Si rekrutoheshin dhe çfarë shkruhej në kartelat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit?

19 Nëntor 2022, 16:55Sociale TEMA

Si rekrutoheshin dhe çfarë shkruhej në kartelat e

Eksperti ligjor, Marcel Hila ka treguar se si rekrutohesin ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe se çfarë shkuhej në kartelat e tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hila u shpreh se hapeshin kartelat e bashkëpunëtorëve, pasi filozofia e asaj kohe, ishte se socializmi kishte shumë armiq dhe se duheshin zbuluar.

Hila shtoi se bashkëpunëtorët rekrutoheshin vullneratisht, por edhe me dhunë.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dikur, tanimë Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, janë kartelat, që quhen kartelat e bashkëpunëtorëve, nëse oficeri i sigurimit të ka bindur me forcë apo pa forcë. Filozofia ishte se socializmi shqiptar kishte shumë armiq dhe ne do t’i zbulojmë kush janë.

Sigurimi i Shtetit, në bazë kishte katër parime, katër shtylla. Shtylla e parë ishte identifikimi, shtylla e dytë ishte hetimi, e treta dënimi dhe e katërta nënshtrimi. 

Ky ishte parim i Bashkimit Sovjektik, KGB-së. Bëni bashkëpunëtorë për të gjetur se kush janë armiqtë e partisë. Bashkëpunëtorët ishin me dy forma, ose vullnetarisht, ose nëse nuk pranon, përdorej dhunë”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, eksperti nënvizoi se kartela plotësohej me të dhënat e personit, emër, mbiemër, profesionin, arsimi, ndërsa emri i babait nuk shkruhej.

Përveç kartelave, ata kishin emrin e tyre edhe në një regjistër, që quhej regjistri operativ i agjenturës.

“Kur merrte aprovimin dhe të hapte një kartelë dhe ku plotësohej me të dhënat e personit, nën pseudonomin u rekrutua në këtë datë nga ky oficer. Kartela dërgohej në degën numër 4, ishte dega e dokumentacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, domethënë në Arkivat e Sigurimit të Shtetit.

Në degën numër 4, që ka qenë dikur, Përveç këtyre kartelave, Sigurimi i Shtetit merrte masa që të kishte edhe një regjistër, quhej regjistri operativ i agjenturës, këtu emrat janë me rend alfabetik. 

Kartela i ka të gjitha, emrin e babait jo. Ku banon, profesioni, ku punon aktualisht, a je i martuar apo beqar, kush të rekrutoi, cili oficer.

Faqja tjetër, se kishte dy faqja kartela, se cilit oficer ti i përket. Nëse ky oficer është transferuar, të merr oficeri tjetër. 

Nëse ti ke lëvizur, nga një rreth në tjetër, atëherë kartela mbetej në degën e Punëve të Brendshme, një kopje e kartelës ishte e ruajtur në degën 4 të ministrisë së Brendshme, një kopje e emrit tënd është e ruajtur në regjistrin e evidencës operative të agjenturës.

Atëherë, dosja jote, është dyfishe, dosje personale që do bëje autobiografinë. Kjo ishte dosja personale. U hapte një dosje tjetër, ishte dosja e punës, kë ke gjurmuar dhe çfarë informacioni ke futur këtu. Ishte shkencë sovjetike”, theksoi Hila.

6 Komente

  1. H
    Hapini Dosjet dhe pike ..Mjafte me ...

    32 vjete me keto mute Dosje.. Hapini dhe ta dine te gjithe. Qytetaret se cili ka qene Spiun dhe pike... Meqenese nje pjese e mire jane larguar dhe Jane Strehur neper vendet e Evropes ku jane pajisur me leje Qendrimi dhe nje pjese me Nenshtetesi te Atij shteti ku jetojne . Por te pakten keta plehra nese ata qe njihen ok,dhe je pjese ulin koken kure ecin,ndersa nje pjese behen akoma me te Rrezikshem per Shoqerine... So psh Sali Krimineli ,apo Floriri i Kerrabes dhe pjesa e mbetur ....

        1. X
          Xh. Kërpaçi

          O avokati i Ilir Metës. Ja ke futur pordhes. Atehere, të këndonin mirë këngën, qysh të quajnë nënën (të parën bile) dhe qysh të quajnë babanë, datën, muajin vitin e lindjes, vënd lindjen dhe adresën e saktë të vend banimit. Kjo gjë, edhe për deshmitaret, të cilët ishin të rregjistruar tek evidenca e kunderzbuluesit, me laps (jo me stilolaps),ndersa në kartotekë, sigurisht figuronte edhe emri i ketyre personave, por duke shenuar fjalën deshmitar. Kontrolli në kartotekë, ishte i detyrueshëm, për çdo veprim aë kryente kunderzbuluesi. Përgjigja nga kartoteka, vinte brenda 7diteve kur ishte jashte rrethit. Brenda rrethit brenda 3 diteve. Kjo gjë, bëhej për mos të bërë karambole me bashkepunetoret, deshmitaret etj, si brenda rrethit ashtu edhe në gjithe Shqipërinë, kjo në mungesë të asajë kohe të teknologjise informative që kemi sot. Prandaj, ja ke futur kot o derman. Të fala Likes Monës.

          1. G
            Gardiani i Spaçit

            Si ka mundesi që i jepet hapsirë mediatike një bastardi të tillë...një fundamentalisti dhe një mashtruesi ordiner...Turp për gazetën Tema.

            1. S
              Shaqo

              Qenka idiot me mustaqe.

              Lini një Përgjigje