Moti i keq, Peleshi: Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe, jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë

20 Nëntor 2022, 13:32Sociale TEMA

Moti i keq, Peleshi: Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe,

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Lezha ka komentuar situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut në të gjithë vendin.

Ministri tha se në Malësinë e Madhe janë bërë tre evakuime teksa shtoi se në Bërdicë forcat e armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka pasur nevojë për evakuim.

“Kemi pasur tre evakuime në Malësi të Madhe. Në Bërdicë forcat e armatosura për ndihmojmë banorët për të kaluar.

Nuk ka ujë në banesa. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë.

Këto reshje nga një anë na japin lajmin e mirë për mbushjen e rezervave por ka edhe sfidën për përballjen me to”, tha Peleshi.

Lini një Përgjigje

Blog Tema