Moti i keq “paralizon” Shqipërinë/ Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Kujdes me lëvizjet

20 Nëntor 2022, 16:04Sociale TEMA

Moti i keq “paralizon” Shqipërinë/ Ministria e Mbrojtjes

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile forcat e emergjencave civile po punojnë për zgjidhjen e problematikave të shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë, veçanërisht në Shkodër, Lezhë e Dibër.

Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët për të kaluar rrugën në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku ka vështirësi për kalimin e mjeteve të vogla për shkak të pranisë së ujit.

Është ndërhyrë dhe normalizuar situata në dy banesa të përmbytura në fshatin Kakarriqë, të bashkisë Lezhë

Në Shkodër është ndërhyrë në një banesë në lagjen Ajasëm, ku është bërë evakuimi i familjes dhe të Xhamia e Plumbit.

Në njësinë administrative Bërdicë është bërë e mundur evakuimi i 2 familjeve.

Në bashkinë Klos po punohet për zhbllokimin e rrugës që lidh fshatin Ketë me qendrën e njësisë administrative Xibër.


Situata po monitorohet në vijim në zonën e Obotit të vjetër, në fshatrat Shirq, Mushan dhe Dajç, ku ka rrezikshmëri nga prurjet e shumta.

I gjithë sistemi i reagimit të emergjencave civile është në gatishmëri.

Ministria E Mbrojtja, Agjencia e Mbrojtjes Civile u bëjnë thirrje të gjithë banorëve në zonat e rrezikuara nga përmbytjet të bëjnë kujdes me lëvizjet, të njoftojnë autoritetet në rast nevoje.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes.....

    Vila/pallot ne mes te ujit,a e din kush se sa e ka pazorin!? M' intereson me e ble......do te shkoi muti/uji ne gju,kur i thone kendej nga fshati jem.

    1. t
      taras bulba

      Ku i gjete parat ?? Apo nga cibuqet e gruas tende , ja derdh ne goj klobonjari Janulla se nuk e mban dot ....dhe tani ti krimb ben bosin me parate gojoret e gruas tende ...

      Lini një Përgjigje