“Një portë dixhitale mbi jetën profesionale”, Linda Rama prezanton platformën e saj online

22 Nëntor 2022, 16:32Sociale TEMA

“Një portë dixhitale mbi jetën profesionale”, Linda

“Një dritare për këdo që ka kërshërinë për të kuptuar me çfarë merrem unë si profesioniste dhe kush jam unë si qytetare e angazhuar”.

Me këto fjalë, përmes një videomesazhi, bashkëshortja e kryeministrit Rama ka prezantuar platformën e saj online të komunikimit, websajtin linda.al, që siç thotë vetë ajo, është hapja e një porte të botës dixhitale mbi jetën e saj profesionale dhe qytetare.

“Linda.al nuk është një akt pendese për mosqënien në rrjetet sociale por hapja e një porte të botës dixhitale mbi jetën time profesionale dhe qytetare.

Është një portë për çdo kureshtar që mund të ketë interes për çfarë trajtohet në rreth 50 publikime, të botuara ndër vite si autore, bashkëautore, kontribuese apo për mendimet e dhëna në daljet e mia jo të shpeshta publike.

Në një farë mënyre, Linda.al është edhe një moment modestisht ceremonial për mua...”, thotë në video Linda Rama.

Linda Rama ka shpërndarë videomesazhin e saj në twitter, ku edhe shkruan: Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetare e angazhuar?

Ftoj të gjithë ata që janë të interesuar ta dinë, të klikojnë në linda.al. Por përpara se të klikoni, në këtë moment të një celebrimi modest për mua, një mesazh mirëseardhjeje mund të gjendet në https://youtu.be/rEl9zcXyOJ4

10 Komente

  1. L
    L2

    E pse u dashka ne komuniku me kte? Sjellje prej sundimtaresh. Na hapen barkun

    1. !
      !!!

      Kush po te detyron?!

      1. ?
        ???

        Kete çfare e ben te besoje qe paska njerez qe duan te komunikojne me të! Kjo esht ceshtja.

        1. L
          Lilo

          Se cfare beson ajo, une apo ju, nuk eshte hiq ceshtje, por e drejta e secilit prej nesh!

          1. I
            IC

            Dakord me L2. Çeshtja esht qe edhe kjo e "kuptoi" qe shqiptaret nuk jetojn dot pa te. E kapi nivelin. Ju shtua tufës se parise qe na "ndihmojne" te marrim fryme derisa arriti te besoje qe ky ishte monenti qe duhet te na jepte nje mundesi qe te komunikojme me te. Kapeshi duket se i qenka mirenjohes qe zonja i dha mundesine qe te ndjehet me gjalle sesa me pare. Urime Kapesh dhe Lilo T'ju rroje

    2. V
      Vito i Orneles se Varuzhanit

      Liri Berisha fiks. Tani pritet ndonje ndeshje bamiresie e Juves ne Tirane me Partizanin e Olsit.

      1. K
        Kapeshi

        Modeli i gruas te mire. E thjeshte, e edukuar dhe profesioniste. Respekte.Edi Rama nuk do ishte kaq i suksesshem po te mos ishte martuar me kete grua.

        1. D
          Deklarimi

          Ju qe nuk e dinit kush ka qene Linda Basha, perpara se te martohej? Ka qene nje ekonomiste e zonja, qe ka punuar ne nje nga organizatat OJF, dhe ka arritur cdo gje me shpatulla e saj. Prandaj hyni lexojeni qofte për kurriozitet web site e saj, pastaj shake apo akuzojne. Keni ne shtepi motra, gra apo nena keshtu i shani dhe ato??? Turp.

          1. S
            Sara

            Une sa u regjistrova te platforma e zonjes, mezi pres te behem fanse edhe te profili i saj ne OnlyFans

          2. D
            Dora

            Pfffff ...... e neveritshme.

            Lini një Përgjigje