Përmbytjet, Peleshi: Situata normale, bashkëpunim me çdo bashki

22 Nëntor 2022, 12:51Sociale TEMA

Përmbytjet, Peleshi: Situata normale, bashkëpunim me çdo bashki

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një dalje për mediet lidhur me situatën meteorologjike në vend bëri me dije se po monitorohet pa ndërprerë situata në të gjitha qarqet e e vendit.

Ai theksoi se situata është normale dhe në monitorim.

"Reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës së mbuluar me ujë në Shkodër. Aktualisht janë vetëm 26 familje të evakuuara. Në Lezhë ka pasur përmirësim të ndjeshëm dhe ka prani uji vetëm në 4 banesa në 24 që ishin dje.

Rrugët në rajonin e veriut janë të kalueshme, me përjashtim të disa segmenteve. Nuk ka pasur probleme për sa i përket lëvizjeve në akset jugore dhe qendrore. Po punohet dhe po bëhet një kontroll i urave. Ka rënie të ndjeshëm niveli i lumit Drin dhe Bunës.

Në këtë situatë vihet re një rritje e përgjegjshmërisë dhe nivelit të bashkëpunimit me njësitë e pushteti vendor.  Përgjigjja ka qenë e shpejtë dhe ka pasur bashkëpunim të mirë me të gjitha bashkitë pa përjashtim, theksoi ministri.

Të gjitha bashkitë kanë patur dhe kanë në dispozicion fondin e emergjencave prej 10 mln euro, i ndarë në proporcion me buxhetet e bashkive. Fond i cili është parashikuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm", deklaroi Peleshi. 

Lini një Përgjigje