Rritet infertiliteti te çiftet shqptare, mjekja: Mosha që kërkojnë fëmijë 30-35 vjeçe

21 Nëntor 2022, 20:11Sociale TEMA

Rritet infertiliteti te çiftet shqptare, mjekja: Mosha që

Situata ekonomike, emigracioni dhe fertiliteti janë disa prej faktorëve që ndikojnë në rënien e lindshmërive.

“E rëndësishme për ne si mjekë është që mos të ndodhi një ulje e numrit të lindjeve për shkak të mungesës së informacionit, që mos të ndodhi një ulje e numrit të lindjeve për shkak të mungesës së aksesit tek mjekët që ndihmojnë për ta rritur një shtatzëni, që mos të ndodhi një ulje e numrit të lindjeve për shkak të mungesës së shërbimeve”, thotë Otilja Dekovi, mjeke gjinekologe.

Një në 8 çifte përjeton vështirësi në arritjen e shtatzënisë dhe sipas studimeve kjo shifër është në rritje. Qeveria duhet t’i kushtojë vëmendjen kësaj kategorie përmes mbështetjes financiare në mënyrë që të rritet numri i lindshmërive.

“Në vendin tonë kemi parë një rritje të infertilitetit me shifra më të larta se në vendet e tjera, sigurisht për këtë duhen studime të mirëfillta për shkak të faktorit mashkull. Është shumë e rëndësishme ndërhyrja e shtetit për të mbështetur ata njerëz që nuk i kanë mundësitë financiare për të përballuar procedura të kushtueshme siç janë metodat e riprodhimit të asistuar për t’i ndihmuar përmes paketave të caktuara”, shpjegon mjekja.

Lindja e fëmijëve vitet e fundit po vjen në një moshë gjithnjë e më të madhe për femrat.

“Trendi për të kërkuar një shtatzëni varion nga mosha 30-35 vjeç, kjo është mosha mesatare, ndërkohë më përpara kanë qenë mosha më të reja ku kërkonin një shtatzëni”, thotë Dekovi.

Sipas INSTAT  lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 ishin 6.172, duke shënuar një rënie me 19,6%, krahasuar me tremujorin e tretë 2021.

1 Komente

  1. S
    Sara

    kjo duhet te jete mjeke shume e shqyer vete...

    Lini një Përgjigje