
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar të krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Ai thotë se institucionet përgjegjëse duhet të tregojnë përgjegjshmëri maksimale për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.
“Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.
Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim.
Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”, tha Begaj.
Po per kaosin ne sektorin energjitik, c' mund te na thoni?Se mbetem ne dore te zotit. Blihet me cmim te larte, shitet me cmim te ulet, derdhet uje nga hidrocentralet, presion per rritjen e cmimit , harxhohen miliona euro per dy anije gjenerator qe nuk do ju vije radha te prodhojne, etj, etj... te gjitha keto njekohesisht. Te pakten te paguajme zotin se ai i shkreti nuk abuzon as me tendera dhe na kursen ????