Në fermën e kërmijve, Daniel Xhavara u kthye nga emigrimi për të investuar në Vlorë

19 Nëntor 2022, 21:30Sociale TEMA

Në fermën e kërmijve, Daniel Xhavara u kthye nga emigrimi

32 vite më parë emigroi si shumë shqiptarë, por asnjëherë nuk e harroi Vlorën, qytetin e lindjes. Sot është kthyer dhe ka investuar në një fermë kërmijsh, ndër të paktat në Shqipëri.

“Më pëlqen shumë natyra, me këta kërmijtë lozja kur isha i vogël. Pata një kontakt me një shok italian që ma sugjeroi në 2018 dhe e studiova. Me ndihmën e Stavri Lalës, nga Durrësi që ka fermën kryesore në Shqipëri edhe me ndihmën e shokëve të mi italianë, me njohuritë, po edhe me të lexuar, me librat dhe videot që unë kam marrë ia arrita. Është diçka speciale, shumë delikate, mua më pëlqejnë sfidat dhe kjo është një sfidë. Besoj se deri tani jemi në një rrugë të mirë”, thotë Daniel Xhavara, fermer.

Danieli na tregon se rritja e kërmijve kërkon një kujdes të veçantë dhe shumë përkushtim.

“Ka shumë faza; faza e pjelljes, ky është materniteti dhe ata pjellin vezët, lëshojnë vezët dhe mbasi vezët janë inkubuar i fusin brenda në tokë, pas vezëve dalin të vegjlit. Kur kanë dalë të vegjlit, dy muajsh ne i transferojmë në këtë që është rritja e tyre. Kjo është lakër e re, çdo gjë është e re dhe ata kur vijnë gjejnë çdo gjë të freskët. Këtu nuk përdorim asnjë lloj pesticidi, asnjë antibiotik, asnjë ushqim janë të gjitha natyrale”, tregon ai.

Investimi fillestar kap vlerën e 50 mijë eurove, por synimi i fermerit është që ta zgjerojë në të ardhmen.

“Do ishte një dorë shumë e madhe sepse, janë shumë shpenzime, sidomos në fazën e fundit që ata vilen, paketohen ka shumë  shpenzime. Nafta që është shumë  e shtrenjtë, frigoriferi, nuk kemi vendin e tharjes. Ka shumë shpenzime që duhen bërë që ajo do jetë një shtysë shumë e madhe edhe për ta zgjeruar, ta bëjmë të madhe, se tokat janë, koha e mirë, njerëzit i kemi, tregtia është”, thotë Danieli.

Banorë të zonës së Peshkëpisë ku ndodhet ferma shkojnë shpesh për ta parë nga afër.

“Isha kurioz se nuk e dija çfarë ishte. Gjë e mirë është po të shohim si është tregtia, tregu i tyre”, thotë një nga banorët.

Prodhimi i fermës do të eksportohet në tregun e huaj. Danieli po bashkëpunon me biznesmenë italianë dhe francezë, ndërsa pret që pas 5 vitesh të krijojë bashkëpunime edhe me vende të tjera.



4 Komente

  1. L
    Loni pe Sioni

    Asnjë fjalë për tokën: e ka të vetën apo me qira...

    1. B
      Bukur shume ...i lumnte

      Shume mire dhe Suksese .. Secili njeri kure eshte puntore dhe ka vendosje per te punuar ,normal KE sforca por ja dele... Urime dhe me Siguri do te bhesh njeriu. qe do ta kete nevojen Europa per kete Biznes... Suksese dhe krenari ..

      1. P
        Pordhe me rigone....

        Baba Rrahi-mondi(birazereve): qafirat e mi,mos hani kerrminje,allahi i ka bo lanet,ne duhet te ham vec qengja te pjekur m'tomorr..... Tani nese ju nuk mundeni te siguroni qengj, dash apo cjap(ki hahet shume nga lanetogyzelet) futini ndonje zog m'soc apo speca te skuqura....por kurre mish derri apo kerrminje,jane bo lanet nga allahi yn i madherishem..... gezuar iftar

        1. k
          kacaku

          Plase nga inati o pederi i Janulles ...shko ruaj gruan se po ja jep ne goj Janulla ....ri e llap ti klebonjari se mban dot dhe ja hodhi ne surat graus tende , po e vajis mire , po e agjias ....i hedh doren e para , sprucon ...

          Lini një Përgjigje