Moti i keq në Shkodër: Bllokohet hyrja e qytetit, dëmtohet ura e vjetër dhe e re

21 Nëntor 2022, 09:19Sociale TEMA

Moti i keq në Shkodër: Bllokohet hyrja e qytetit, dëmtohet ura e

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë dhe Shkodra është një ndër qarqet më problematike.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se hyrja e qytetit të Shkodrës është e bllokuar, teksa shtoi se e vetmja mënyrë për të hyrë në të, është nëpërmjet rrugës së vjetër nga njësia administrative e Gurit të Zi.

Ndërkohë, për shkak të reshjeve instensive, janë dëmtuar këmbët e urës së vjetër të Bahçallakët, që gjithashtu, kanë dëmtuar edhe bazamentin e urës së re.

Për arsye sigurie, qarkullimi në urën e re është ndaluar përkohësisht.

“Unë aktualisht, jam vendosur në hyrjen e re të urës së Bahçallakut, pasi sërish hyrja e Shkodrës është e bllokuar. Kjo është rruga hyrëse që të sjell në qytetin e Shkodrës. Që nga harku i Bërdicës, rruga është e bllokuar. E vetmja mënyrë për të hyrë në qytetin e Shkodrës, është nëpërmjet rrugës së vjetër nga njësia administrative e Gurit të Zi.

Për arsye sigurie e kanë mbyllur këtë urë, pasi edhe shembja e urës së vjetër të Bahçallakëkut ka shkaktuar jo pak frikë. Këmbët e urës së vjetër kanë dëmtuar jo pak edhe bazamentin e urës së re, janë njerë lëkundje te ura funksionale. Për arsye sigurie, është bërë ndalimi i përkohshëm i qarkullimit”, theksoi Gjerga.

Lini një Përgjigje

Blog Tema