të madhe suksesi pasi stafeve spitalore u desh të përballeshin me “sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar”
“Nuk duhet lënë rast pa e shprehur respektin dhe mirënjohjen. Kjo godinë është shprehje e mirënjohjes.
Çfarë u bë një histori e madhe suksesi për gjatë luftës me një armik të padukshëm, të mos mbetet thjesht një episod falë lidershipit të mjekëve me më shumë eksperiencë por edhe të trashëgohet te brezi më i ri si frymë e patjetërsueshme.
Ky investim do të shërbeje për të krijuar një sens më të fortë skuadre që e tregoi veten në momentin më tragjik për vendin, në sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar…”
Kjo eshte Shqiperia qe duam dhe Qeverria e duhur qe po ja ndryshon faqen Historise Shqiptare
Nga e inaguroi, nga sarajet e Surrelit apo Brukselit, brena manatit, lol... = lol
Për spitale dhe për shkolla, asnjëherë nuk është vonë….. Nl 1949, kur Konrad Adenhaurer u zgjodh president i parë (pas luftes dyte boterore) i Gjermanisë Federale, mbasi degjoi të gjitha problemet dhe hallet që kishte shteti i tyre në ato kohë, vendosi duke vënë edhe VETON, që rindertimi, do të fillonte duke investuar për BREZIN E RI, me çerdhet, kopshtet, shkollat, universitetet dhe….SPITALET, ….dhe prandaj, Gjermania është Gjermani dhe është në majë ku të gjithë duan të shkojnë
Leri pordhet z.k/minister.Regullo sherbimin shendetesor se une pensionisti kam paguar 1000 euro per heqjen e perdes te syte dhe 4500 euro te sp.gjerman per nje unaze ,jo se desha te privati po se kur te vinte radha te shteti une do kisha vdekur.Per keto te komentojne zoterinjte se bravo gjigant une kam 80 vjet qe po them dhe ku ishje asgjekundi