Rama: Jemi të lumtur që po bie shi sepse nga kjo varen dritat, po ndihmojmë familjet e bizneset

18 Nëntor 2022, 17:44Sociale TEMA

Rama: Jemi të lumtur që po bie shi sepse nga kjo varen dritat, po

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me tur-operatorët turistikë në Vlorë ku tha se është i lumtur që po bie shi për shkak të situatës së energjisë.

Ai shtoi se basti  është që të mos hidhet asnjë qindarkë për çmimin e energjisë elektrike për familjet sidomos, por edhe për sipërmarrësit e vegjël.

Rama: Jemi të lumtur se kemi nevojë për shi. Nga këto dritat e ndezura varen nga shiu. Jemi 100% energji e rinvoueshme, por 100% jemi vartës nga humori i djalit atje, nëse nuk qan sa duhet qajmë edhe ne për shkak të mungesës së energjisë të prodhuar në Shqipëri do të na duhet që të shkojmë në tregun ndërkombëtar.

Basti ynë është që të mos hedhim asnjë qindarkë për çmimin e energjisë elektrike për familjet sidomos, por edhe për sipërmarrësit e vegjël që në ditën e sotme ata paguajnë atë që paguanin para se të fillonte kriza. Edhe atë pagesë e gjejnë tek dera, 70-80% e paguan qeveria nëpërmjet buxhetit të shtetit. Shpresojmë që të mund të ndihmojmë sa më mirë familjet në këtë situatë.

1 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Imagjino sa e lumtur do jete Merushja , mbesa e Beqos..

    Lini një Përgjigje