Daily Mail i ka dedikuar një shkrim ekskluziv një fshati në Shqipëri i cili sipas tyre është i ndërtuar plotësisht me paratë që vijnë nga Anglia.
‘Mirë se vini në Muzhak, ku ÇDO familje ka një të afërm që dërgon para në shtëpi për të paguar për shtëpitë e tyre komode – pasi largohen për të fituar 6-fishin e asaj që mund të marrin në shtëpi. Ky është fshati i vogël në kodrat shqiptare ku të gjitha shtëpitë komode dhe moderne janë ndërtuar me paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët që hyjnë ilegalisht në Britani”, kështu e hap lajmin e tij ekskluziv tabloidi britanik.
Muzhaku piktoresk ka një popullsi prej rreth 1,200 banorësh. Me paratë e fituara ilegalisht në Angli, këta banorë kanë pasur mundësinë të financojnë ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja – duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe për shtëpi luksoze trekatëshe me ngrohje qendrore, raporton gazeta.
Në qytetin fqinj të Burrelit, kryebashkiaku Agrom Malaj tha për të përditshmen britanike se 2.000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat atje të duken si qytete fantazmë.
“Rajoni ynë ka parë që shumica e njerëzve të largohen dhe të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ata e shohin atë si një vend të mundësive, ata mund të fitojnë një rrogë të mirë ndërsa këtu opsionet për ta janë të kufizuara. Nuk mund të fajësojmë të rinjtë pse duan të largohen,” tha ai.
Gjithçka filloi rreth 15 vjet më parë dhe atëherë lëvizja bëhej vetëm me kamionë dhe ishte e shtrenjtë, ndoshta 20,000 £ për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, por tani bëhet me varka të vogla dhe çmimi ka rënë deri në rreth 3,000 £ kështu që është shumë më joshëse dhe e arritshme për ta.
Në mesin e atyre që janë larguar janë tre djemtë e Aliut dhe Hike Trumcit, të cilët jetojnë në shtëpinë e tyre të re të ndërtuar me pagat e tre djemve të tyre që u larguan nga Muzhaku për në Mbretërinë e Bashkuar duke hyrë ilegalisht me kamionë dhe më vonë duke kërkuar azil.
Arturi më i madh, 42 vjeç është një shofer transporti në Londër, ndërsa vëllezërit e tij më të vegjël Asimi, 36 vjeç dhe Hamiti, 29 vjeç, jetojnë në Bath (të Anglisë) ku janë shoferë taksie.
Duke qëndruar në kopshtin e shtëpisë së tij të re dykatëshe, Aliu tregoi me gisht shtëpitë në luginën piktoreske poshtë tij dhe tha: ‘Ajo është ndërtuar me para nga fëmijët në Birmingham, ajo nga Bristol, ajo ka fëmijët në Liverpool.
“Të gjitha shtëpitë e reja që shihni para jush janë ndërtuar me ndihmën e familjes në Angli”, më pas duke treguar një projekt të papërfunduar ai tha: “Edhe ajo që po ndërtohet, është me para nga Anglia.
Askush prej nesh këtu nuk do të kishte qenë në gjendje të ndërtonte shtëpi të reja të rehatshme si kjo pa ndihmën e fëmijëve tanë në Angli dhe për këtë ne jemi të gjithë përjetësisht mirënjohës, shtojnë ata.
“Djemtë e mi shkuan të gjithë në Britani të Madhe sepse këtu nuk patën mundësi, nuk më kanë thënë kurrë se sa kanë paguar për të hyrë në Britani, por unë e kam një ide të mirë dhe ata u janë bashkuar shumë të tjerëve nga Muzhaku dhe zona përreth,”- thotë babai i tre djemve, të cilët tashmë kanë marrë leje qëndrimi në Angli dhe jetojnë atje me dokumente të rregullta.
Është e vështirë të kuptohet nëse toni i artikullit të Daily Mail peshon më shumë nga cinikja apo nga objektivja, sidomos sepse ky tabloid njihet prej kohësh për kritikat e tij ndaj shqiptarëve, duke i portreitizuar ata shpesh si kriminelë që merren me punë të paligjshme në Angli. Por këtë radhë, ata kanë treguar një aspekt human të krizës financiare në Ballkan, ku të rinjtë detyrohen të kalojnë peripeci të ndryshme madje të sakrifikojnë edhe jetën, vetëm për të krijuar kushte për familjet e tyre.
Në fund, Daily Mail e mbyll editorialin rreth fshatit Muzhak, duke treguar qartazi kontrastin mes atyre që shkojnë në Angli për t’u marrë me punë të paligjshme dhe atyre që thjesht duan një mundësi që puna e tyre e palodhur të vlerësohet.
“Shumë prej tyre gjejnë punë në ekonominë e zezë, si lavazhe makinash apo punë të tjera dhe paratë që fitojnë ua dërgojnë në shtëpi prindërve të tyre, të cilët i rregullojnë shtëpitë, por disa përfshihen edhe në krim.
Një nga miqtë e mi që është në Angli më dërgoi një video të rritjes së kanabisit për të cilin po kujdeset dhe vendi ishte plot me bimë – ai tha se e dinte se ishte gabim, por të paktën po bënte disa para për familjen e tij.
Ata që janë të përfshirë me gangsterët mund t’i dalloni lehtësisht kur kthehen në Burrel për pushime, sepse janë ata me makinat e mëdha e të shtrenjta,” – tha një banor i Muzhakës që preferoi të mbetej anonim.
Duhet thënë e vërteta siç është, Një përqidje e madhe e atyre që kanë shkuar në Angli ose në vende të tjera janë zhytur në botën e krimit. Nuk ndërtohen shtëpi ose më mirë vila të tilla në vende të humbura në kaq pak kohë. Ktë situatë ku krimi mer "qytetatnë" do e vuajë shoqëria jonë në vitet që do vijnë megjithëse pasojat ka vite që o ndjejmë duke fillar nga çmimet stratosferike të apartamente, te situata e kriminalitetit dhe sidomos te korrupsioni në drejtësi dhe në politikë ku krimi përdoret si levë pushteti për financime dhe kanosje të votuesve.
Genti-une nuk e di nese ajo qe thoni eshte e vertete apo jo. Problemi me keto lloj artikujsh te gazetave te vendit apo te huaja eshte se nuk mbeshteten ne statistikat zyrtare, pasi para disa javesh, kur filloi debati midis ministres se brendshme britanike dhe Rames, shifrat per te burgosur shqiptare ne burgjet e Britanise ishin fare te vogla ne krahasim me kombet e tjera. E dyta, ku e dine keto palo gazetare se shtepite ne kete fshat shqiptar qenkan ndertuar me para te fituara ilegalisht. Keta harrojne se kosto e ndertimit ne Shqiperi, perjashto Tiranen dhe ndonje qytet tjeter, eshte shume me e vogel se ajo ne Britani, nderkohe qe te ardhurat jane shume me te medha. Shto ketu qe shqiptaret, qe vijne nga skamja, bejne edhe nga 2-3 pune ne dite, jetojne ne ambiente te kufizuara ku qerate jane minimale dhe nuk shpenzojne si vendasit neper pabe e restorante, del qe parate e kursyera jane te mjaftueshme per te ndertuar nje shtepi ne fshatrat shqiptare. Problemi nuk eshte tek shqitparet, por tek mediat qe kerkojne qe ti perdorin ata per te shitur pacavuret qe i quajne gazeta. Nuk kam pare deri me sot nje gazete qe ti mbeshtese te thenat e veta ne te dhena zyrtare te besueshme.
Me 20 vjete pune te ndershme si shofer apo taksist ne Angli nuk ndertohen dot vila me 3-4 kate.Cmimet e lendeve te ndertimit jane njesoj ne qytet apo ne fshat dhe kostot jane po aq ose edhe me teper po te fusesh edhe koston trensportit dhe largesise nga pikat e furnizimit. Me vjen keq po ato qe kam shkruar me lart jane te verteta te hidhura. Parate e fituara me krim,prostitucion,vjedhje dhe droge jane te mallkuara dhe do jua shohim sherrin. Nuk ka perparuar as Meksika e as Kolumbia me droge,prostitucion,vjedhje e vrasje. Perkundrazi jane zhytur edhe me thelle ne kriminalitet."Kultura" e krimit dhe korrupsionit e ka deformuar keq shoqerine tone dhe vecanerisht rinine qe priret te pasurohet pa pune dhe djerse por mundesisht brenda dites dhe ne menyre kriminale pa menduar pasojat. Mungesa e shtetit dhe organeve qe luftojne krimin ose edhe me keq kur shteti nxit me papergjegjshmeri format e gabuara te pasurimit permes krimit eshte krim i rende qe i behet brezave te ardhshem. "Frytet"e hidhura te kesaj papergjegjshmerie dhe inegzistence te shtetit si rregullator me levat e tij po i vjelim perdite.
Gento, a e ke idene ti sa sa mund te fitoje nje taksist ne Britani? Mesa lexova me siper them se padyshim qe jo. Ja po ta them une tani, nje taksist me uber ne qoftese punon 50 ore ne jave duke pasur parasysh qe ne fundjave ne darke ose naten te punoje nuk merr me pak se £1000 ne jave ,pas taksave dhe detyrimeve te tjera. Qe ta kuptosh Daily Mail eshte nje prej shume atyre gazetave qe si detyre kane vetem te nxjerrin vrer dhe urrejtje per huajt dhe klasen punetore.
« Parate e fituara me krim,prostitucion,vjedhje dhe droge jane te mallkuara dhe do jua shohim sherrin. » Genti jemi duke ja pare sherrin prej disa vitesh. Pastrimi i parave te pista ka rritur ne ekstrem kostot e jeteses. Qindra miliona euro jane pastruar ne blerje imobiliare. Tirana eshte qyteti me i shtrenjte i rajonit nderkohe qe Shqiperia eshte shteti me i varfer i tij. Si rrjedhoje e kesaj, personat qe punojne ne ekonomine formale, dhe marrin nje rroge qe korrespondon me kete ekonomi nuk jetojne dot denjesisht me te ardhurat qe fitojne. Kjo i detyron njerezit te emigrojne masivisht. Dhe ky eshte rrenimi i Shqiperise. Problemi eshte qe ka akoma njerez qe mendojne qe parate e pista i japin fryme ekonomise, nderkohe qe eshte komplet e kunderta. Fatkeqesia eshte qe edhe kryeministri mendon njelloj perderisa kembengul per nje amnisti fiskale. Nje amnisti e tille do injektonte ne ekonomi miliona euro te tjera qe do rrisnin me tej kostot e jeteses dhe do rrenonin nivelin e jeteses se personave qe bejne nje pune te ndershme.
Për Parrucën. Mendoj se ekonomikisht e ke gabim. Hyrja e monedhave të huaja në vend, pra e dollarit, euros, stërlinës etj, bën që vlera e lekut shqiptar të rritet. Rritja e vlerës së lekut sjell rritjen e nivelit të jetesës, uljen e çmimeve të mallrave të importuara, pakësimin e defiçitit në balancin import - eksport etj etj. Dhe pastrimi i parave në ndërtimtari apo immobilier sjell domosdo uljen e çmimeve për apartamentet etj. Ligji i kërkesës dhe ofertës! Të gjitha vendet e botës luftojnë që të kenë valuta të huaja në arkat e tyre. Shteti shqiptar, për mendimin tim, duhet ta mbyllë një sy kur bëhet fjalë për remitenca që shqiptarët, e ndershëm apo kriminelë, dêrgojnë në vendin e tyre të lindjes. Por duhet t'i bëjë sytë "katër" për të mos lejuar që kriminelët ta vazhdojnë "misionin" e tyre edhe kur kthehen në atdhe. Por duhen lejuar t'i investojnë ato para kudo. Me përjashtim të veprimtarive kriminale dhe të jashtligjshme. Bota kështu është ndërtuar o Parruca. Anglezët, francezët, etj etj kanë pushtuar, plaçkitur dhe shfrytëzuar botën mbarë. Pra ndaj krimit të organizuar në vend me dorë të hekurt dhe pa pikë mëshire. Nga ana tjetër duhet lejuar futja e valutës në vend, pavarësisht se si dhe kush. Berluskoni, para dy dekadash i ftoi indirekt bosët e mafias vendase t'i pastronin dhe investonin paratë e tyre në tregun vendas, duke nxitur një lloj amnistie! Paratë nuk mbajnë erë i dashur Parruca.
Shume e sakte nderhyrja juaj dhe analiza ekonomike. Pastrimi i parave behet nga te gjitha vendet e botes kapitaliste, duke nisur nga SHBA. Mjafton te permendesh Las-Vegasin, qe eshte makineria me e madhe dhe me e sofistikuar ne bote ku pastrohen cdo vit miljardad e droges dhe aktiviteteve te tjera te paligjshme. E njejta gje me sistemet e kazinove, llotarive apo lojerave te tjera te fatit, ku ne Amerike, Kanada dhe shtetet e tjera te Europes perendimore pastrohen te tjera miljarda. Jane pikerisht keto para qe futen ne sistemin ekonomik te nje vendi te caktuar, qe mbajne cmimet nen kontroll. Me sa duket, "parruca" ketu me siper nuk e ka haberin se si funksionon ekonomia. Shkurt, paraja nuk vjen ere parfum apo gjak. Nga cdo drejtim qe vjen, ka te njejtin efekt per ekonomine. Problemi eshte se vendet e medha nuk duan qe pastrimi i ketyre parave te behet ne Shqiperi, por ne vendet e tyre. Pra, njesoj sic thoshte prifti; "beni sic them une, mos beni sic bej une".
E vertete
Te referohesh tek te vertetat,eshte nje gje,te marresh paragjykimet e hamendesite si te verteta absolute,eshte gje tjeter.Genti,i thone asaj shprehjes," jo gjithçka qe shndrit eshte flori e argjent",te duhet ta kantrollosh,gje qe zotrote me sa duket nuk e ke bere, sipas pmendimit tim, bazohesh tek paragjykimet e prefabrikuara qellimisht kohet e fundit ne nje pjese te mediave e politikes ne Angli,e shumica e shqiptareve ne Angli,te duken si "mangerr".
Shumë e saktë
Aty mire se aty seshte toke e xenun . Hahaha
Nje.pjese e mire e shqiptareve jane aty qe nga 1998. Une njoh shume te rinje qe nuk merren me pune te pista e mund te keni si pune te dytë ne te urte por jo kriminale.Kur anglezet kane shkuar per emigrim ne ShBA Kanada Australi Zelandë e re e kudo ne vendet koloniale kane zhdukur kombe te tjera per te krijuar kolonitë e tyre kurse sot ju be pershtypje se Keta te rinj investojnë parate a thua se u a kane vjedhur
Noci, ndoshta komenti yt do kishte me shume ndikim tek vete gazeta qe ka publikuar artikullin ne anglisht per tiu dhene pak me shume perspektive si qendrojne gjerat vertet. Nuk e mohoj qe ka qe nga ata qe jane perfshire me krimin, patjeter ka, vete te shkuarit ilegalisht ne Britani i ben te jene me te ekspozuar dhe vulnerabel ndaj krimit te organizuar, dhe sidomos nese kane vetem pak kohe qe kane shkuar e vijne me makina te shtrenjta ketej e ndertojne vilat 3-5 kate te ben te dyshosh fort, por ka edhe nga ata qe kane 24 vjet qe kane shkuar sic po thua ti dhe normalisht shqiptaret shpesh jane shume me mire ne menaxhimin e te dhenave sesa britaniket qe ngelen pabeve e ku di une ku. Them per ata qe e kane mbledhur mendjen qe duan te bejne ekonomi dhe te ndertojne familje se ka edhe nga kete tanet plot qe i bejne parate rrush e kumbulla si ne Shqiperi ashtu edhe jashte
Anglezet jane kolonizatorve me barbaret te historise te njerzimit. Nuk ka vend qe nuk kane bere Genocide keta gjarprinjve.
Siç këndonte dikur i madhi Luan Zhegu: „Është vendi ynë, janë rrugët tona që me djersë i kemi ngritur vetë.“ Dhe e mbyllte me: „dhe u tregojmë për rrugën tonë që të dinë e ta vazhdojnë në jetë“ Mua më ështe dashur të largohem para shumë vitesh nga vendi që ndërtuan gjyshërit dhe prindërit e mi, por jam krenar se kam ecur në rrugën e punës e dinjitetit si ata dhe këtë shembull po u jap edhe fëmijëve te mi. Më vjen keq për gjithë ata mjeranë që kanë zgjedhur rrugen e turpit dhe te kotësirave (qofshin këta shqiptarë, anglezë ose eskimezë).
Redaksia e Gazetes TEMA, meqenese ka marre persiper te botoje brockullat e gazetes më naziste neAngli (the Daily Mail is seen as Britain’s most right-wing newspaper = Gazeta Daily Mail eshte gazeta ultradjathtiste e Britanise), le t'i shkruaje asaj gazete se e tere Ish Perandoria Britanike u ndertua me krime. Sepse nuk i konkuronte njeri. Ndersa keta shqiptaret qe kane ndertuar kete fshatin, kalojne ne brime te gjelperes kur punojne e nxjerrin para ne Angli. (While India was under British rule, between 12 and 29 million Indians died of starvation during a variety of famines, writes American historian Mike Davis, while millions of tonnes of wheat were exported back to the UK. = Gjatë kohes qe India ishte nën sundimin britanik, vdiqen 12 deri 29 milionë indianë nga uria, gjatë disa periudha zie buke - shkruan historiani amerikan Mike Davis, ndërsa miliona tonë grurë u eksportuan përsëri në Mbreterine e Bashkuar.)
E njejta ne Amerike, Kanada, Australi e kudo ku kane vene kemben britaniket. Jane ata qe disa nga pasurite e vjedhura kudo neper bote i kane te ekspozuar ne British Museum ne Londer. Eshte nje seksion i ketij muzeumi, ne te cilin nuk te lene te futesh me canta apo celulare e aparate fotografike. I tere seksioni ka te ekspozuara objekte te cmuara prej ari e argjendi te vjedhura ne te gjithe boten. Mbreteresha Elizabete kishte ne kuroren e saj njerin prej diamanteve me te medhenj ne bote, te cilen britaniket e kane vjedhur ne Indi. Keta jane hajdutet dhe kriminelet me te medhenj ne bote, qe akuzojne shqiptaret. Absurditetet e sotme nuk paskan me asnje kufi.
Nuk punon dot ne Angli shofer autobusi apo taksie ilegalisht.. nuk ka shanc, duhet te kesh patente Angleze dhe nuk ke shans ta marresh po nuk pate letrat. Keta nxijne nga xhelozia, per veten e tyre duan 25 vjet te lajne kredine e shtepise qe nuk eshte as sa gjysma e shtepive ne shqiperi.
keta s'e kane idene nga vijne leket, dhe ja fusin kot, por dhe une nuk e di per cfare u duhen leket ketyre gjallesave
Fuck Daily Mail. Nuk jane para britanike,jane para shqiptare.Djemte kane derdhur djerse per ti fituar ato para dhe bejne c’te duan me to.daily mail and co po plasin nga inati qe shqipot erdhen ne uk me 0 lek dhe per 20 e ca vjet arritem ate qe lazy brits nuk e bejne dot per 60 vjet. Ti gezoni shpite o bashkombas, plaste syri keq.
Ik mor idiot pabreks. Anglezet kane zili shqiptaret !!!!! Per c'fare na kane zili ? Qe edhe sot e kesaj dite nuk kemi nje shtet per te qene. Apo qe jemi krenare por te dhjere ? Anglezet kane patur perandorine me te madhe ne histori deri ne vitet 70 kur kolonive u dhane pavarsine. Po qe se ne jami kaq puntore te medhenj dhe anglezet ate qe bejme ne per 10 vjet se bejne per 60-te pse nuk vijne anglezet rrefugjate ne kete Shqiperine tone kaq te zhvilluar nga djemte tane te "shkathet" ?
Genti, idiot je ti ne kete mes.. ne Angli vijne nga gjithe bota perfshire dhe ata qe vijne nga vende me te pasura se Anglia. Ka amerikane, zviceriane, franceze, gjermane, hollandeze e plot te tjere te cilet ne numer jane me shume se Shqiptaret. Nuk punojne vetem ne banka po kudo ne restorante, dyqane apo spitale.. Londra nuk eshte me qytet Anglez por nderkombetare. Nuk vijne Anglezet ne Shqiperi rrefugjate se rrogat jane me te vogla ne Shqiperi dhe nuk marrin para nga sociali si marrin ne Angli. Plus qe shumica mezi flasin gjuhen e tyre anglishten duhet perkthyhes e jo me te mesojne gjuhe te huaj. Ti do jesh nga keta idiotet ne Shqiperi qe i dine te gjitha dhe mendojne se jame qendra e botes. 90% e anglezve i kane enderr shtepite ne fotografi e more vesh? Po deshe ta besosh hajde se te presin getot e Londres me krah hapur ndryshe leri pordhet. Nese ti je i dhjere dhe krenare fol per vete mos na bej te gjitheve njesoj.
Gent ato qe thua jane mese te verteta po kujt ia thua.. atyre qe darka i zuri pabreks e megjesi milioner?
Ne nuk themi qe dasma princit u be me floririn shqiptar qe na mbajti britania , esht e njejta gje , ky daku ktu nuk pi alkol si alabaket anglez po punon dhe investon , muter anglez mos pini alkol nga mengjesi ne dark por punoni dhe investoni dhe ju., zhulca rrac e shemtuar , thoni shyqyr qe vin shqiptaret tju zbukurojn pak rracen se lat nam .
Ti genti me breke te veshura nga koka, po na ben si i gjithditur, shqipot e mi po fluturojne lart ne angli. Kete ta trgojn vilat e tyre ne vendin e lindjes dhe banesat qe i kane blere anekand anglise. Pas 20 vjetesh mos te vije cudi qe dhe kryeministri anglez te jete me origjine shqiptare. Ti rri andej nga tirana pi ndonje makiato po pate ndonje 1000 leksh ne xhep e plas nga inati, ose go fuck urself ne byth .
Mendoj se shumica jane para djerse,pozitive qe ivestojne ne SHqiperi ,ne fillim shtepite dhe me vone kush e di mbase ne ekonomi,pune te mbare djema me D,N,A ne qe kemi jemi gjithmone nje hap para te tjereve,nuk na duhet çfare kan bere te tjeret ,por çfare do bejme ne.
Titulli i artikullit eshte perbuzes sepse ata qe kane kontribuar per familjet e tyre per permiresimin e jeteses nuk i moren falas nga qeveria Britanike por punojne ne pune te veshtira dhe ndoshta disa pune ne te njenjten dite. Gazetari britanik eshte ofendues duke thene se jane ndertuar me parate e popullit britanik, cfare duhet te thote Italia, Greqia, USA e tjete .... se po na japin leke per sataka qe ne te bejme qejfe ne kurriz te popujve te tyre.!!!????? Propogande raciale e diskriminuese ne vazhdim.....
Kjo eshte dhe pergjigja me e mire e emigrimit! Iken djemte,iku rinia!!! E cfare pastaj?? Le te ikin ,te bejne para sa me shume,nje pjese do kthehen,nje pjese jo...por le ta trasformojne Shqiperine,le ta bejne me te bukur,le te investojne fitimet,ska rendesi si i fitojne,ne pune te bardhe apo te zeze! Me mire te shkojne atje ku del leku se sa te rrijne neper klube dhe neper protesta!
Mos ja fusni pordhes kote, po qe nje vende qe nuk duhet te flasim eshte Anglia. Vala e pare e shqiptareve ne angli ishte ne 98 deri 2000. Dhe ne kete kohe erdhen djem te etur per pune te ndershme, dhe te rralle ca budallenje qe u ra arma ne dore ne 97 dhe bene na nje budallik ne shqiperi. Kurse kjo vala e dyte qe filloi para 5 vjetesh dhe po vazhdone akoma 90 perqinde e cunave po shkojne per shtepi bari kjo eshte raliteti. Po faj te mathe ne keto zgjedhje qe bejne djemet e rinje e kane dhe prinderit.
Droga do shitet ne Angli dhe perendim sepse Liberalet dhe gelbazat e degjeneruara sorosiane e duan qe ta trullosin popullin. Kanabis eshte legalizuat ne shume vende te botes dhe demokratet e Amerikes e legalizuan ne shume shtete gjate zgjedhjeve te Nentorit. Pra problemi qendron ku do shkojne parate nga shitja e droges? Do shkojne ne xhepat e gangsterave Ruse, pakistaneze? Ne xhepat e mafies te legalizuar sorosiane qe shet kanabisin legalisht ne dyqane ne Hollande, Kanada? Apo do shkojne ne xhepat e disa shqiptareve te varfer qe mundohen tju krijojne familjeve nje jete me dinjitoze? A duhet keta fshatare mjerane te jetojne e vdesin ne mizerje vetem qe te quhen te ndershem nga gelbazat globaliste???
Po qe se prisni tju bejne te pasur qelbesirat globaliste ne mjerim do jetoni e miza e buburreca do hani qe te shpetoni globin nga ngrohja e avioneve private te Kerrit me shoke. Ti gezoni shtepiat!!!