Balluku nga hidrocentrali i Vaut të Dejës: Kemi bërë shkarkime të organizuara, qytetarët dizinformohen nga ata që s'prekin terrenin

20 Nëntor 2022, 23:19Sociale TEMA

Balluku nga hidrocentrali i Vaut të Dejës: Kemi bërë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodhet në Hidrocentralin e Vaut të Dejës ku ka pasqyruar nga afër situatën nga reshjet e shiut. Zv.kryeministrja nuk ka kursyer një koment për opozitën duke thënë se dizinformojnë qytetarët kur ka emergjenca.

“Kemi pasur reshje me intensitet të lartë që kanë qenë mbi parashikimet tona dhe na është dashur të bëjmë shkarkime të organizuara. Në të kundërt do të kishim përmbytje masive. Kemi pasur një zonë të ngarkuar atmosferike. Fronti po spostohet në jug. Atje situata është më ndryshe. Atje nuk do të kemi situatën njësoj si në veri. Nuk jemi këtu për të bërë retorika politike se nuk është ky momenti.

Kemi 9 agregatë në punë dhe të vetmit që janë të ndalur janë ato të Fierzës. Pas një viti shumë torturues fushës energjetike, do të mund të kemi prurje të konsiderueshme në hidrocentralin e Fierzës.  Ne e ndjejmë detyrim të informojmë se qytetarët dizinformohen nga njerëz që nuk e prekin terrenin dhe kur ka emergjenca e shfrytëzojnë për qëllime politike. Ne e bëjmë pavarësisht punës që kemi dhe përgjegjësisë që duhet të mbajmë. Na është dashur të lëvizim sot kudo në Shqipëri”, tha Balluku.

3 Komente

  1. B
    Breg Lumi

    Rrofsh e qofsh oj Goce. Ruaj njëçikë vehten, nga ndonjë pusi “ tip Çelo Mezani” , nga mjeshtri i pusive, Sali Shiqere Berisha….

    1. a
      astrit

      Çdo me thene "Shkarkime te organizuara"?! Z/ Kryeministri duhet te pergjigjet se perse kur eshte i detyruar te hape portat e shkarkimit te ujit te tepert permbytet Shkodra? Çmasa jane mare per te kontrolluar ujin e tepert? Pothuajse asgje, Fakti qe Shkodra e rrethina permbyten flasin vete.

      1. T
        Tropoja

        E moj qyqe plakaruqe prostitute del aty lepihesh a thua flet ne linja erotike 0800 vendi permbytet nga uji ju akoma blini energji e permbytni toka te tera kukulla dreqit hajdute

        Lini një Përgjigje