‘Të tretët në botë për diasporën’, Forbes: 30.7% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit

16 Nëntor 2022, 17:22Sociale TEMA

‘Të tretët në botë për diasporën’,

30 për qind e shqiptarëve të lindur në Shqipëri jetojnë në emigracion.

Shifra është publikuar nga revista Forbes, që ka renditur vendet me numrin më të madh të diasporës në raport me popullsinë totale të vendit.

Forbes ka analizuar vendet me popullsi mbi 750 mijë banorë. Në këtë listë, Shqipëria renditet e treta, me 30.7 për qind të popullsisë së lindur brenda kufijve, që aktualisht jetojnë jashtë.

Me rreth 1.2 milionë emigrantë, Shqipëria lë pas në këtë renditje vende si Siria, Moldavia, Armenia dhe Xhamajka.

Nga rajoni vetëm Bosnja është me diasporë më të madhe se Shqipëria, me 34 për qind të popullsisë së saj. Në vend të parë është Guajana me 36.4 për qind.

5 Komente

  1. p
    petrit

    e gjithe bota emigron, kjo eshte nje nder 5 lirite themelore te njeriut sot dhe asgje e keqe nuk ndodh, njeriu gjithmone kerkon nje jete me te mire, ketu ku une jam ne usa- ka ghermane, irlandeze, cifute holndeze etj etj qe vazhdojne dhe vijne cdo dite, jane edhe me shkolle edhe pa shkolle, dhe vijne edhe pse vendet e tyre jane shume me te zhvilluara nga shqiperia. kjo loja me " po boshatiset vendi' eshte loj e politikaneve , zuzare qe duke perdore kete gje, gjoja kujdesen per popullin, atdheun kur nderkohe femijet e tyre i kane jashte. mandej nuk eshte e vertete qe shqiperia eshte ne vendin e trete per emigrim. ketu ka me miliona domenikane, kolumbiane, peruane, grek, polake etj etj qe vazhdojne dhe vijne cdo dite. gazetare qe shkruani ketu dhe kushdo tjeter- mos e njoolosni atdheun tauaj, memedheun tuaj, se kur ti shan dhe njollos vendin tat mendo se cfare te tjeret mund te bejne. boll me me keto" informata' boll me me krime, boll me me droge( te paret ne bote) boll me me mafie, boll boll.

    1. xhemal

      Po' shqipetaret Jane te lire te levizin..e shkojne ku jetohet e punohet me mire..kjo do vazhdoje edhe per 25 te tjere (me kete ritem,per shume arsye e mbi te gjitha ekonomike ,psikollogjike por edhe per arsye te bashkimit te familjes,dhe deshira e madheper tu pasuruar shpejt).asnje lloj qeverie nuk mund te arrije per nje kohe te shkurter te afroje mundesi jetese si ne vendet e zhvilluara..ndoshta duhet nje strategji kombetare pa' dallim politik per zbutjen e emigrimit..mos te harrojme se jemi ne Europe te pakten per te levizur e kjo rrit shume veshtiresine qeverisjen e levizjes.europa eshte e plakur e kerkon fuqi punetore te re e te kualifikuar..ky eshte nje faktor terheqes per shqipetaret..Jane edhe shume arsye te tjera..progresi ne tere fushat do zbusi emigrimim...megjitheate duhet te themi se emigrimi sjell edhe te mira.mos te shikohet si nje e keqe e madhe.nje faktor i rendesishem eshte krijimi i frymes pozitive nga te githe forcat politike,sindikatat,shoqatat,mjetet e informimit etj per te krijuar fryme besimi . .

      1. S
        Sara

        ia fusin pordhes kot, ne Shqiperi nuk jetojne as 13 % e te gjithe shqiptareve ne bote, pavaresisaht nese keta quhen shqiptare apo jo....

        1. S
          Shtriga

          Merren në konsideratë veç ata të lindur në shqipëri dhe që më pak kanë emigruar.

        2. N
          Noci

          Pse si kujtuat se do zhvillohet vendi yne me forcat tona. Asnje shtet nuk eshte zhvilluar vete por sidomos kane qenë emigrantet ata qe i kane dhene diten me te madhe .Fatkeqësia Jone ka qenë politika e mbrapshtë qe tranzicioni yne nuk po mbaron kurrë

          Lini një Përgjigje