Alibeaj i kërkon Ramës të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Lezhë e Durrës

22 Nëntor 2022, 12:03Sociale TEMA

Alibeaj i kërkon Ramës të shpallë gjendjen e

Një grup i deputetëve të Partisë Demokratike të kryesuar nga Enkeled Alibeaj kanë këkruar sot shpalljen e gjendjes së fatëkeqësisë natyrore në tre qarqe, Shkodër, Lezhë e Durrës. Në kërkesën drejtuar kryeministrit Edi Rama, kanë firmosur disa deputetë, përfaqësues të PD-së në këto qarqe.

'Me disa firma të mbledhura të deputetëve Agron Gjekmarkaj, Merita Bakiu, Andja Ulliri, Elidon Bushati, Ramadan Likaj, Ferndinant Xhaferraj, Lindita Metaliaj, Greta Bardheli, përfaqësues të tre qarqeve të goditura më fort nga një fatkeqësi natyrrore, kanë iniciuar një kërkesë drejtuar kryeministrit Edi Rama me të cilën kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore rajonale në këto tre qarqe. Situata e reshjeve ka shkaktuar problematika të rënda në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Durrësit si pasojë e përmbytjeve.

Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahcallëkut në Shkodër. Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, sic ishte rasti i tragjik i humbjes së jetës së dy qytetarëve, babë e bir, në Malësinë e Madhe.

Nisur nga ky bilanc tragjik për shëndetin, jetën, pronat dhe pasuritë e qytetarëve të këtyre zonave, ne vlerësojmë se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore', tha Alibeaj.

 

3 Komente

  1. H
    Himarioti

    Doli ky orangotangu i PD-së, Ali Beu. Pfui, rracë e keqe, antishqiptar.

    1. A
      Agron

      Ja hodhen dhe keta nje gure ne lume

      1. P
        Poseidon

        PO NIPI I KRIMINELIT SIKUR E KA NXJERE PUSETA E SALEH KUFOMES. .NGA MUTI I TEPERT.

        Lini një Përgjigje